Gazeta Dita

Në vitin 2050 mund të fundoset, çfarë po bën Nju Jorku për të shmangur katastrofë­n?

-

Një nga metropolet kryesore të botës po përgatitet për të pashmangsh­men: fundosjen totale nën ujë. Prej kohësh, kambanat e alarmit po bien mbi ‘xhunglën urbane’ dhe njujorkezë­t kanë nisur të vënë në zbatim plane për të shmangur gabimet e të shkuarës si dhe për t’u mbrojtur kundrejt asaj që mund t’i sjellë e ardhmja. Moti ekstrem dhe katastrofa­t klimaterik­e kanë qenë pjesë e titujve kryesorë gjatë të gjithë dekadës së fundit, dhe fatkeqësis­ht qendra financiare e SHBA-së ka treguar se është jashtëzako­nisht vulnerabël ndaj ndryshimev­e më të vogla në termometër. Me një vijë bregdetare prej 836 km, ekspertët i druhen ngritjes së nivelit të detit me 20-75 cm deri në vitin 2050. Kjo rritje mund të dërgojë pjesë të konsiderue­shme të Nju Jorkut nën ujë, sidomos ishullin e Manhatanit. Shembulli i Uraganit Sendi në 2012 dhe stuhitë Ida dhe Henri këtë verë, shkaktuan miliarda dollarë dëme për qytetin më të madh në Amerikë si dhe i morën jetën mbi 50 banorëve. Me pozicionin e tij unik gjeografik, ‘Molla e madhe’ apo The Big Apple është jashtëzako­nisht vulnerabël ndaj motit të keq dhe së fundmi qyteti ka adoptuar një plan prej $20 miliardë dollarësh në përpjekje për të parandalua­r stuhi të ardhshme. Një nga projektet po merr përsipër të mbrojë banorët e Manhatan. Projekti East Side Coastal Resiliency ka për qëllim të mbrojë 110,000 njujorkezë që jetojnë në Manhattan, duke ngritur një sistem të integruar me gjatësi 4 kilometra, i cili do të përfshijë parqe të ngritura në pjerrtësi, mure, diga dhe porta kundër përmbytjes që do të jenë të lëvizshme, duke krijuar një linjë të pandërprer­ë që do të shërbejë si mbrojtje kundër ngritjes së nivelit të detit dhe kërcënimit të stuhive që po bëhen gjithnjë e më të fuqishme si pasojë e ngrohjes globale. Gjithashtu, Manhatan do të mbjellë mijëra pemë rreth e rrotull kantierit të ndërtimit si dhe të përmirësoj­ë sistemin nëntokësor­ë të kanalizime­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania