Gazeta Dita

Vrau fqinjin për hakmarrje pse e dhunoi, i dënuari 76-vjeçar vdes nga COVID-19, një ditë para seancës për uljen e dënimit

-

i burgosuri për vrasje, që ndërroi jetë nga Covid-19 në burg një ditë më parë, priste uljen e dënimit të mbetur nga gjykata. andrea Berberi, 76-vjeçari, nga durrësi, kishte kërkuar uljen e dënimit të mbetur pa vuajtur dhe më 18 janar ishte caktuar dita e shqyrtimit të kërkesës së tij.

Berberi ka ndërruar jetë, po pavarësish­t kësaj rrethane gjyqtarja Besiana Gërxanaj ka vendosur të pushojë çështjen, për moskompete­ncë territoria­le, pasi kërkuesi e vuante dënimin në iEVP Rrogozhinë, ku ishte transferua­r, ndaj kërkesa për uljen e dënimit duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Kavajës. 76-vjeçari vuante në Burgun e Peqinit dënimin e marrë 10 vjet më parë, kur u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të një 42-vjeçari, fqinj i tij. Krimi me motiv hakmarrjen ndodhi më 21 nëntor të vitit 2011, në Spitallë të durrësit.

Berberi qëlloi me breshëri plumbash, duke zbrazur dy karikatorë me fishekë mbi 42-vjeçarin Luan Puja. disa muaj para vrasjes, në mars të atij viti, Berberi ishte dhunuar me grushte dhe levë hekuri nga viktima për një konflikt banal mes tyre.

E klasifikua­r si plagosje e lehtë çështja pati përfunduar në gjykatë, po më 9 nëntor 2011, 12 ditë para vrasjes, Gjykata e durrësit kishte vendosur të pezullonte dënimin me burg të Pujës dhe ta linte atë në periudhë prove për 18 muaj. Berberi i pakënaqur vendosi të bënte vetëgjyqës­i.

Më 18 shtator 2012, Gjykata e durrësit e shpalli fajtor dhe e dënon me 25 vjet burgim dhe 500 mijë lekë gjobë. teksa vuante dënimin me burg, Berberi nuk kishte reshtur së kërkuari ulje të dënimit. Më 18 nëntor të 2019, Berberi kishte përfituar një ulje dënimi prej 90 ditësh dhe pas kësaj kishte kërkuar sërish ulje dënimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania