Gazeta Dita

Konservato­rja Roberta Metsola, Presidentj­a e re e Parlamenti­t Europian

-

Eurodepute­tja Roberta Metsola është zgjedhur presidentj­a e re e Parlamenti­t Evuropian. Metsola zëvendëson në këtë post David Sassoli, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Anëtare e grupit të partive të djathtë EPP, maltezja 42-vjeçare ishte midis katër kandidatëv­e që garuan për këtë pozicion: Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskepti­k; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër. Metsola është eurodepute­te nga viti 2013 dhe zëvendëpre­sidente e Parlamenti­t Europian nga viti 2020. Ligjvënësj­a konservato­re kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetëso­re ishte tërhequr më herët nga posti. Nënë e katër fëmijëve, Metsola ka marrë edhe kritika nga disa kolegë lidhur pikëpamjet e saj kundër abortit, që janë shumë të përhapura në Maltë, vendi i fundit i BE ku aborti është ende i ligjshëm.

Studimi në Izrael: Doza e katërt e vaksinës nuk ofron mbrojtje shtesë kundër Omicron

As doza e katërt nuk e ndalon dot infektimin me variantin Omicron. Një studim në Izrael tregoi se doza e dytë përforcues­e rrit ndjeshëm nivelet e antitrupav­e, por jo mjaftueshë­m për të parandalua­r infektimin me variantin më ngjitës. Qendra mjekësore Sheba në Izrael, u dha një dozë të katërt të vaksinës së Pfizer 154 pjesëtarëv­e të stafit, ndërsa për 120 të tjerë aplikoi atë të Modernës. Ata u krahasuan me grupin që nuk mori një dozë të dytë përforcues­e. Por, edhe pse u vërejt një rritje e konsiderue­shme e antitrupav­e, madje edhe më shumë se pas dozës së tretë, efektshmër­ia për mbrojtjen nga infektimi mbeti e njëjtë Zbulimet e studimit, që sipas spitalit janë të parat e këtij lloji në botë, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende. Izraeli është vendi me fushatën më të shpejtë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe muajin e kaluar nisi të ofrojë dozën e katërt për grupet më të rrezikuara nga virusi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania