Gazeta Dita

Turizmi vuan nga personat e patrajnuar, çmime të larta dhe shërbim të dobët

- Entela Resuli

TURIZMI MALOR NË VENDIN TONË / Një bisedë në Dita me Aida Gjeçaj, përfaqësue­se e Veriut pranë Unionit Turistik Shqiptar. Çfarë ndodh me çmimet e larta dhe shërbimin e dobët, pse nuk ka ende një raport të drejt në këtë drejtim dhe çfarë pritet këtë vit në këtë sektor! Nëse doni të dini ku mund t’ia kaloni bukur në këtë stinë, ju sugjerojmë listën e vendeve me borë

Shqipëria, në 28 mijë kilometra katrorë i ka të gjitha, malin, detin, liqenet... Këto mund t›i arrish dhe prekësh në një kohë shumë të shkurtër. Por a po mundemi të zhvillojmë një turizëm gjithëvjet­or!? Ka shembuj shumë të mirë të agroturizm­ave që janë zhvilluar në vendin tonë dhe të bujtinave që presin dhe përcjellin turist në këtë periudhë të vitit, por këto janë shumë pak në krahasim me ç›mund të shfrytëzoh­ej në një terren si Shqipëria.

Megjithatë sot do të flasim për ato vende që mund të frekuentoh­en nga turistët që shfrytëzoj­në fundjavat për të dalë nga rutina e tyre.

Aida Gjeçaj është nga ato vajza që duket se ja ka kushtuar jetën natyrës dhe turizmit. Nëse kërkon dikë që të të sugjerojë se ku mund të shkosh për të kaluar një fundjavë të ftohtë dimri, ajo është njeriu i duhur.

Në këto periudhë Gjeçaj është fokusuar te turet alpine e jo vetëm. Është emëruar gjithashtu, përfaqësue­se e veriut pranë Unionit Turistik Shqiptar, shoqata me drejtues Rrahman Kasën.

Sot e kemi ftuar në Dita për të folur mbi turizmin malor dhe për të na bërë një guidë se ku mund ta prekim dëborën dhe ku mund të shijohen këto ditë të “bardha” në vendin tonë, por edhe rajon. -Aida, përpara se të vijmë te sugjerimet për fundjavat me borë, a mund të flasim për një turizëm gjithëvjet­or në Shqipëri, apo ende nuk e kemi arritur këtë standard?

Shqipëria është vendi ideal dhe i plotësojmë të gjitha kushtet natyrore për një turizëm gjithëvjet­or. Na mungon akoma infrastruk­tura, por le të themi që jemi në rrugë të mbarë; që do të thotë që nëse bëhen rrugët sikurse ajo e Thethit, atëherë edhe strukturat do të shtohen apo përmirësoh­en. Thethi aktualisht që rruga u bë, dhe me pak “përpjekje” nga ana e Bashkisë Shkodër mund të mbahet e hapur, ka vetëm disa bujtina që mund të numërohen me gishtat e dorës që mund të presin turistë. Kjo pasi bujtinat duhet të kenë sistem ngrohje dhe me turizmin sezonal ato nuk i kishin një investim të tillë. Por kjo do të ndryshoj shumë shpejt e besoj fort që nga viti ardhshëm do të kemi shumë më tepër bujtina me kushtet dhe standardet e nevojshme për turizëm dimërore në Theth. Kjo do e zgjasë sezonin edhe me 3 muaj të tjerë. Gjë që Valbona e Vermoshi e kanë e mirëpresin turistë dimërverë. Kosova matanë kufirit është shumë më tepër e organizuar ne këtë aspekt, të turizmit dimëror, dhe duhet marrë si shembull si nga mbajtja e rrugëve hapur e deri tek strukturat akomoduese, por edhe aktivitete­t shoqëruese. Përveçse në Pukë që ka një resort me ski dhe aktivitet sportive dimërore në pjesën tjetër të alpeve aktivitete­t përreth janë shumë të varfra përveç argëtimit në borë.

Sipas sugjerimit tim modest të paktën çdo bujtinë duhet të ofrojë ‘snowshoes’ rrathë bore për ecje apo ngjitje modeste në borë për më të apasionuar­it. Në luginat tona mungojnë akoma totalisht nga një dyqan që

jep pajisje ngjitje malore ne borë ose jo. -Kemi disa destinacio­ne, që me një vëzhgim të thjesht mbeten gjithmonë të pëlqyera, si për shembull Korça. Çfarë ofron ndryshe ky qytet që njerëzit e frekuentoj­në?

Korça është unike; është vërtet ‘Little Paris-i’ ynë, e kjo për atë shembull mikpritje, ngrohtësie, atmosfere qe krijohet në çdo ambient ndërkohë që je në Korçë apo rrethina (Voskopojë). Shërbimi, buzëqeshja dhe serenatat, muzika karakteris­tike që e gjen ‘live’ ngado nëpër restorante sidomos gjatë darkës. Kjo përtej faktit që ka një turizëm gjithëpërf­shirës, që nga ai kulturor e deri tek sportet e dimrit, me një turizëm gjithëvjet­or. -Shpesh, njerëzit ankohen për çmime të larta dhe shërbim të ulët, sidomos në këto vende ku ka fluks, e vëreni edhe ju këtë gjë?

Po, kjo është vënë re por siç thuhet në ekonomi çmimin e rregullon tregu. Për sa kohë kanë klientë ata le të vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta por ky çmim duhet patjetër të shoqërohet me shërbimin e duhur, dhe në këtë rast nuk duhen justifikim­e që s’ka punëtor. Vërtet sektori ynë i shërbimit dhe akomodimit e ka vuajtur këtë fakt shumë këtë vit por çmimi, standardi dhe shërbimi duhet t’ju qëndroje pritshmëri­ve të klientit ndryshe penalizohe­sh në review dhe imazh. -A kemi filluar te kemi një kulturë shërbimi apo jemi ende në “tranzicion” edhe në këtë pjesë?

Ende në tranzicion. Për sa kohë nuk mund të kesh një staf gjithëvjet­or, që ta kesh fiks dhe ta trajnosh, t’i japësh rrogën që meriton që mos të të iki etj etj... vazhdojmë të mbetemi në tranzicion. Persona të trajnuar në Shqipëri ka aq pak sa nuk i plotësojnë nevojat e sektorit; të rinjtë që duan të ikin jashtë, pandemia dhe turizmi sezonal janë faktorët që ndikojnë në pamundësin­ë tonë të një stafi permanent. Ne e dimë tashmë që pandemia bëri që edhe hotelet e Tiranës të shkurtonin staf të trajnuar e prej vitesh për shkak të vështirësi­ve ekonomike për t’i mbajtur ata me rrogë kur punë s’kishte për më se një vit. -Cili është identikiti i turistit shqiptar në syrin tuaj, pasi shpesh duket sikur shkojnë diku vetëm për të shijuar një drekë apo darkë, foto dhe kaq, kontaktin me natyrën, ecjen, e kanë ende të vështirë dhe duken të bezdisur nga kjo pjesë, mendoni edhe ju kështu?

Fatkeqësis­ht po. Nuk duan ecje me të

Kosova matanë kufirit është shumë më tepër e organizuar ne këtë aspekt, të turizmit dimëror, dhe duhet marrë si shembull si nga mbajtja e rrugëve hapur e deri tek strukturat akomoduese, por edhe aktivitete­t shoqëruese. Përveçse në Pukë që ka një resort me ski dhe aktivitet sportive dimërore në pjesën tjetër të alpeve aktivitete­t përreth janë shumë të varfra përveç argëtimit në borë.

gjata se një ore vajtje-ardhje ne maksimumin e rastit. Të rralla janë ato grupe qe janë të gatshme për ngjitje apo kalime malore. Edhe kontakti me natyrën në perceptimi­n tim është shumë sipërfaqës­or; ai kontakti me natyrën sa për foto, apo fakti që në një vend në mes të natyrës si në Lumin e Shalës duan atë muzikën e lartë si një club e jo të relaksohen e shkrihen me natyrën duke bërë një detox nga jeta e vrullshme e qytetit.

-Aida, jemi përpara disa ditëve të ftohta që mund të na e mbulojnë vendin me borë. Për t’i ardhur në ndihmë atyre që duan ta shijojnë këtë periudhë, a mund të na përmendini disa nga desitianci­onet që mund të frekuentoh­en në këtë kohë?

Tani, përveç Korçës që të gjithë e dinë dhe do jetë e mbipopullu­ar, do rekomandoj­a fort Pukën, meqë i ka pak a shumë të gjitha, edhe skitë. Boga, Razma, Thethi, Valbona, Vermoshi me Lepushën, të gjitha janë të hapura edhe pse në kapacitet të ulët nga ana e akomodimit. Këto vende pasi vetëm në këto lartësi ka borë apo jo...

- A mund të na sugjeroni edhe për rajonin, dmth Kosovën apo Malin e Zi, ku mund të shkohet?

Unë jam sërish për t’i kthyer reston vëllezërve tanë të Kosovës duke vizituar destinacio­net e Pejës, Bogë e Rugove, pastaj

Brezovica, ngjitje në malin Sharrit për me të apasionuar­it.

Në Malin e Zi, Kolashini mbahet nga turistët shqiptarë dhe për këtë janë koshient dhe këtë e tregoi edhe mbyllja gjatë kohës së pandemisë.

-Çfarë duhet të kenë parasysh ata që kërkojnë këto distinacio­ne në këtë kohë, çfarë duhet të keni gjithmonë më vete?

Sigurisht që zinxhirët! Rrobat e përshtatsh­me brenda mundësive. Ilaçe për ndonjë të ftohur të rastit dhe pajisjet e duhura nëse kanë ndërmend të ngjiten në mal.

-Aida meqë po flasim për terrenet malore dhe desitinaci­onet dimërore, një njohës shumë i mirë i tyre ishte Ndoc Mulaj, i cili humbi jetën tragjikish­t disa

ditë më parë, si e njihnit ju atë dhe çfarë do të thotë kjo humbje për të gjithë?

Humbja e Ndoc Mulaj është një humbje, jo vetëm e familjes dhe miqve, por për të gjithë sektorin pasi ai ishte si një encikloped­i, arkiv e dijeve dhe fotove të alpeve, majave dhe shpellave; një mentor, super guide malore edhe pse ai thoshte që nuk jam guide. Unë e kam krahasuar humbjen e tij sikurse sot po humbim artizanet/mjeshtrat në moshe dhe bashke me ta edhe dija e gjithanshm­e për atë zanatë. Ne kemi plot çuna të rinjë që janë guida malore nëpër krejt alpet e jo vetëm shqiptare por që e kërkonin Ndocin për çdo gjë të re, për çdo konsultim, markim, hapje shtigjesh të reja.

Për mua ishte pak më tepër se ai eksperti malor dhe guida i ndonjë prej udhëtimeve të mija që na i ka bërë të paharruara me shpjegimet e tij të detajuara për çdo gjë, bime, gurë, dru, majë etj. Ai ishte një mik shpije si i themi ne në veri, një dajë nga ana e nanës. Bisedat e këshillat me të shkonin përtej biznesit, turizmit. Nuk do ja harroj kurrë dhe kjo do i shërbej si thesar në parajse, qëndrimin e tij afër në një nga momentet kur unë kisha më tepër nevojë.

Ne do ecim gjithnjë në gjurmët e tij e ato këshilla që na i jepte do i konsideroj­më si një amanet të tij për ti realizuar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania