Gazeta Dita

Zgjedhjet e pjesshme lokale, gara mes Bashës dhe Berishës dhe aleatët në mes

-

Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po futet një tjetër faktor po aq i rëndësishë­m për nga vetë specifika e zgjedhjeve të pjesshme lokale, aleatët.

Ata të cilët Lulzim Basha nuk i ka telefonuar qysh prej 25 Prillit, (disa prej tyre të qejfmbetur­e edhe para zgjedhjeve parlamenta­re), po miklohen së fundmi nga të dyja kahet.

Në këtë drejtim ka ecur me shpejtësi Sali Berisha i cili ditët e fundit ka intensifik­uar kontaktet me partitë aleate në zyrën e tij të punës.

E konfirmoi një prej tyre, Agron Duka, i cili tha se po mendohet për ftesën duke mos përjashtua­r mundësinë e një koalicioni me një pjesë të PD-së, ndërsa Pollo e tha shkoqur se po bisedohet konkretish­t për logon dhe siglën.

“...Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshj­es pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshj­e do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicioni­t dhe detaje të tjera që janë teknike. Po të ishin zgjedhje për këshillat bashkiakë nuk do kishim ndonjë debat në këtë studio. Ne kemi një zgjedhje që është mazhoritar­e dhe që edhe 5 vota po të heqin rrezikon mandatin e kryetarit të bashkisë...”, tha Pollo

Që do të thotë se varianti më i mundshëm i kandidatëv­e nga Komisioni i Rithemelim­it është se do të dalin në fletën e votimit nën siglën e një koalicioni, një zgjidhje kjo edhe për tu përfshire dhe numëruar në fund të fundit nga komisioner­ët, që përfaqësoj­në me parti në Kuvend si LSI.

Në anën tjetër, Basha ka mbetur pas me këtë skeme, por Jorida Tabaku përmendi për herë të parë të enjten edhe aleatët dhe rolin e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale.

E pyetur nga media se çfarë po bëhet me garën për kandidatët që do të garojnë për drejtimin e gjashtë bashkive, Tabaku u përgjigj: “Kandidatët do shpallen shumë shpejt e brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzako­nshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicioni­t opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania