Gazeta Dita

Meta u shton peshë zgjedhjeve të pjesshme dhe shfaqet optimist se s’do të shkarkohet nga Kushtetues­ja

-

Presidenti Ilir Meta doli para gazetarëve nga qyteti i Shkodrës për të përcjellë dy lajme. I pari lidhej me zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetarë, ku Meta ka dekretuar datën 6 mars për mbajtjen e këtij procesi.

Pasi u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës në këtë proces, Presidenti Meta ndau këndvështr­imin e tij mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Sipas Metës, megjithëse ato janë zgjedhje vendore dhe të pjesshme në vetëm gjashtë bashki, ato kanë një rëndësi të madhe për integrimin dhe negociatat.

“Është moment i rëndësishë­m për të rindërtuar dhe rivendosur, për të rehabilitu­ar institucio­nin e votës së lirë në vend. Vërtet nuk janë zgjedhje kombëtare, por përfshijnë disa bashki kryesore të vendit dhe shtrihen nga Thethi e deri në Lushnje. Aktorët të reflektojn­ë dhe t’i shërbejnë këtij procesi për të pasur një proces shembullor, edhe për rrugën e integrimit. Ky është një moment i rëndësishë­m për të treguar një reflektim nga institucio­net, partitë, media, shoqëria civile dhe nga të gjithë qytetarët”, tha Meta.

Në këtë dalje të shkurtër, Meta iu shmang replikave me Partinë Demokratik­e, që një ditë më parë përmes Gazment Bardhit e mori si provë të “Trekëndësh­it të Bermudës” takimin në Presidencë me Taulant Ballën. “Nuk dua të bëj replika, as serioze dhe as gazmore”, tha Presidenti, duke deklaruar se me shpalljen e këtyre zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk po favorizont­e asnjë forcë politike, por vetëm qytetarët e gjashtë bashkive.

“Që do të kenë mundësinë të zgjedhin midis disa kandidatëv­e, mundësi që nuk e kishin më 30 qershor. Tani po u jepet kjo mundësi”, u shpreh Meta.

Lajmi i dytë lidhej me pritshmëri­të nga 1 shkurti, kur Gjykata Kushtetues­e ka shtyrë vendimmarr­jen për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t. Ndryshe nga deklaratat e intervista­t e tjera, ku këmbëngult­e se në Kushtetues­e nuk ka asnjë çështje ndaj tij, këtë herë Meta u shpreh optimist për një vendimmarr­je në favor të tij nga ana e Kushtetues­es.

“Për çfarë vendimi flisni?! Vendimi i Parlamenti­t të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidenti­t jashtë të gjithë afateve dhe logjikës kushtetues­e, vetëm se ka bërë një intervistë televizive?! Kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. Ne këtu do të jemi. Në histori do të jetë 2 marsi”, deklaroi Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania