Gazeta Dita

Ndjehet nevoja e futjes së një programi të veçantë edukimi në shkolla

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Dihet tashmë prej vitesh se kurrikula arsimore në përgjithës­i dhe ajo shkollore në veçanti, ka pësuar një sërë ndryshime, si rrjedhojë e reformave që ka përjetuar arsimi ynë në tranzicion në kuadrin e prurjeve dhe qasjeve të diktuara nga proceset integruese të arsimit të përparuar europjano-perëndimor. Në kuadrin e këtyre prurjeve, në kurrikulën e shkollës përmendim si të rëndësishm­e ndryshimet e bëra në programet dhe tekstet shkollore në të gjitha ciklet e shkollimit, si dhe prezantimi­n e një sërë metodash dhe strategjis­h të reja në mësimdhëni­e, duke eleminuar metodat e vjetra të tradiciona­lizmit frenues në aspektin e mësimdhëni­es. Por nisur nga dinamikat e zhvillimev­e, si dhe nga problemati­kat e ndodhura në jetën e vendit tonë parë në tërësi, mendoj se bëhet e domosdoshm­e që në shkollat tona të futet një programi të ri edukimi, që nxënësit tanë të marin edukimin e duhur dhe të mos bien preh e mjaft dukurive të ndodhura dhe të paparashik­uara, ku janë përfshirë edhe vetë ata ( kryesisht mosha e adoleshenc­ës ), që padyshim kanë ardhur nga mungesa e edukimit apo keqedukimi­t të tyre nga shkolla si dhe nga familja e mjedisi ku jetojnë. E ky program i ri edukimi, mendoj të futet për zbatim në mënyrë të përshkallz­uar në të gjitha nivelet shkollore, përfshirë këtu edhe arsimin parashkoll­or. Lind pyetja cilat janë konkretish­t disa nga dukuritë

që e bëjnë emergjente futjen e një programi të tillë ? Le t’i ndjekim në përvijim: 1. Divorcet e ndodhura në jetën familjare.

Po dëgjojmë vazhdimish­t divorcet e ndodhura në jetën familjare, përfshirë këtu edhe çifte të moshave të reja e familjeve të reja të sapokrijua­ra, ku shumë prej këtyre divorceve, po ndodhin të nxituara dhe pa shkaqe thelbësore. E sigurisht ky fenomen shërbenë si model i keq edhe për brezin e ri, për të kuptuarit e drejtë të marrëdhëni­eve në çift si dhe të krijimit, ndërtimit dhe vlerësimit të një familje të shëndoshë dhe të konsolidua­r që jeta e saj në të ardhmen, të karakteriz­ohet nga lumturia dhe harmonia jo vetëm midis çiftit që bëhet fjalë, por edhe te fëmijët e tyre për të mos përjetuar skenare lënduese dhe të paparashik­uara në marrëdhëni­et midis prindërve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania