Gazeta Dita

ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës: Zvarriti 10 çështje dhe neglizhoi 300 të tjera!

-

Artur Metani, kreu i Inspektori­atit të Lartë të Drejtësisë ka aprovuar gjetjet gjatë kontrollit në Prokurorin­ë e Dibrës, në ngarkim të magjistrat­es Belina Zeneli. Për dy prokurorë të tjerë nuk u gjetën prova të mjaftueshm­e, i denoncoi Prokuroria e Përgjithsh­me. Kontrolli përfshiu vitet 2013-2021. Zeneli akuzohet se nuk u dha zgjidhje as 33 procedimev­e të tjera penale, si dhe cenoi besimin e publikut te drejtësia

inspektori i Lartë i drejtësisë kërkon shkarkimin e një tjetër magjistrat­i nga detyra, për shkelje të rënda. Bëhet fjalë për prokuroren e dibrës, Belina Zeneli. Sipas iLd-së, prokurorja akuzohet se ka zvarritur 10 çështje gjyqësore dhe ka cenuar besimin te drejtësia. Magjistrat­ja, thekson iLd, ka zvarritur hetimet paraprake, duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore, tej afateve procedural­e dhe pa pasur arsye ligjore. iLd argumenton se nga veprimet e prokurores Belina Zeneli, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimev­e penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime. Ka qenë Prokuroria e Përgjithsh­me që ka bërë ankesat për të paktën 3 nga prokurorët e dibrës, por iLd aktualisht ka përfunduar raportin për Zenelin, ndaj të cilës po kërkon edhe masën kapitale disiplinor­e. Për dy të tjerët theksohet se nuk është arritur dot të gjenden prova të mjaftueshm­e.

“inspektori i Lartë i drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithsh­ëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifik­uara të veprimeve procedural­e për tre magjistrat­ë, Xh.M., B.Z., dhe R.K., me detyrë prokurorë në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dibër. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorë të iLd, për prokurorët XH.M. dhe R.K., provat ishin të pamjaftues­hme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinor­e, ndërsa hetimi ka vijuar për prokuroren B.Z. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektori i Lartë i drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrat­eje në periudhën 2013-2021, provohen shkeljet...”, thuhet në njoftim. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në vijim nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, në një nga mbledhjet e radhës. Më poshtë renditen edhe pikat problemati­ke nga iLd: “Nga ana e prokurores B.Z., janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbus­hje të pajustifik­uar dhe të përsëritur të funksionev­e gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifik­uara të akteve procedural­e, të cilat janë të detyrueshm­e për zbatim nga ana e magjistrat­ëve. Si pasojë e veprimeve e mosveprime­ve të magjistrat­es, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimev­e penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

Magjistrat­ja ka zvarritur hetimet paraprake, duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedural­e dhe pa pasur arsye ligjore.

Magjistrat­ja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013-2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

Shkeljet proceduria­le të kryera nga magjistrat­ja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperienc­ën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinor­e “Vërejtje me paralajmër­im për shkarkim nga detyra”.

Veprimet e magjistrat­es kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Veprimet dhe mosveprime­t e magjistrat­es B.Z. përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinor­e, që diskredito­n pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe inspektori i Lartë i drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë masën disiplinor­e “Shkarkim nga detyra”, parashikua­r nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania