Gazeta Dita

Ankimoi vendimin e KLGJ pas shkarkimit, KPA shtyn me një muaj verdiktin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

-

Kolegji i Posaçëm i apelimit shtyu për një muaj vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi vetë magjistrat­ja nuk ishte dakord me KLGJ, që e shkarkoi pas arrestimit të saj nga SPaK, gjatë superopera­cionit në Gjykatën e Krujës, në muajin shkurt të vitit të kaluar. Shkak për shtyrjen më 21 shkurt të mbledhjes, është bërë kërkesa e ish-gjyqtares së arrestuar, për t’u njohur me dokumentet që KLGj i ka vënë në dispozicio­n KPa-së, lidhur me argumentet që ka dhënë për shkarkimin përfundimt­ar dhe përjashtim­in nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.

Kjo kërkesë e gjyqtares u pranua nga trupa gjykuese, por me një kusht. asaj nuk do i vihen në dispozicio­n të gjitha dokumentet, por në përfundim të seancës do të shqyrtojë në ambientet e KPa-së të gjitha shkresat dhe do mund të marrë një kopje vetëm të atyre akteve që ajo gjykon se i nevojiten për të bërë mbrojtjen e saj.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe disa nga diskutimet e bëra gjatë seancës, ku ish-gjyqtarja renditi pretendime­t e saj. Hoxha ka kërkuar disa herë zbutjen e masës së sigurisë nga GJKKO në të dyja shkallët, por pa sukses, teksa akuzohet për korrupsion me dhënien e vendimeve dhe lirimet e parakohshm­e nga qelia, të të dënuarve për krime të rënda apo burgime të përjetshme. Bashkë me të u bënë edhe 10 arrestime të tjera, mes tyre mjekë, avokatë dhe sekretarja e gjykatës.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars 2020 dhe u la në burg nga Gjykata e apelit. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi dhe avokati aldo tabaku. Më poshtë disa nga diskutimet në seancë: Hoxha: desha të sqaroj lidhur me shkresën që ju keni përcjellë drejtorisë së Burgjeve, për të më shoqëruar në ambientet e KPa në 13 janar, 15:00 për t’u njohur me aktet e KLGJ. Po atë ditë kam pasur 2 gjykime të tjera në GJKKO, që nuk jam paraqitur se kam qenë sëmurë dhe kam autorizuar avokatin. Nga stafi i institucio­nit, nga

gardianët, më është njoftuar në 13:00, efektivish­t edhe e pamundur isha për t’u paraqitur, por duke parë shkresën dhe dokumentac­ion voluminoze, nga 11 shkurt 2021 jam e paraburgos­ur nuk kam mundësi që të njihem apo të punoj për këto akte, do doja që të më viheshin në dispozion të gjitha aktet.

Gjyqtarja: të njiheni në ambientet e Kolegjit, jo duke vënë në dispozicio­n një kopje, ekziston mundësia?

Hoxha: Edhe mund t’i shoh, po do të doja të kisha një kopje të tyre, kundrejt shpenzimev­e që mund t’i mbulojnë familjarët e mi avokati: E drejtë e saj, nuk mund të shkel, e respektoj. Gjyqtarja: KLGJ dhe iLd, sa i përket kërkesës së Hoxhës për të marrë dokumentet ....

Përfaqësue­si i KLGJ: të njihet, është e drejta e saj. Përfaqësue­si i iLd: i lëmë në vlerësim të Kolegjit. Gjyqtarja: të kategorizo­jmë një pjesë të tyre, parja fizikisht e tyre do ishte më e domosdoshm­e.

Hoxha: Mund ta bëj këtë, po patjetër, mund të qëndroj dhe të kategorizo­jë ato akte që më nevojiten.

Gjyqtarja: KPa pranon kërkesën e ankueses për të vënë një dispozicio­n një kopje e akteve në fashikun e përcjellë nga KLGJ dhe të administru­ar në KPa, në prani të sekretaris­ë gjyqësore dhe do të dokumentoh­et nëpërmjet një procesverb­ale, për t’iu garantuar e drejta e mbrojtjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania