Gazeta Dita

Vdekja e 3-vjeçares në spital, mjeku nën hetim për neglizhenc­ë në trajtim

-

Policia e Elbasanit dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për neglizhenc­ë në trajtimin shëndetëso­r ndaj mjekut të turnit, për vdekjen e vajzës 3-vjeçare dy ditë më parë në spital. Edhe pse familjarët nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhenc­ë të mjekëve, por kërkuan sqarimin për shkaqet, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën. Gentian alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal, e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjekë roje dhe sipas uniformave blu, dyshohet se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Mjeku vetë është shprehur gjatë verifikime­ve paraprake se ka kryer çdo veprim sipas protokolli­t mjekësor dhe nuk ka pasur mjekim të pakujdessh­ëm. Hetimi ndaj tij do bëhet në gjendje të lirë. Burime policore bënë me dije se 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “neglizhenc­a në trajtimin mjekësor”.

“Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Elbasan, u procedua penalisht për veprën penale “neglizhenc­a në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. a., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhenc­ës në trajtimin mjekësor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vajza me inicialet, a.i., ndërroi jetë të hënën 17 janar, e ndërsa në spital kishte shkuar një javë më parë, e që sipas babait të vajzës, mjeku i kishte thënë se 3-vjeçarja ishte me virozë dhe i kishte dhënë disa ilaçe.

“E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq”, tha babi i vajzës një ditë më parë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes është ftohja e rëndë, referuar edhe deklaratës së bërë më herët nga shefja e Pediatrisë në Spitalin e Elbasanit, irena Palloshi, ku tha se dyshohet se kemi të bëjmë me “Pneumonia bilaterale”, (infeksion tek të dyja mushkëritë)

dhe “Insufiçenc­e respirator­e akute”. Gjithsesi do të priten edhe rezultatet e ekspertizë­s mjeko-ligjore, verifikimi i kartelës, recetës së ilaçeve, rezultatev­e të analizave mjekësore gjatë vizitës dhe

protokolli i trajtimit që është ndjekur. Familja hodhi dyshime për procedurat e ndjekura, pasi u cilësua virozë dhe u dhanë ilaçe që në fund nuk u konkluduan me shërim, por me fatalitet.

 ?? ?? Babai i vajzës dhe spitali i Elbasanit
Babai i vajzës dhe spitali i Elbasanit
 ?? ?? Mjeku Alla, nën hetim
Mjeku Alla, nën hetim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania