Gazeta Dita

Çfarë po ndodh me Boris Johnson: A do të shkarkohet nga të vetët?

Boris Johnson po lufton për postin e tij si kryeminist­ër i Britanisë, pasi mori pjesë në festa, duke thyer rregullat anti-COVID, të vendosura nga qeveria që ai drejton

-

Boris Johnson akuzohet se ka mashtruar publikun dhe parlamenti­n në lidhje me festat me alkool që u zhvilluan në 10 downing Street, në Londër.

Jo vetëm opozita, por edhe anëtarë të partisë së tij Konservato­re po i kërkojnë që të japë dorëheqjen.

Kritika ka pasur edhe nga ish-këshilltar­i kryesor i tij, dominic Cummings, i cili tha se kryeminist­ri ishte paralajmër­uar për festën në downing Street, përpara ngjarjes. Konservato­rët tani po rikonsider­ojnë vlerat e njeriut që i ndihmoi të fitonin votën e Brexit, dhe mori një shumicë votash në zgjedhjet e fundit.

a është kjo hera e parë që Johnson shkel rregullat anti-COVid?

Në pranverën e vitit 2020, gjatë karantinës prej COVid në angli, Johnson mori pjesë në një festë “BYOB” (“sillni pijen tuaj”) në kopshtin e downing Street. Në atë kohë, qytetarët në Britani e kishin të ndaluar të dilnin nga shtëpia për shkak të kufizimeve, përveçse për të bërë pazarin, apo për stërvitje.

Ligji ndalonte mbledhjet me më shumë se dy persona në vende publike, përveç rasteve kur ishin anëtarë të së njëjtës familje, apo ishin mbledhur për arsye pune.

Rreth 30 persona mësohet se kanë marrë pjesë në festën e fundit në downing Street. Megjithatë, avokatët theksojnë se vendi nuk është një hapësirë publike. disa mbledhje të tjera janë raportuar në fund të 2020 dhe në prill të 2021 në downing Street, ku në dy prej festave ka marrë pjesë stafi i Johnson. Njëra nga festat u mbajt natën përpara funeralit të Princit Philip, në një kohë kur ndalohej grumbullim­i i njerëzve në ambiente të mbyllura.

Johnson nuk mori pjesë në këto festa, dhe më vonë, zyra e tij i kërkoi falje mbretëresh­ës, sipas BBC.

Çfarë po hetohet?

Nëpunësja e lartë civile Sue Grey po zhvillon një hetim për natyrën e përgjithsh­me të grumbullim­eve në downing Street, dhe nëse duhet të merret ndonjë “masë disiplinor­e individual­e”. Nën hetim janë edhe zyrtarë të lartë, përfshi kryeminist­rin. Johnson u ka bërë thirrje deputetëve që të presin rezultatin e hetimit të Grey, përpara se të gjykojnë sjelljen e tij. Rezultatet e hetimit të Grey pritet të dalin javën e ardhshme.

a mund të pushohet kryeminist­ri pa zgjedhje?

Ndryshe nga SHBa, Britania e Madhe nuk e zgjedh drejtpërdr­ejt kryeminist­rin e saj, kështu që, si lider i Partisë Konservato­re në pushtet, Johnson varet nga mbështetja e deputetëve të tij.

deputetët konservato­rë që vënë në pikëpyetje aftësinë e Johnson për të udhëhequr vendin mund të paraqesin letra mosbesimi ndaj tij.

Nëse 54 deputetë brenda partisë së vetë kryeminist­rit dorëzojnë letra mosbesimi ndaj tij, kjo do të çonte në votëbesim, i cili nga ana tjetër do të shkaktonte një garë lidershipi nëse kryeminist­ri humbet votat.

Vetëm një pjesë e vogël e deputetëve konservato­rë kanë deklaruar publikisht mosbesimin ndaj kryeminist­rit, por të tjerët besohet se po konsideroj­në dërgimin e letrave privatisht, sipas BBC.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania