Gazeta Dita

Luftë politike në Malin e Zi, Abazoviç kërkon mocion kundër qeverisë, kryeminist­ri e shkarkon

-

Zhvillime dramatike në politikën e Malit të Zi. Kryeminist­ri Zdravko Krivokapiç, njoftoi se ka nisur procedurat për shkarkimin e Dritan Abazoviç nga posti i zëvendëskr­yeministri­t. Një kërkesë i është dorëzuar kuvendit më 19 janar, ku propozohet që në vend të Abazovic të emërohet ministri i Financave dhe Kujdesit Social, Millojko Spajiç. Në letrën dërguar Kuvendit, Krivokapiç kërkoi që më 3 shkurt të mbahet një seancë e jashtëzako­nshme për shkarkimin e Abazoviç dhe emërimin e pasuesit te tij. Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Lëvizja Qytetare Ura e zëvendëskr­yeministri­t me origjinë shqiptare njoftoi se kishte dërguar në procedurë parlamenta­re mocionin e mosbesimit për qeverinë. Nisma është nënshkruar nga “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicioni­t aktual qeverisës si dhe nga një sërë partish opozitare, përfshirë atë të presidenti­t Milo Gjukanoviç. Pas njoftimit për nismën për mocionit të mosbesimit, ministrat e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe Jakov Millatoviç kërkuan që Abazoviç të jepte dorëheqje nga posti i zëvendësmi­nistrit. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiç e cilësoi iniciativë­n si përpjekje për grusht shteti. Më 17 janar, Lëvizja Ura dhe lidhja e qytetarë CIVIS shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Partia e Gjukanoviç­it ka thënë se do të përkrahë çdo nismë që çon në largimin e qeverisë së Krivokapiç­it. Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve. Me mbështetje­n e partisë së Gjukanoviç­it, që ka 30 deputetë në parlamenti­n malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshë­m të votave për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeminist­rit Zdravko Krivokapiç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania