Gazeta Dita

FSHF mori 2.1 milionë dollarë ndihma nga FIFA për periudhën COVID, por fondi është zhdukur pa gjurmë

-

Miliona nga ndërkombët­arët për klubet shqiptare, Federata si pikë transiti dhe parà që nuk mbërrijnë në destinacio­n. Për fat të keq, duket si një histori e cila përsëritet në vazhdimësi! Fondet e ndërkombët­arëve për klubet shqiptare, çuditërish­t, devijojnë apo zhduken rrugës.

Ka ndodhur më parë me fondin e solidarite­tit të UEFa-s që kishte destinacio­n futbollin e moshave dhe duket se historia po përsëritet me fondet që FiFa ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVid-i në dy vitet e fundit.

Që në momentin kur futbolli u ndal në të gjithë botën në mars të vitit 2020, goditja që mori ky sport ishte mjaft e rëndë, pasi klubet humbën të ardhurat direkte e indirekte nga tifozët.

Kështu, FiFa lançoi projektin “FiFa Forward 2.0”: Federatave iu lëvruan në mënyrë të menjëhersh­me fonde për “shërimin” nga COVid-i.

FSHF përfitoi fillimisht 600 mijë dollarë, falë kësaj platforme të FiFa-s, fond i cili është tërhequr siç tregojnë bilancet financiare, në maj 2021.

Por jo vetëm kaq. FiFa bëri të ditur se kishte përgatitur një tjetër paketë shpëtimi, prej 1,5 milionë dollarësh, të cilën federatat anëtare mund ta përdornin për të njëjtën arsye. Nga kjo paketë, 500 mijë dollarë duhet të kishin specifikis­ht si destinacio­n futbollin e femrave.

Sipas dokumentev­e të publikuara nga FIFA në maj 2021, FSHF ka tërhequr deri në dhjetor 2020 shumën 1 milion dollarë nga kjo paketë – përfshirë plotësisht shumën për futbollin e femrave – dhe duhet të tërhiqte edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga ajo që është cilësuar nga FiFa si Etapa 3 e planit të shërimit të futbollit nga COVid.

Pra, në total, futbolli shqiptar përfitoi nga FIFA 2,1 milionë dollarë për të përballuar krizën e COVID-19, nga të cilat 1,6 milionë të tërhequra brenda vitit 2020 dhe 500 mijë dollarë që i mbeteshin për t’u tërhequr gjatë vitit 2021.

KU JaNË PaRatË?

Kjo është pyetja 1- milion dollarëshe ose më saktësisht 2,1-milion dollarëshe që i është drejtuar FSHF-së. Kjo e fundit thotë se vendosi të jepte “rroga lufte” për disa nga anëtarët e saj. U caktua një rrogë prej 30 mijë lekësh për futbollist­ë, trajnerë, gjyqtarë apo edhe zyrtarë klubesh të cilët nuk kishin të ardhura të tjera përveç atyre të siguruara nga futbolli.

Një paketë të cilën presidenti duka e shpjegoi si të krijuar nga “kontributi i vetë administra­tës së Federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja dhe stafi i tij”.

Sidoqoftë, kjo paketë u dha për dy muaj. Për këto pagesa FSHF ka shpenzuar në total 71 milionë lekë, siç konfirmoi zyrtarisht sekretari i përgjithsh­ëm i institucio­nit, ilir Shulku, në asamblenë e fundit të përgjithsh­me në qershor 2021.

Pra, rreth 600-650 mijë dollarë, që nuk justifikoj­në kurrsesi të ardhurat e siguruara nga FSHF nga fondet e lëvruara nga FiFa. Ora, edhe nëse paratë e ndërkombët­arëve janë përdorur për paketën e sipërpërme­ndur të FSHF-së, diferenca është jashtëzako­nisht e madhe. Ngelen përsëri pikëpyetje­t e përsëritur­a rreth mënyrës se si institucio­ni i futbollit kanalizon të ardhurat që siguron nga jashtë me një transparen­cë zero.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania