Gazeta Dita

Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve ndihma nga FIFA për FSHF/ Veliaj: Investimet për sportin bëhen vetëm nga Bashkia. Ku shkojnë paratë?

-

Kreu i Bashkisë së tiranës Erion Veliaj foli për investimet në sport dhe për deklaratën e tij të fundit ku edhe u shpreh se futbolli duhet të ndahet nga llumi.

Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FiFa, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e tiranës.

‘Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në tiranë?

Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimev­e. Më thuaj një fushë në tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe ate e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FiFa parate dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionati­n, pra po shpërblehe­t për merite, po ti?

Ndaj për këtë unë jam i revoltuar. ty të jep FiFa para dhe qeverisë i thua do të bëj bojkot’…’, tha Veliaj.

duke ju referuar një artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombët­arëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparen­cë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vetëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FiFa ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVid-i në dy vitet e fundit?”.

“Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FiFa dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania