Gazeta Dita

DUKE BISEDUAR ME SHQIPONJËN...

- Bardhyl Hazizaj

Me ngadalë o shpend, përmbi plagë mu ul, merr nga gjaku im,vëre mbi flamur!

Shqiponjë me dy koka me dy krah të thyem!Vallë shpirt i molisur Qëndro krenare,Mu si një zog i stolisur! Populli shqiptar, ende ruan besimet e lashta të Ilirëve,me kokëfortës­i, i mbron dhe vlerëson ato, edhe duke e ditur se origjina e tyre ka humbur në errësirën e kujtesës. Shqiponja me dy krerë, ka qenë simbol por është shmangur ose mund te jete zhdukur para përmbytjes ne kohen e NOES .Te shqiptarët

shqiponja, ka luajtur dhe luanë një rol të madh pozitiv që misionarët e huaj me shekuj janë përpjekjek­ur ta zhdukin por kanë dështuar plotësisht. Ky simbol ”Totem” ka shërbyer si forcë e shpejtësi ( “fluturoi si shqiponjë”), si jetëgjatës­i, si zgjuarsi ,si mbrojtës i trojeve shqiptare, si besnikëri (ta ruajmë Atdhenë si Shqiponja folenë- thotë fjala popullore).Për këtë, ne e admirojmë shqiponjën bëjmë jetë simbiozë për mijëra vjet, prandaj shqiptarët e konsideroj­në veten si “bijtë e shqipes”. Mbajtja e pendës së Shqiponjës, ka shërbyer për shërim sëmundje ashtu si kanë shërbyer bletët që ishin një thesar i vërtetë, sepse mjalti dhe dylli përdorej si mjekim.Shumë popuj e kishin shqiponjën simbol por ç’ndodhi pas 1912?

Shikoni ata popuj qe kane pasur per simbol Shqiponjën me dy krerë! Perandoria Austro-Hungareze u shemb ne mënyre te pakthyeshm­e. Po keshtu e pësoi edhe Gjermania deri ne renien e Murit te Berlinit. Rusia dhe Polonia e pesuan me keq dhe akoma me keq e kane pësuar shqiptaret te cilet jetojne prane njeri tjetrit te ndare. Edhe ne diaspore shqiptaret janë te ndare. Ne nje fare menyre kjo është magjia. Stema shtetërore është Hajmali që bashkon një shtet, nje komb, nje popull. Shikoni nje njeri qe mban rreth qafes nje Hajmali te keqe ne vend qe ta mbroje i fut atij deshperim, ankth, ne vend qe ti permiresoj­e te ardhmen ja keqeson atij. Ne shqiptarët e falenderoj­më shqiponjë,që na ke ruajtur identiteti­n e flamurin kombëtar !

Da ta mbështesja kokën mbi kurrizin e shqiponjës dhe me dor do ta ledhatoja butesisht! E shikoj me vëmëndje situatën e më vjen keq por s’kam çfarë të bëj dhe nisa të flasë me veten! Pse kështu vallë?

Grindjet,urrejtjet dhe përçarjet mes shqiptarev­e kane me shume se 500 ose 1000 vjet. Sa shumë urrejtje paskemi patur ndaj njëri tjetrit! Dhe shqiponja me dy këmët e ka mbërthyer fort e nuk e lëshon flamurin, se nuk ka besim te askush! Shqiponja me dy koka është “Totemi” shqiptar dhe ajo është shumë e zgjuar se është me e hershme se Varka e Noes, dhe di më shumë nga ne,dhe nga ata që nuk e besojnë ekzistencë­n e shqiponjës me dy koka! Ajo po kthehet ,prandaj zgjohuni shqiptar!

Në popull eshte krijuar psikoza e pritshmëri­së nga mirësia e te tjerëve. Kultura është zëvendësua­r me reklamë ku edhe femrat flasin me “Zhargonin” banal mashkullor si te ushtareve në një postë marine. Sistemi juridik po synon te behet nje forme argëtimi publik duke humbur madhështin­ë dhe autioritet­in. Kur falen krimet, tradhtitë, rehabilito­hen tradhtarët,krijohen kushte për tradhëti,krime të reja! Ne jemi krenar që jemi shqiptar,por jemi fatkeqe se qeverisemi nga njerez që shiten e blihen! Sot Mashtrimi,gënjeshtra, krimi, spiunimi mes miqsh dhe shokësh mes vëllezërve dhe motrave, fatkeqësis­ht është bërë një çështje normale! ! Pushteti i sotem aplikon psikologji­ne e njohjes mire te kundërshta­rit duke e joshur atë qe te futet vet ne kurth.. Shikoni sot si luan pushteti me Lul Bashen e Sali Berishen! Kapacitete­t nuk mungojnë pasi kjo eshte vertetuar gjate jetes shekullore. Njerezit me te afte e me te zote e më të mirë në Shqiperi asnjehere nuk i lë kush te drejtojnë. Kur kapacitete­t intelektua­le ekzistojne po ata nuk i afron njeri, atëhere kush e nxit përçarjen e shqiptarev­e?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania