Gazeta Dita

Prokuroria kërkon gjysmë shekulli burg për babë e bir. motra: na rrihte me kabull elektrik!

-

Jepet pretenca për një nga krimet më makabre, e ndodhur në vitin 2012 në “Malin me gropa”. Faik dhe Shkëlzen Buci akuzohen se ekzekutuan me plumb në kokë familjaren, pse ishte larguar me një djalë që ata nuk e dëshironin. Edhe pse trupi u gjet pas krimit, zbardhja u bë vetëm pas rrëfimit të dëshmitari­t të ndaluar për një tjetër krim, në vitin 2018. Motra e viktimës, Elona: Babai e ‘lante’ mamanë në gjak çdo ditë, ndaj u detyruam të iknim nga shtëpia!

Prokuroria e tiranës dha dje pretencën për një nga ngjarjet më makabre të dekadave të fundit, duke kërkuar dënimin me gjysmë shekulli burgim në total për të pandehurit babë e bir, që për shkak të një lidhjeje dashurie kundër dëshirës së tyre, ekzekutuan dhe groposën në dajt Eglantina Bucin, respektivi­sht vajza dhe motra e të akuzuarve. Prokurori artan Lulaj kërkoi shpalljen fajtorë të të dy familjarëv­e mbi bazën e provave, kryesisht rrëfimit të të penduarit që ishte prezent gjatë krimit, teksa argumentoi se kërkon dënimin me nga 25 vite izolim për Faik dhe Shkëlzen Bucin.

Edhe më e trishtë ka qenë dëshmia e motrës së viktimës, e cila tregoi dramën dhe dhunën që Faik Buci ushtronte ndaj dy vajzave të tij dhe bashkëshor­tes. Në seancë e djeshme të zhvilluar në Gjykatën e tiranës, Elona tufa, motra e viktimës, rrëfen se si i ati i rrihte barbarisht me kabull elektrik dhe se e ëma e tyre dhunohej aq shumë, sa ishte gjithmonë ‹e larë› në gjak.

“Kam fakte që jemi rrahur me kabllo dritash nga ky person, prandaj u detyruam të iknim nga shtëpia. Me kabllo dritash pse hanin fëmijët karamele, rriheshim në mënyrë barbare. Ky babai im i ka bërë këto. Unë e kam baba. Gjithë jetën derisa kam ikur nga shtëpia. Pastaj mami ka ikur nga shtëpia se lahej në gjak çdo ditë”, tha Elona para gjyqtarëve.

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më herët. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012, ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës, por nuk ka pasur prova të mjaftueshm­e për autorët dhe identifiki­min. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishin djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t›u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitari­t kyç me inicialet M.t., i cili ka treguar se Shkëlzen Buci, vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në vitin 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes dy vite më parë, e që u finalizua me ndalimin e babë e bir.

Sipas dëshmisë së të penduarit, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjeto­nte me një djalë pa pëlqimin e familjes. dëshmitari okular ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitari­t që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t’i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu. I vëllai e qëlloi me plumb në kokë

Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhjen e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla, deri te momenti i vrasjes. Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitari­t që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t’i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu. I vëllai e qëlloi me plumb në kokë. të pandehurit kanë pretenduar se nuk janë autorë të krimit, kurse Eglantina kishte kryer vjedhje të disa milionë lekëve në banesë dhe ishte arratisur me një person problemati­k. Por dëshmitari tha se Faik Buci pas krimit dhe groposjes së kufomës, e kërcënoi me jetë nëse do tregonte për ngjarjen e ndodhur në “Malin me gropa”.

Ndaj dy familjarëv­e janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m dhe “prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Para se të jepet vendimi, do dëgjohet edhe avokati i palës së akuzuar. Shkëlzen Buci gjithashtu ka çështje tjetër penale për një atentat me pagesë katër vite më parë në tiranë, për shkak se i duheshin paratë për të vëllanë e sëmurë me kancer, por që ka vdekur më pas.

 ?? ?? Faik dhe Shkëlzen
Buci në gjykatë, vendi i krimit dhe viktima, Eglantina
Buci
Faik dhe Shkëlzen Buci në gjykatë, vendi i krimit dhe viktima, Eglantina Buci
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania