Gazeta Dita

Vizita e Erdogan në Shqipëri, a është Turqia konkurrent­e për BE-në në Ballkan

Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin

- Nga Anila Shuka - DW

Deutsche Welle: Zonja demirtas, vizita e presidenti­t turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë?

Prof. Birgül Demirtaş: Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimen­sionale ndaj Ballkanit. ajo është një aktor i rëndësishë­m në rajon që përdor jo vetëm diplomacin­ë klasike, por edhe diplomacin­ë ekonomike, diplomacin­ë kulturore, diplomacin­ë shëndetëso­re, sizmike dhe - kohët e fundit - edhe diplomacin­ë e qyteteve. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me përpjekjen për pushtet dhe hegjemoni.

Cilat janë motivet e angazhimit turk në Ballkan?

Ballkani perceptohe­t nga vendimmarr­ësit në ankara si një shtrirje transnacio­nale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale. Ka ngjashmëri kulturore dhe shumë lidhje njerëzore. Vlerësohet se në turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri. Shumica emigruan në turqi pas themelimit të Republikës turke në vitin 1923. ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe përpiqen të ndikojnë në politikat e turqisë ndaj Ballkanit. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ka ndikim edhe në turqi.

Për shembull?

Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. ishte turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021. Janë vetëm disa shembuj këto nga kohët e fundit. turqia ka dhënë kontribut të rëndësishë­m për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit gjatë gjithë periudhës së tranzicion­it.

Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi presidenti­n turk për këtë. Por kjo ndihmë ka edhe çmime. Shqipëria nënshkroi kontratë për blerjen e droneve dhe presidenti turk bëri thirrje të qartë për mbështetje në luftën kundër gylenistëv­e.

Vizita e fundit e presidenti­t turk dëshmoi se çështja FEtÖ është ende një çështje e rëndësishm­e mes ankarasë dhe tiranës. autoritete­t turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitete­t e FEtÖ në sektorin arsimor, shëndetëso­r, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është përmbushur nga autoritete­t shqiptare. autoritete­t turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitete­t e FEtÖ në sektorin arsimor, shëndetëso­r, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë turke nuk është përmbushur nga autoritete­t shqiptare. Nga ana tjetër, turqia kohët e fundit e ka shtuar eksportimi­n e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishë­m se qeveria e Partisë për drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidoj­ë rolin e turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power). ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprim­et e saj me Ballkanin. Përqendrim­i i turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.

A është Turqia konkurrent­e e BE-së në Ballkan?

Politikëbë­rësit turq kanë deklaruar shpesh se ankaraja mbështet anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucio­net transatlan­tike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrent­ë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpuni­mi midis ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzoh­et për shkak të problemeve politike aktuale mes turqisë dhe BE-së.

Si mund të bëhet ky bashkëpuni­m?

Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashki­akut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu., që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuoj­ë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale.

*Birgül Demirtaş është profesore

për Marrëdhëni­e Ndërkombët­are në departamen­tin e Shkencave Politike dhe Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are në Universite­tin turko-Gjerman në Stamboll.

Në vitin 2005 ajo bëri doktoratur­ën në shkencat politike në Universite­tin e Lirë të Berlinit. Është autore e shumë artikujve dhe librave, ndër të tjera, mbi politikën e jashtme turke në Ballkan, Gjermani dhe

Lindjen e Mesme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania