Gazeta Dita

Rënia e temperatur­ave, MAS mbyll shkollat për tre ditë!

-

“Kemi marrë një vendim të rëndësishë­m që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme. Sipas parashikim­eve meteorolog­jike, në ditët në vijim priten temperatur­a tepër të ulëta, të cilat janë temperatur­a të jashtëzako­nshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësoh­en në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpuni­m me zyrat vendore arsimore”, deklaroi dje ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë i paraprin të ftohtit, mbyll shkollat javës së ardhshme. Kundrejt rënies së ndjeshme të temperatur­ave të parashikua­ra për ditët në vijim, dikasteri i Arsimit ka marrë vendim për mbylljen e shkollave për tre ditë me radhë në nisje të javës që vjen. Ka qene vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi që ka bërë publik urdhrin për pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar dhe gjimnaze përgjatë datëve 24-26 janar. Urdhri tashmë u është komunikuar të gjitha institucio­neve të arsimit parauniver­sitar, të cilat do të marrin masat e duhura për zbatimin e tij. Ndërkohë që orët e humbura të mësimit do të zëvendësoh­en në një moment tjetër.

“Dua t’ju njoftoj se në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishë­m që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme. Sipas parashikim­eve meteorolog­jike, në ditët në vijim priten temperatur­a tepër të ulëta, të cilat janë temperatur­a të jashtëzako­nshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësoh­en në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpuni­m me zyrat vendore arsimore”, sqaroi ministrja Kushi në njoftimin e bërë nëpërmjet rrejtit social.

Sipas saj, ky vendim mund të rishikohet nëse parashikim­et nuk do të dalin të sakta dhe temperatur­at do të jenë më të pranueshme për të lejuar zhvillimin e procesit mësimor. Më tej ministrja u ka bërë thirrje prindërve që të marrin masat e duhura për fëmijët e tyre, në mënyrë që t’i kapërcejnë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit. Mungesa e ngrohjes nëpër shkolla është një problemati­kë e theksuar me të cilën përballen pjesa dërrmuese e institucio­neve të arsimit parauniver­sitar në vend prej vitesh të tëra.

Duke nisur nga dita e sotme dhe deri në fund të javës pritet që i ftohti polar të mbërthejë Shqipërinë duke sjellë temperatur­a shumë të ulta. Rënia e ndjeshme e temperatur­ave do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme, ku temperatur­at më të ulta do të jenë rreth ditës së mërkurë dhe të enjte veçanërish­t në zonat malore, teksa edhe bregdeti edhe zonat e ulta parashikoh­et të kenë temperatur­a disa gradë nën zero.

Krahas të ftohtit edhe pandemia e Covid-19 ka vënë në vështirësi procesin mësimor gjatë këtij viti. Shkak për këtë janë bërë mungesat e shumta të raportuara ditë pas dite, jo vetëm në radhët e nxënësve, por edhe të vetë mësuesve, të cilët kanë rezultuar të prekur nga koronaviru­si. Por, pavarësish­t shifrave në rritje të rasteve të raportuara gjatë dy javëve të fundit autoritete­t e shëndetit vendosën të vijonin normalisht me procesin mësimor pas pushimeve të bëra për festat e ndërrimit të viteve.

Në ligjin e arsimit parauniver­sitar për

caktohet se arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucio­net e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojn­ë arsimin bazë, mund ta përfundojn­ë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale. Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektua­le, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalit­etin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithsh­me dhe edukatën qytetare.

Ndërsa arsimi i mesëm nuk është i detyrueshë­m. Ky cikël përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga shkollat e mesme profesiona­le. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithsh­me që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatj­a e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologji­a & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatj­a e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojn­ë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore. Plani mësimor dhe programet kurrikular­e, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania