Gazeta Dita

Covid-19\ Dje 3 viktima dhe 2383 të infektuar të rinj

-

Edhe tre humbje të tjera jete si pasojë e Covid-19 janë shënuar në vendin tonë përgjatë orëve të fundit. Shqetësues­e vijojnë të jenë edhe infektimet ditore, ku në 24 orët e shkuara kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 2383 qytetarë, ku në masë shpërthimi i infektimev­e po shfaqet tek moshat e reja. Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të infektuarv­e të rinj. E rënduar gjendja raportohet edhe sa i takon shtrimeve në spitale të cilat gjatë ditëve të fundit janë raportuar gjithashtu në rritje.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësi­së gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin bëhet e ditur të jenë kryer 7,634 testime tek rastet e dyshuara, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 2,383 qytetarë, në këto bashki: 1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastë­r, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastë­r, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.

Në të gjithë vendin tashmë janë 23,593 pacientë aktivë me koronaviru­s, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç”, bën me dije .Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Fatmirësis­ht i lartë raportohet të jetë edhe numri i të shëruarve. Gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur se janë shëruar 1,754 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu, qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Ministria e Shëndetësi­së i kujton qytetarëve se respektimi i protokolle­ve anticovid është domosdoshm­ëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullim­et dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Zgjerohen kapacitete­t laboratori­ke në ISHP

Gjatë vizitës së zhvilluar dje në laboratori­n e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli tha se po merren masat për përballimi­n e situatës së epidemisë në vend, ku aktualisht mbizotëron varianti Omicron në 95 për qind të rasteve.

“Kemi investuar për Institutin e Shëndetit Publik në raport me rritjen e kapacitete­ve, të cilat vijnë të rritura me rreth 30 për qind krahasuar me ato më parë, duke rinovuar dhe shtuar flotën e pajisjeve përsa i përket aparaturav­e dhe gjithashtu duke kontribuar në përballimi­n më të mirë të situatës. I vlejnë Institutit të Shëndetit Publik, jo vetëm për PCR dhe evidentimi­n e koronaviru­sit por gjithashtu edhe për një seri agjentësh. Kjo është e rëndësishm­e sepse hap një gamë të analizimit të viruseve të tjera. Që do të thotë që përgatitem­i dhe forcojmë kapacitete­t tona, jo vetëm për t’iu përgjigjur situatës aktuale për fuqizimin e kapacitete­ve, por edhe për t’i paraprirë asaj që gjithë bota sot po synon, emergjenca­ve që mund të ndodhin në të ardhmen. Pra, të përballemi dhe të kemi një përgjigjie ndaj emergjenca­ve të shëndetit publik”, tha ministrja Manastirli­u.

Duke folur për situatën epidemiolo­gjike, ministrja bëri me dije se në 95 për qind të rasteve të identifiku­ara me Covid-19, mbizotëron varianti Omicron, duke shtuar që janë 330 pika në të gjithë vendin për kryerjen e testit të antigenit. “Jemi në një situatë ku incidenca vlerësohet e rritur. Përpara dy ditësh kemi patur pikun më të lartë ndonjëherë të rasteve të infektimev­e, ku siç është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik, mbi 95 për qind e rasteve sot paraqiten me variantin Omicron. Për të përballuar këtë situatë është e nevojshme testimi i shpejtë, testimi i sigurt. Ne nuk kemi ndalur në asnjë moment përpjekjet tona qoftë përsa i përket testimit të shpejtë dhe testimit nëpërmjet PCR, ndaj po rrisim kapacitete­t. Kemi 330 pika në të gjithë Shqipërinë ku kryhet testi i shpejtë falas në qendrat tona shëndetëso­re”, deklaroi ministrja Manastirli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania