Gazeta Dita

Raporti që rëndon ish-Papa Benediktin: U njoftua për abuzimet seksuale dhe nuk mori asnjë masë

-

ish-Papa Benedikti XVi dështoi të vepronte për katër raste të abuzimit të fëmijëve në kohën kur ishte arqipeshkv i Mynihut. të paktën në këtë përfundim arrin një hetim i autoritete­ve gjermane për Kishën Katolike. Papa Benedikti, i quajtur atëherë Josef Ratzinger, mbajti postin e arqipeshkv­it nga viti 1977 deri në 1982. ai i ka mohuar akuzat. Por një raport i ri i kryer nga një firmë ligjore gjermane e inkriminon ish-Papën. Siç shkruan BBC duke iu referuar këtij raporti, abuzimi vazhdoi gjatë mandatit të tij dhe priftërinj­të e akuzuar mbetën aktivë në rolet e kishës. Ish-papa, tani 94 vjeç, u bë udhëheqësi i parë i Kishës Katolike që dha dorëheqjen në më shumë se 600 vjet në vitin 2013. Që atëherë, ai ka bërë një jetë kryesisht të qetë në qytetin e Vatikanit dhe njihet si Papa emeritus. Raporti i ri, i porositur nga Kisha Katolike, pretendon se atij iu thanë faktet e rasteve të abuzimit të fëmijëve ndërsa vepronte si kryepeshko­p, por ai nuk ndërmori asnjë veprim. “dy nga këto raste kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionua­ra nga shteti”, tha avokati Martin Pusch teksa lexonte raportin. “Në të dyja rastet, autorët kanë mbetur aktiv nën kujdesin baritor”. Në një rast, supozohet se Papa e dinte për një prift të akuzuar për abuzim me djemtë, i cili u transferua në dioqezën e tij por vazhdoi të punonte në rolet e kujdesit baritor. ish-papa raportohet se i është përgjigjur pyetjeve të firmës ligjore, duke shprehur mbështetje­n e tij për hetimin, por mohoi çdo njohuri ose mungesë veprimi rreth akuzave për abuzim. Megjithatë, raporti përmban procesverb­ale që sugjerojnë fuqimisht se ai ishte i pranishëm në një takim në të cilin u diskutua kjo temë. Vatikani tha në një deklaratë se do të shqyrtonte detajet e raportit pasi të ishte publikuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania