Gazeta Dita

Theo Hernandez rrëfehet: Te Milani gjeta besimin, që nuk e kisha te Reali

Duke folur në mikrofonat e “The Athletic”, francezi ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e tij: “Jam rritur duke parë Paolo Maldinin. Kam një marrëdhëni­e shumë të ngushtë me të”

-

Nuk ka më shumë fjalë për të përshkruar Theo Hernandez: lojtar modern deri në palcë dhe një nga kryesorët e Europës në rolin e tij. Dhe, sigurisht, xhevahiri i Milanit të Stefano Piolit. Skuadra kuqezi po e shijon qartë. Ai vrapon pa u ndalur kurrë në krah, nën tingujt e paraqitjev­e të shkëlqyera, driblimeve, asisteve dhe golave. Roli i tij nuk është i thjeshtë, luan në emër të Paolo Maldinit, burimi i tij i frymëzimit:

“Jam rritur duke parë Paolo Maldinin. Kam një marrëdhëni­e shumë të ngushtë me të. Ai më tha se isha një lojtar shumë i rëndësishë­m, shumë i mirë dhe se do të më duhej të punoja shumë çdo ditë. Falë këshillave të tij u bëra lojtari që jam. Është nder ta kemi me ne Maldinin, mbrojtësin më të mirë në botë për një kohë të gjatë”.

Duke folur në mikrofonat e “The Athletic”, francezi ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e tij: “Roli im? Ndihem më i lirë kur kam më shumë hapësirë. Te Real Madridi më mungonte besimi për të luajtur me qetësi dhe për të avancuar, gjë që e gjeta te Milani”.

Në ekip, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i shpejtë, pasi lufton për “medaljen” e sprinterit kuqezi me Rafael Leao, shokun e tij të grupit:

“Sigurisht që jam lojtar i shpejtë. Rafa është gjithashtu shumë i shpejtë, por unë jam në vendin e parë mes të dyve, pa dyshim. Leao luan

ndryshe më shumë nga të hapësira”. tjerët një për një dhe kjo më krijon

Një nga cilësitë kryesore të Theo Hernandez është padyshim cilësia në driblim, karakteris­tikë që e bashkon atë me lojtarë të roleve të tjera:

“Mbrojtësit e krahut nuk janë si Francesco Totti, Zinedine Zidane apo Kaka, por futbolli po ndryshon. Mbrojtësit e krahut po luajnë patjetër më lart. Më pëlqen ta ndihmoj skuadrën me asiste dhe gola. Jam shumë i lumtur, por e rëndësishm­e është që skuadra përfiton nga unë”.

Ka ende vend për përmirësim, siç shpjegon francezi për “The Athletic”: “Unë jam duke punuar në fazën e mbrojtjes. Një mbrojtës krahu fillimisht duhet të mbrojë dhe më pas të sulmojë. Unë jam ende i ri”.

Parantezë, më në fund, për një nga episodet që karakteriz­uan vitin e kaluar kalendarik: grumbullim­in nga kombëtarja e Francës: “Ishte një nga momentet më të mira të vitit të kaluar, e pabesueshm­e. Prita një kohë të gjatë për atë moment, që të luaja me vëllain tim (Lucas, tek

Bayern).

E kishim bërë tashmë si fëmijë, por nuk është e njëjta gjë. Kam vetëm një kujtim që më ka prekur në jetën time: të shihja vëllanë të fitonte Kupën e Botës. Qëllimi im është të punoj shumë për të shkuar në Botërorin e Katarit, me vëllain tim. Do të ishte një ëndërr e realizuar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania