Gazeta Dita

Gledis Nano në analizën e policisë: Efektivët që merren me kanabis, jashtë policisë! Antikanabi­si, edhe sfidë personale

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mori pjesë dje edhe në analizën vjetore të Policisë së Vlorës. kryepolici tha se do shkarkohen të gjithë ata efektivë që përfshihen në trafik kanabisi. Në një deklaratë për mediat, Nano tha gjithashtu se së shpejti do ketë rezultate në zbardhjen e vrasjeve mafioze. “Efektivët që do të implikohen në kultivimin e kanabisit do ta gjejnë vetën jashtë policisë. Përsa i përket kultivimit të kanabisit, është një pikë të cilën e kam marrë si sfidë personale. Nuk do të toleroj asnjë punonjës policie, i cili me veprim apo me mosveprim do të implikohet në këtë lloj procesi”, deklaroi Gledis Nano. Nano theksoi se se së shpejti do të ketë rezultate për krimet mafioze ende të pazabardhu­ra. “Parandalim­i i ngjarjeve të rënda kriminale, po ashtu edhe zbulimi i tyre njëkohësis­ht edhe parandalim­i apo ulja e numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këto janë dy pika shumë të forta ku personalis­ht do të qëndroj fort, në çdo drejtori vendore të policisë ku kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë analizat e punës”, tha drejtori Nano. Kryepolici Gledis Nano u ndal edhe në Policinë e Fierit për analizën vjetore. Nga dhjetë vrasje të ndodhura në këtë qark, tetë prej tyre kanë arritur të zbardhen, ndërsa janë zhvilluar 30 operacione më shumë me 45 të arrestuar më shumë. Në pothuajse çdo drejtori qarku, kryepolici u ka kërkuar vartësve hetimin dhe zbardhjen e krimeve të vjetra pa autorë apo ngjarjeve me natyrë mafioze, goditjen e korrupsion­it, trafiqeve dhe fenomeneve të tjera kriminale, sikurse edhe profilin profesiona­l të efektivëve në detyrë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania