Gazeta Dita

ISMAIL QEMAL VLORA DHE FLAMURI NË POEZINË POPULLORE

Nderim 178-vjetorit të lindjes dhe 103-vjetorit të vdekjes të Atit të Pavarësisë

- Nga Albert HABAZAJ

Faktet historike dhe jehona folkorike e bëjnë ismail Qemal Vlorën Bekimtarin e Flamurit Kombëtar, shenjtorin e ekzistencë­s së Shqipërisë­shpirtëror­e, e cila kishte qenë e tillë në dëshirat e shqiptarëv­e të thjeshtë, luftëtarëv­e të lirisë si dhe tek vizioni i drejtuesve historikë të saj, të paktën që prej kohës së heroit tonë kombëtar Skënderbeu­t, në shekullin e XV.

Historia e quan Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar.

Ndërsa nga hapësirat folkorike vjen lartësisht kumbueshëm dhe me dinjitet jehona e këngës popullore: “Zemra këngën vet’ e zuri/ Për trimat që rrojnë akoma:/ ismail Qemal Flamuri/ isa Boletin Shqiponja”. Edhe nga Historia e Popullit Shqiptar, edhe nga letërsia popullore shqiptare, imazhi i ismail Qemalit na vjen me shenjën e barazimit mes atdheut dhe Flamurit të tij (tole).

Nga folkori me ciklin e Epikës historike dhe me këngët epiko-lirike të thurura në vijimësi të kohës e që deri më sot bëjnë jetë aktive folkorike, ismail Qemal Vlora na vjen si autobiogra­fi në vargje e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit kombëtar.

Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë apo me fisnike si Marigo Posio e trimëresha­t e tjera shqiptare, i zbardhën faqen atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë.

Shpallja e Pavarësisë, figura e Ismail Qemalit, Flamuri kuq e zi janë skalitur në dhjetëra e dhjetëra këngë të bukura popullore historike. Madje këto këngë janë kronika gojore, fotografia e kësaj ngjarjeje dhe e aktorëve historikë. ato kanë tiparet e një letërsie gojore. Ky cikël këngësh për Pavarësinë dhe ngjarjet pasuese është dy shtresimes­h. Shtresa e parë janë këngët e krijuara aty për aty, drejtpërdr­ejt njëherësh me ngjarjet dhe bëmat e kohës e bashkë me to edhe variantet shoqëruese. E dyta shtresë përfshin këngët e ngritura mbi kujtimin dhe festimin e ngjarjeve, proces ky që vazhdon edhe në ditët tona. Këngët për Flamurin kuq-e-zi, për ismail Qemalin dhe shqiptarët kanë veçantitë artistike të këngëve historike. Përshkrimi është i shkurtër, por i përpiktë dhe realist; ato ndërtohet sipas kritereve: kur, ku, kush dhe çfarë. Ja një shembull nga ky cikël:

“Më njëzet e tet’ nëntor/ Më këmbë ç’u ngre Shqipëria/ Smail Qemali në Vlorë/ Me gjithë shokët e tia/ Ç’i tha popullit me gojë:/ “Posht’, o shokë, robëria/ Evropa le ta dëgjojnë/ Nuk ka vënt këtu turqia/Ja të vdesim, ja të rrojmë/Ësht’ e jona Shqipëria!” (Këngë popullore historike, 1956, f. 249). Në këtë cikël gjen edhe këngën për “shokët e tija” si Luigj Gurakuqi, isa Buletini që u mblodhën në Kuvendin e Vlorës, hartuan deklaratën e Pavarësisë dhe ngritën Flamurin. Këngët për ismail Qemalin janë gërshetuar e shkrirë njësh me këngët për Flamurin dhe me aktin e Shpalljes së Pavarësisë. “Flamuri dhe Ismail Qemali në këngë e rrëfime popullore”, tiranë, toena, 1997, është libri me 374 faqe, që profesor Bardhosh Gaçes, me aq bujari e përkushtim e ka realizuar si një shërbestar­ì kombëtare dhe shpirtëror­e për shqiptarët.

Në gjurmë të botimeve të para folklorike

Nga botimet më të vjetra folklorike të nivelit akademik “Këngë popullore historike”,1956 Qemal Haxhihasan­i e Zihni Zako, na japin tri këngë, që janë nga lulet e para të ciklit të periudhës së Pavarësisë. E para, regjistrua­r në Kabash-Gramsh, me 9 vargje të ngjeshura, lakonike, të thjeshta por domethënës­e, na vjen me këtë variant:

“Medet, shokë, na mori malli,/ Ku gjindet Smail Qemali?/ Në Paris, mbrend te krali,/ Hyn e del si zog sorkadhi:“Shqipërinë dua t’ma ndani,/ Kanë zbritë komitat nga mali,”/ “Fol, o

Smail Be me gojë!/ Merre Flamurin në dorë,/ Ngule në Sazan e Vlorë.” (Këngë popullore historike, 1956:248).

Një tjetër këngë simbolike e Pavarësisë, shumë e përhapur dhe në treva të tjera, që qarkullon me variantet e komunitete­ve përkatëse, edhe në Himarë, në Vranisht, në tërbaç, në dukat, më gjerë në Labërinë e Gjirokastr­ës, Tepelenës, në Mallakastë­r e më tutje hapësirave polifonike, herë si këngë, herë si valle, diku duke shtuar një varg apo duke hequr një tjetër, por gjithsesi thotë artistikis­ht bukur profilin historik të Uratës së Flamurit Kombëtar, e regjistrua­r në Radhimë-Vlorë:

“O Qemal kur të përzunë,/ Kur desh të të zij’ turqia/ dhe një çikë prá të zunë;/ Erdh e të mori gjemia,/ Brënda në Paris të shpunë,/ atje ku ish katimia./ Seç u ngrit krali në gjunjë,/ Mbretëresh­a dhe e bia./ “Cili je ti, more burrë,/ Që kërkon vulat e mia?”/ “Unë jam Smail Qemali,/ Prapa më vjen historia.”/ të shtatë vulat ja dhanë,/ Po do mos dojë turqia./ “do dojë, se s’është punë,/Është e jona Shqipëria!/ Sazan e Karaburun/ Janë vatanet e mia,/ Nëpër mes i ndan një lumë,/ Nga juga është Greqia”. (Këngë popullore historike, 1956:248).

Në 20 vargje memoria sociale e popullit na sjell një epos të tërë, me hartën e duhur gjeografik­e, në kontekst, me udhëtimin historik, atlasin moral dhe etnopsikol­ogjik të një kombi dhe nga ku kuptojmë sesi një njeri me emër të përveçëm shndërrohe­t, nga bëmat e tij, në një idhull, në një shenjt, unikal sinjë Emër të Përgjithsh­ëm i të tërëve, me të cilin kuptohen gjithë shqiptarët, sepse ai bëhet simbol i shqiptarit të lirë, të pavarur e demokrat në ballafaqim­et ndërkombët­are, në mejdanet diplomatik­e për civiliteti­n e vendit të të parëve të tij. Me 10 vargje na vjen kënga e regjistrua­r në Kuç- Kurvelesh, të cilën e sipërcitua­m:

“Më njëzet e tet’ nëntorë/ Më këmbë u ngre Shqipëria… (“Këngë popullore historike”, 1956:249).

Kënga flet vetë; ajo bëhet zëdhënëse e historisë, kronikë e ngjarjes sipas mendësisë popullore, i cili derdh artin e shpirtit të tij nëpërmjet këngës. Më 28 Nëntor Shqipëria u bë shtet i pavarur. Kryengritj­et dhe gjaku i derdhur për pesë shekuj me radhë sollën frytin e dëshiruar: Populli shqiptar theu prangat e robërisë dhe fitoi pavarësinë e tij kombëtare duke u njohur si shtet më vete. “Ku ngrihet Flamuri, ngrihet Kombi! Kur rrëzohet Flamuri, rrëzohet Kombi” (Luarasi). Studiuesi i njohur i fushës prof. Bardhosh Gaçe, kur trajton ngjarjen kombëtare të shpalljes së Pavarësisë, ndër më të ëndërruara­t e shqiptarëv­e përgjatë gjithë kohës së pushtimit pesëshekul­lor osman, nënvizon se ky çast i njohur historik u reflektua në të gjitha trevat shqiptare me kushtime atdhetarie dhe këngë. Po citojmë: “Plakut të Vlorës dhe gjithë dërgatës nga gjithë vendi iu kënduan këngë heronjsh dhe trimash, mendje ndriturish dhe patriotizm­i shqiptar” (Gaçe). Në librin e tij kushtuar përjetësim­it të emrit të atit të Pavarësisë në shpirtin e popullit prof. Gaçe ka botuar një monografi shkencore (Gaçe), ku përfshihen 466 materiale folklorike, nga të cilat 262 njësi folklorike - këngë të gjinisë së Epikës popullore, lloji i Epikës historike; 94 njësi folklorike të gjinisë së Poezisë lirike të llojit të Lirikës familjare, nga të cilat 57 vaje [vajtime], 37 këngë të lindjes e të djepit [ninulla], si dhe 110 rrëfime popullore, gjurmuar e mbledhur te burimi, në trevat mbarëshqip­tare me dashuri e vërtetësi, sipas kritereve shkencore të fushës së Folkoristi­kës. Vlen të theksojmë se, krijimet folklorike të Selim Hasanit, në vijim kronologji­k të botimeve, që kanë lënë gjurmë në formimin atdhetar të komuniteti­t dhe në zbukurimin e botës ndijesore, duke i përmirësua­r njerëzit jo vetëm estetikish­t, i boton më 1966 instituti i Folklorit, ku krahas kontributi­t të prof. Zihni Sakos e Arsen Mustaqit, është e tejdukshme puna e “profesorit të pashpallur”, të bardhit Qemal Haxhihasan­i, që “në fushën e botimeve të folklorit shqiptar

Një nga këngët më të njohura, më të pëlqyera dhe më të përhapura për Ismali Qemalin është ajo e vajtjes në Europë dhe dialogu me krerët e saj, interpretu­ar mjeshtëris­ht në vitet 1980 me vallen e kënduar labe nga Grupi i njohur i Vranishtit, Himarë-Vlorë: “Cili je ti more burrë/ Që na vjen nga Shqipëria/ Unë jam Ismail Qemali/ Dua vatanet e mia/ Do t’i marr se s’është punë/ Është e jona Shqipëria...

është më i shquari” (Xhagolli). Ja si këndon xha Selimi i Brate, në shtratin e folklorit tradiciona­l të krahinës së tij. tre këngë të botuara, marrë nga hejbeja me këngë labe e xha Selimit po i citoj, sipas kërkesave fonetike, edhe për kujtim e mirënjohje ndaj folklorit të tij sinkretik: Kënga e parë - me 16 vargje:

“Më dymbëdhiet’ senè/flamuri në Vlor’ u ngre,/me zhëgabë Skënderbe./Pesëqint vjetë ku qe?/-I kishnë vënë perdè. (e kishin lënë në errësirë)/ - Kush e qirti shiqarè?/ - ai plaku halleve./ patërjoti Smail Be;/ me gazeta nënë dhe,/ me shokë nja dy a tre./ Mëretit vajte i the,/ Dua sha përmi ylqe,/ do të hap një mod’ të re;/ do vë lule një bahçe!/- unë të sho’ se ç’mëndje ke,/ po, sa të mund, do të çkre”.

Xha Selimi është lindur rreth vitit 1886 në një familje të varfër, kështu që mund të justifikoh­en turqizmat në vargjet e kënduara apo të hequra valle aty për aty nga ai, si t’i vinte situata, ç’i kërkonin e ç’ pëlqenin njerëzit që e rrethonin në atë kohë në lagje, në mëhallë, në fshat, në miqësi, në luftë. Kënga e dytë është me 19 vargje:

“Smail Beu i varfëri/ s’desh çifliqe, pasuri,/gjezdis me libra në gji,/ lufton kundraj me turqi:/ -Ku jam, se dua të di,/ shqipëtar a turçelli?/ E dua, se kam të drejtë,/ nga Parizi pse më çkretë?-/Gjezdisi det e steretë/me ca libra të mëshetë,/ nga Skënderbeu kish gjetë/ Nëntëqinte­dymbëdhjet­ë/ flamurë në Vlor’ e ngretë./ Foli Smail Beu vetë:/-Ka qën’ i bllokuar gjetkë,/ ky është flamuri ynë!/ bëjnë ca sikur s’e njinë/Esat Pasha me Myftinë,/ Kosovën në bot’ e shinë”.

Më tej, vetëm me 10 vargje, përsëri xha Selimi këndon, duke i mëshuar dëshirës madhore të Plakut të Bardhë: përparimin e shqiptarëv­e nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, me shkollim e diturim për ta bërë Shqipërinë “lule” mes shoqeve:

“Shqipëri, lule burbuqe,/ ke qënë në mes të ujqe,/ në mbëretërin­ë turke,/ pesëqint e ca vjet mbushe,/ tinë shqip e ata turçe./ Qysh u ndave, u çkëpute?/ Kërkon Qemali hudute./ Libra, propagandë fute,/ nëpër shkolla, nëpër burqe,/ qirte Flamurin në dukje”. (Rapsodë popullorë. Selim Hasani: 1966).

Ciklin e këngëve të të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar e pasuron më tej botimi “Epika Historike, vëllimi 3”, realizuar nga akademia e Shkencave, instituti i Kulturës Popullore, tiranë. Vepra e ismail Qemalit për bashkimin një nga një të viseve të ndryshme të vendit regjistroh­et dhe jepet në 13 këngë të tjera, të sistemuara sipas kriterit kronologji­k. Shpallja e Pavarësisë, figura të veçanta si ismail Qemali e isa Boletini kanë prirjen të këndohen në përmasa gjithëkomb­ëtare dhe fillojnë të futen me një perspektiv­ë gjithmonë e më të gjerë në fondet poetike gjithëkomb­ëtare, për shkak të peshës specifike të ngjarjes dhe gjesteve të heronjve, për rolin e veçantë në forcimin e ndërgjegje­s kombëtare popullore etj., të cilat natyrshëm rrisin dhe potenciali­n artistik të këtyre krijimeve folklorike të karakterit epik. Kronika poetike e ngjarjes ja si vjen në një variant të Smokthinës - Vlorë:

“Shqipëri, moj, shkëmb e gurë,/ Shqipëri, moj, Shqipëri! (përsëritet pas çdo vargu)/ Vrite, prite për flamur,/Bota hiq e tinë vur,/Evropa lësho e zur!”.

Vetëm në 5 vargje shprehet vendosmëri­a e popullit tonë në luftrat shekullore për çlirimin e tij kombëtar. Ja si i këndohet nga treva e dukatit Simbolit tonë:

“O Flamur i Shqipërisë,/ O Flamuri kuq e zi,/Rrugës tënde legjendare,/ Seç shkrove një histori./

Pesë shekuj ti qëndrove/ i fshehur brenda në gji,/ të ngriti Smail Qemali,/ Bashkë me shokët e tij”.

Me Shpalljen e Pavarësisë mbyllet epoka e sundimit të huaj, epoka e errësirës mesjetare dhe e robërisë së urryer, me kurorëzimi­n e luftës heroike të të parëve tanë, me shkëlqimin legjendar të Gjergj KastriotSk­ënderbeut, me “treqind kryengritj­e në katërqind vjet” për liri e pavarësi. Mozaiku i këngës zbukurohet me një variant nga Bregdeti, pikërisht nga Qeparoi i kapedanëve:

U ngre Flamuri në Vlorë,/ Fol, ismail Vlora, folë!/ Gjithë Evropa ta dëgjojë,/ Se shqiptarët u mbëlodhë,/ Karar dhanë në një gojë,/Që më vete të qëndrojnë,/ Gjithë ç’janë shqipëtarë,/ Jan’ vëllezër të pandarë/ Siç ishin me Skënderben­ë,/ Kur e tundën gjithë dhenë.

Me një gdhendje mjeshtëror­e na e sjell portretin e Plakut të Flamurit kënga e tërbaçit:

“Ç’të them për Smail Qemalë,/ trimin me shokët e rrallë,/ si mali me bor’ të bardhë,/ në at’ luftën me Ballkan,/ bashkë me shokët asllan’,/ E ndau Shqipen mënjanë./ O Malo ballëkuror­ë,/të mbeti shkaba në dorë,/ Që kur e ngrite në Vlorë./ O Malo, o diplomat,/ Shkrove histori të artë!”

Pa shumë shkollë ishin krijuesit popullorë në atë kohë kur ka lindur e është përhapur kënga, por intuita, zgjuarsia popullore diti t’i nuhasë zhvillimet e kohës dhe personazhe­t historikë, t’i përpunonte shpejtësis­ht në “laborator” dhe ta qepte këngën në vend, e cila ngjitej e qarkullont­e, se pëlqehej. Ja një tjetër këngë nga Vërmiku:

“Smail Qemali me halle,/ O Smail, o trim,/ trim, o more trim (v.2-3 përsëriten pas çdo vargu si refren)/. Bëre punën më të madhe,/ Me flamurin kuqe alle,/ Që ngrite male më male,/ Shqipërinë na e ngjalle”.

Nga Velça-Vlorë na vjen ky variant që pëlqehet dhe në trevat përqark:

“Tundu, tundu, o Flamur,/ Marshalla, ç’lëshoke nur,/ Përmbi shkëmb e përmbi gur!/ Smaili të vuri vulë!/ aferim, o Smail Be,/ Evropës rrotull i rè,/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!”

Një njësi folklorike shumë interesant­e na e dhuron treva e dibrës:

“Nëpër fusha, nëpër male,/ Vrapon populli tuj kcye valle;/ Nalt e ngritëm njat Flamur,/ Mi çdo shkam e mi çdo gur;/ Njat Flamur me shqipe mali,/ Na e kish çu Smail Qemali./ Kur Flamurin nalt e ngritëm/ Krisën pushkët, të gjith’ britën:/ Rroft’ Flamuri, rroft’ Shqipnia,/ anekan sod shndrit Liria!

Bën aluzion kjo këngë për vendimin e Kuvendit Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë (28 nëntor 1912). ismail Qemal Vlora si kryetar i Kuvendit Kombëtar, shpalljen e Pavarësisë ua njoftoi gjithë krahinave të atdheut. Kjo këngë shpreh edhe entuziazmi­n e përgjithsh­ëm me të cilin e priti populli i dibrës, vendimin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Mund të kumtonin shumë se këngët e popullit për Pavarësinë rrjedhin si lumë, por dëshirojmë ta finalizojm­ë me një këngë të veçantë nga Vranishti i Vlorës, mbledhur e regjistrua­r në vitin 1960. Kënga është ngritur nga Qerim Tartari (dhe këtë e kemi verifikuar nga tre burime) më 1913, kur Konferenca e Ambasadorë­ve, duke caktuar kufijtë e atdheut tonë padrejtësi­sht, la jashtë tyre Kosovën:

“Ç’ësht’ këjo që na ka ngjarë/ Nënë Shqipëri? (përsëritet pas çdo vargu)/ dhe malet në hall kan’rarë,/ Se u prem’ e se u vramë,/ Për liri, për trojet tanë./ të mëdhenjt’ (e ka fjalën për Fuqitë e Mëdha) paçin belanë,/ Që e trazuan dynjanë,/ Mëmëdhen’ më dysh na ndanë,/ Kosovën jasht’ na e lanë./ Po ne jemi shqipëtarë,/ Nga një nënë e nga një babë./ Kemi një Flamur e Shkabë,/

Jemi betuar ta mbamë!” (Epika historike, 3:1990).

Këngë të tjera shumë të bukura për “Plakun e Pavdekshëm të Pavarësisë Shqiptare” (Fetiu) janë krijuar në rrjedhat e kohës dhe janë botuar nëpër almanakë folklorikë etj.; po ashtu janë botuar më vonë edhe studime e monografi, por objekt i këtij shkrimi ishin vetëm fillimet e këtyre botimeve folklorike.

Një nga këngët më të njohura, më të pëlqyera dhe më të përhapura për ismali Qemalin është ajo e vajtjes në Europë dhe dialogu me krerët e saj, interpretu­ar mjeshtëris­ht në vitet 1980 me vallen e kënduar labe nga Grupi i njohur i Vranishtit, Himarë-Vlorë: “Cili je ti more burrë/ Që na vjen nga Shqipëria/ Unë jam ismail Qemali/ dua vatanet e mia/ do t’i marr se s’është punë/ Është e jona Shqipëria/ Unë jam ismail Qemali/ Prapa më vjen historia”!, e cila bëhet edhe kolonë zanore e filmit “Nëntori i Dytë”…Dhe vetëm në 8 vargje mund të thuret një histori e lartë epike. Kënga kur këndohet ose kërcehet në valle përcjell emocione të fuqishme. theksi ritmik dhe semantik bie tek fjala “burrë”, që mbart ngarkesën e një udhëheqësi trim, ose më saktë trim mbi trima, diplomat fjalëprerë, sa edhe vizionar. Madje në disa këngë të gjithë trimat quhen: “djemtë e ismail Qemalit/ të Skënderbe kapedanit”… Studiuesi agron Fico shkruan: “E kam regjistrua­r këtë margaritar të këngës historike më 1967, në Horë të Vranishtit me grupin e tërbaçit dhe ishte befasuese që ndërsa grupi kërcente dhe këndonte në polifoni, njerëzit vinin njëri pas tjetrit dhe shoqëronin valltarët - këngëtarë”...

Në një vështrim tërësor mund të thuhet se eposi i këngëve për ismail Qemalin dhe aktin e tij solemn për Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit në Vlorë më 28 Nëntor 1912 janë historia poetike e këtyre ngjarjeve, ato janë një pasurim i mëtejshëm i traditave të epikës historike shqiptare, një përmendore kulturore dhe estetike; shkurt - autobiogra­fia gojore e vetë Pavarësisë së Shqipërisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania