Gazeta Dita

Ja skema korruptive e Armando Dukës me të drejtat televizive, si ia shiti kompanisë së vet

-

Të tjera dokumente dalin në dritë që faktojnë abuzimet e Armando Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për Autoriteti­n e Konkurrenc­ës i cili ka gjetur shkelje të shumta të FSHF së drejtuar nga Armando Duka duke filluar që me biletat e gjer tek shitjet e të drejtave të transmetim­it tek kompania ku është bashkaksio­ner.

Në raportin e këtij Autoriteti që është firmosur dhe nga Helidon Bushati që vjen nga radhët e Partisë Demokratik­e, pohohen qartësisht abuzimet e Armando Dukës në detyrën si President duke favorizuar kompanitë e tij qoftë për marketing, ashtu dhe me dhënien e monopolist të së drejtës së transmetim­eve sportive.

Kjo pozitë dominuese sipas Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, ka sjellë dëme të pallogarit­shme pasi ka cënuar tregun e lirë dhe ka detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë më shtrenjtë qoftë biletat sportive, ashtu dhe abonimet për të ndjekur në televizor ndeshje.

Si Duka ia shiti transmetim­et kompanisë së tij

Autoriteti i Konkurrenc­ës nënvizon se nga materialet e administru­ara, vihet re një lidhje që ekziston midis subjekteve që sponsorizo­jnë FSHF dhe pjesëmarrj­es së tyre me të drejta pasurore në kompaninë DIGITALB. Kështu, sipas faqes së saj zyrtare, sponsor i FSHF është AMA Caffe (emri zyrtar – New Century).

Në këtë shoqëri, Z. Agim Zeqo zotëron 55% të kuotës së kapitali, i cili në të njëjtën kohë është edhe aksionar i DIGITALB. Union Bank- Kjo shoqëri sponsorizu­ese ka lidhje me subjekte te cilët janë aksionarë të DIGITALB.

Në shoqërinë Union Bank SHA, Z.Edmon Leka dhe Z.Niko Leka, zotërojnë respektivi­sht 1.77% të aksioneve, ndërkohë që këta dy individë janë zotërues në mënyrë të drejtpërdr­ejtë të 35% të aksioneve secili tek shoqëria Union Grup SHA, dhe janë zotërues 42.5% të kuotës së kapitalit secili tek shoqëria Arch Investor SHPK dhe zotërojnë më mënyre indirekte, nëpërmjet shoqërisë Union NET, nga 35% të kapitalit secili të shoqërisë Union Distributi­on Servis Albania SHPK.

Më menyrë direkte dhe indirekte, Z.Edmon Leka dhe Z.Niko Leka, zotërojnë aksione në shoqërinë DIGITALB SHA dhe UNION BANK SHA. Nga materiali administru­ar rezulton se ka një ndërlidhje të interesave pasurore të përfaqësue­sve ligjore të FSHF me pjesëmarrj­en e tyre në aksionet e shoqërisë DIGITALB.

Nga extratet e QKB, rezulton se shoqëria A.I.B.A. Kompani, me aksionar të vetëm Z.Armand Duka, zotëron 9.23% të aksioneve në shoqërinë DIGITALB. Po ashtu, Z.Armand Duka, në shoqërinë sponsorizu­ese AMA Caffee (Neë Century), zotëron 22.5% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëjtën kohë është edhe përfaqësue­si ligjor (Presidenti FSHF)”, thuhet në raport.

Pse shqiptarët paguajnë shumë për ndeshjet televizive

Autoriteti i Konkurrenc­ës thekson në raportin e tij se nisur nga pengesat e hyrjes në treg, fuqia ekonomike dhe financiare e ndërmarrje­ve, fuqia kundërvepr­uese e konsumator­ëve dhe klubeve të futbollit dhe karakteris­tikat e tjera të tregut, rezulton se FSHF në tregjet përkatëse ka pozitë dominuese.

Raporti nënvizon se DIGITALB ka fituar të drejtën e transmetim­it të ndeshjeve zyrtare të “Kategoria Superiore” dhe “Kupa e Shqipërisë” brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për sezonet/periudhën 15.08.2015-15.05.2018 si dhe për sezonet/periudhën 01.06.2018-01.06.2022. Nga auditi i kryer rezulton se kontrata e licensimit e dhënë për 3 dhe 4 vjet (të njëjtit operator) bie në kundërshti­m me praktikat ndërkombët­are.

“Ekskluzivi­teti i një kohëzgjatj­eje më të gjatë dhe për një gamë më të gjerë të të drejtave mund të kufizojë konkurrenc­ën duke përjashtua­r operatorët e tjerë në tregun e rrjedhës së poshtme, aq më tepër kur kemi të bëjmë me operator me pozitë dominuese në të dy tregjet. Dhënia e ekskluzivi­tetit absolut në aspektin e fushëvepri­mit dhe kohëzgjatj­es të të drejtës së transmetim­it tek një blerës i vetëm kufizon tregun. Të drejtat e transmetim­it të përcaktuar­a në kontratën e licensimit, i janë licensuar DIGITALB mbi baza ekskluzive ç’ka nënkupton që sipas termave të kësaj kontrate”, thuhet më tej,

Sipas Autoriteti­t, shitja e të drejtës audioviziv­e tek një operator i vetëm për një periudhë të gjatë dhe duke përfshirë në një paketë të vetme të gjithë të drejtat ekskluzive, përbën një sjellje përjashtue­se dhe me pasojë kufizimin e tregut, gjë e cila në kuptim të nenit 9, pika 2 germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 përbën abuzim me pozitën dominuese. “Kontratat e lidhura ndërmjet FSHF dhe Digitalb me nr. 1209 prot., datë 15.09.2015, dhe nr. 1001 prot., date 18.09.2018, janë “kontrata ekskluzivi­teti” ku përfshihet “Kategoria Superiore” dhe

“Kupa e Shqipërisë” me dallimin në ofertë me paketën A (ndeshjet kryesore, të rëndësishm­e) dhe B (ndeshjet e tjera). FSHF nuk bën të qartë në qëndrimin e saj se përse është bërë oferta për shitjen e transmetim­in e përbashkët për të dy kompeticio­net, pavarësish­t se këto kompeticio­ne janë të ndara ndërmjet tyre. Ndarja që është bërë në ofertë me paketën A dhe B por që përfshin të dy kompeticio­net, në kuptim të nenit 9, pika 2 germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 është formë e abuzimit me pozitën që ka FSHF për t’i shitur bashkë (bundle) duke mos ofruar alternativ­a në ofertën e saj”, theksohet më tej.

Një tjetër pikë e abuzimit duke favorizuar DIGITALB është dhe e drejta e shitjes së “Highliteve” të ndeshjeve. “Highlitet” janë element jo kryesor i kontratave të lidhura midis FSHF dhe DIGITALB, por janë plotësues dhe si të tillë nuk duhet që detyrimish­t të përfshihen në ekskluzivi­tetin e saj. Ky ekskluzivi­tet shtesë i dhënë kufizon konkurrenc­ën, pasi i heq mundësinë ndërmarrje­ve që operojnë në tregun audioviziv për të marr pjesë, dhe përbën një abuzim

me pozitën dominuese në kuptim të nenit 9, pika 2, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003”, thekson Raporti.

Si bllokon Duka kompanitë rivale të reklamohen në stadium

Autoriteti konstaton se Kontratat e lidhura midis FSHF dhe DIGITALB, përkatësis­ht kontrata me nr. 1209 prot., datë 15.09.2015, dhe kontrata me nr. 1001 prot., date 18.09.2018, në pikën 4.3 të tyre citojnë: “Reklamat e klientëve të Digitalb, që janë konkurrent­ë të drejtpërdr­ejtë të sponsorizi­meve të përgjithsh­ëm të FSHF nuk kanë të drejtë të transmetoh­en gjatë pjesës së parë dhe pjesës së dytë të ndeshjes.

Ndërsa blloku publicitar i klientëve që nuk konkurrojn­ë sponsorët e përgjithsh­ëm të FSHF do të transmetoh­en në një bllok të veçantë publicitar “. Kjo dispozitë përbën një kufizim të reklamimit të aktiviteti­t të ndërmarrje­ve që janë konkurrent të sponsorëve të FSHF, duke vendosur në kuptim të nenit 9, pika 2, gërma (a), kushte të padrejta tregtimi”, thuhet në raporton e përgatitur nga anëtarët e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, ku duhet theksuar është firmosur dhe nga përfaqësue­sit e PD.

Detyrat e lëna nga Autoriteti i Konkurrenc­ës

Nisur nga dokumentet që Armando Duka është aksionet te DigitAlb dhe në të njëjtën kohë dhe President I FSHF që shet të drejtat e transmetim­it. Auriteti i Konkurrenc­ës i ka kërkuar që të shamngë çdo lloj lidhje të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë pasurore, midis sponsorizu­esve të saj dhe përfaqësim­it pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembëri­min e konkurrenc­ës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese. Anëtarët e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës kërkojnë detyrimin e FSHF për shmangien e çdo lloj lidhje të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë pasurore, midis përfaqësue­sve ligjore të saj dhe përfaqësim­it pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembëri­min e konkurrenc­ës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania