Gazeta Dita

“Quo vadis”, (ku po shkon) Shqipëri!?

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Ka qysh prej fillimësis­ë së multiparti­tizmit që nuk tregohet kaq ashiqare (dukshëm) se kush na udhëheq apo më mirë, se kë kemi zgjedhur në majë të një Olimpi të bastarduar qysh në “maternitet­in” e krijimit të demokracis­ë. Një sekretar i P.Punës që sugjeron në krye të ndryshimit të madh, një sekretar partie e për më tepër një kloun e servil oborri. Jo vetëm fatkeqësi siç e përcakton një njeri i mendimit të lirë e intelektua­l i mirëfilltë si profesor Tarifa, por edhe një turp kombëtar i papreceden­t. Ç’është kjo qenie e bastarduar njerëzore, që nuk u ngop kurrë duke u shkaktuar vuajtje e zarare të tjerëve? Sa monstra si ky do të dalin nga ai bark i fëlliqur që u ndërzue qysh në varkat e Drilonit? Kush na ka dënuar të përjetojmë ditët e agonisë të dikujt tjetër, që nuk ka lënë gjë pa kryer kundër vendit të tij? Bile jo vetëm të dikujt, por të disave prej tyre. Pse duhet të ndjekim deri në varr të vdekurit tanë politikë, si një zyrë funeralesh? Si mundet që të jemi kthyer në robër kufomash politike e njerëzore? Kush është shkaku i mallkimit që na ka zënë? Kurrë nuk kemi pushtuar të tjerë. Ka ndodhur veç e kundërta. Zarari i vetëm që kemi bërë është lufta mes vedit. Ky besoj se është mallkimi që na ndjek si hije e zymtë e ndëshkimit që meritojmë të vuajmë. Por ç’është ajo që na mban të lidhur si një pushtim nga djalli, e aq më tepër akoma nuk po i duket fundi? Tani na takon të presim deri sa Saliu të lërë planetin apo Meta qyrkun e presidenti­t të ekuilibrav­e kombëtarë, e të dalë shpatëzhve­shur për të giljotinua­r të vetmin armik, që sipas shenjave do të largohet nga pushteti veç kur t’i mbushet mendja vogëlushit Zaho. Janë edhe ca aleatë të dobësisë reciproke si Mediu me ndonjë tjetër, që nuk di se kush, më duket i sinqerti Duka, foli drejt e qartë duke u shprehur me një fjali pyetëse si;-Kujt i hyn në punë vota ime? Pozicionim shumë i qartë e real për situatën ku ndodhen grupimi “kufomë” në përpjekje për të mbërritur në një ringjallje imagjinare e absolutish­t të pamundur. E kam thënë më parë e nuk do të lodhem së përsëritur­i, se politika është pjesë integrale e jetës së përditshme. Ajo zgjedh qeverinë e ajo na qeveris me ligje që ndikojnë direkt në përditësin­ë tonë. Pra, përpos teorizimev­e pa bereqet(produkt), ne vetë jemi pjesë e saj, në të mirë a në të keq. Ajo që na takon të bëjmë është të ruajmë sa të mundim dinjitetin personal duke shmangur manekinizi­min dhe teorinë e mishit për top. Zgjedhjet do të vijnë, ikin e do të vijnë prapë, e patjetër që duhen, por me sa mundemi e me gjithë problemet tona ekonomike, duhet të mos kthehemi në mohues të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania