Gazeta Dita

Vemje politike, merret me një këngë folklorike për Erdoganin

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Nuk u shkoi mendja vemjeve politike në një emision te Ylli Rakipi, se rapsodi popullor do t’i balsamoste me përgjigjet e tij folklorike. Në atë emision të analistëve me përjashtim të diplomatit Paskal Milo u tërhoqën nga bisedat e tij sa melodioze e aq burrërore folklorike. E kishin thjesht emision politik, për këngën që këndoi këngëtari i talentuar nga Mallakastr­a, Guri Rrokaj për Erdoganin e Turqisë. Këngë që doli nga pulti i televizori­t. Kaq mjafton, ç’donin tjetër vemjet që tentonin tjetër qëllim? Tani që po shkruaj, kam përpara shatërvani­t duke pirë kafe një këngëtar nga Zagoria, që ka kënduar për Mao Ce Dunin. Ai nuk më njeh, unë po. Ti themi tani atij, përse këndove për udhëheqësi­n kinez? Ai, do të çuditet dhe do të më largojë me indinjatë. Ja, ç’na thotë Konica, kur shkruan se: Çdo shqiptar di dhe kupton, se ç’borxh i kemi ne Willsonit. Në qoftë se ka një shqiptar që s’merr vesh që shpëtimi dhe liria e vendit të tij i detyrohet Willsonit, ai nuk është njeri, dhe duhet të kemi mëshirë për verbërinë e tij dhe errësirën që i kanë mbuluar trutë. Presidenti­t Willson, thotë Konica, i ngritën edhe një këngë: Thërrasin rroftë Amerika, madhëria e tij Willson, ku aty me 14 pika i thotë Europës qëndron. Por, vemjet politike i thonë Z.Rrokaj se përse nuk ke një këngë për Yuri Kim. Aty tek Willsoni është dhe teksti i këngës për ambasadore­n. Si ti themi Elena Kadaresë, tek Koha e pamjaftues­hme, kur rapsodi popullor në martesën e Zogut me Gardelinën këndoi këngën: Gardelinë leshratënd­ë, qysh erdhe në vendin tënë, kaluar apo më këmbë.

A, mos vallë, t’u themi përse u këndua kjo këngë? Tu themi rapsodëve popullorë, përse këndoni për Fatos Nanon, Sali Berishën, Edi Ramën. Me ç’të drejtë! Ata këndojnë edhe për Skënderbeu­n, për Ismail Qemalin, për Isa Boletinini, për Selam Musain e plot figura të tjera për të cilat ua thotë pulti. Por, për Erdoganin nuk duhej të këndonte, thonë analistët ! Dhe e futi autorin e këngës në histori që ai i dinte më mirë. Ai foli për Arianitët e Kananinës, më bukur se Arjanët e panelit. Por, këngëtari mallakastr­iot ishte i qetë dhe tolerant. Arjan Çani, në një emision pikërisht për këtë këngë të rapsodit, të shfaqur tek Zonë e lirë thirri: Aty të vdisni,-kur e dëgjoi. Te Ylli Rakipi, Çani nuk foli fare, e këngëtari nuk e ofendoi Çanin. Çani dhe çanëria kujtojnë se rapsodi nuk e njeh Erdoganin, kujtojnë se nuk e njeh Turqinë, kujtojnë se nuk e njeh jetën demokratik­e të saj. Ata, kujtojnë se ai nuk i njeh përpjekjet e popullit turk për civilizim e demokraci. Por, pulti i tha tjetër gjë. Ç’të keqe ka që një komb të dhurojë 500-të hyrje për tërmetin dhe një spital në Fier. Ato t’i dhurojë dhe unë këndoj. Ky është misioni im për këngën. Më shumë se kaq nuk foli mallakastr­ioti. Paneli u mund nga kënga për Erdoganin. Dhe kjo u duk nga bajga që lëshuan në fund të tij, kur e pyetën: Sa të paguan? Vemjet, dhe kur kanë qelizat e fundit, nuk ngordhin. Ato pickojnë. Këngëtari doli i fituar nga ai emision, paneli humbi, por edhe ne mësuam shumë. Vasil Puci

SMS 068 90 73 730 ose e-mail thanodita@gmail.com. Opinionet e shprehura në këto faqe nuk përfaqësoj­në domosdoshm­ërisht politikën redaksiona­le të gazetës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania