Gazeta Dita

Gjykata liron 3 të arrestuari­t. U investuan 1 mln euro dhe fitoheshin 400 mijë euro në muaj

-

Shkalla e Parë e Durrësit vendosi masë të zbutur sigurie për punonjësit e 2 kompanive “Crypto World 1 dhe 2” në Fllakë dhe Shijak; Rramush Dumani, Ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj. 4 të tjerë ende në kërkim. Hetuesit deklarojnë se aktiviteti ishte i palicencua­r dhe ilegal, shkaktohej evazion fiskal dhe dyshohet për pastrim parash. Pronari e cilësoi blof, por ka nisur hetimi pasuror burimin e parave të blerjes së pajisjeve. U sekuestrua­n qindra aparatura e pajisje për kriptovalu­tën

Gjykata e durrësit la dje të lirë pas tre ditësh paraburgim­i, 3 të arrestuari­t për laboratori­n e kriptomone­dhës BitCOiN, në një ambient të marrë me qira, në fshatin Pjesëz të Shijakut. Rramush dumani, ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj, të akuzuar për aktivitet ilegal në prodhimin e kriptovalu­tës, do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria. Vendimi u morr nga gjyqtarja Flora Hasimi, e cila vendosi “detyrim paraqitjej­e”, ashtu edhe siç ishte paralajmër­uar nga administra­tori i kompanisë, që e cilësoi një “aksion blof” të policisë vendore.

Gjykata e konsideroi aksionin deri diku të ligjshëm, por jo sa për të mbajtur në paraburgim të dyshuarit, që nga ana tjetër prezantuan dokumentac­ionin e ligjshëm për aktiviteti­n dhe alibinë se në Shqipëri biznesi i prodhimit të kriptomone­dhave nuk është i ndaluar. Laboratorë­t u gjetën në fshatrat Pjesëz dhe Shijak, teksa të dyshuarit e ndaluar janë punonjës të mirëmbajtj­es së pajisjeve, vlera e të cilave e investuar, shkonte deri në 1 milion euro.

Ndryshe nga rastet e tjera të prodhimit të kriptomone­dhave në vend, këta persona nuk vidhnin energji elektrike, por rrymën e nevojshme e siguronin nëpërmjet paneleve diellore. Sipas Policisë, ata kishin kërkuar të regjistron­in aktiviteti­n e tyre, por nuk ishin legalizuar, pasi autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare nuk i kishte lejuar. Pronari i pretendoi se kishte kryer zhdoganimi­n e pajisjeve, kishte marrë leje për aktivitet dhe dokumentac­ion.

Gjatë operacioni­t, Policia sekuestroi 631 copë pajisje elektronik­e për prodhimin e kriptovalu­tave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronik­e për sigurimin e vazhdueshë­m të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuteri­ke për procedimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuteri­ke për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë hard-disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronik­e për stabilizim­in e temperatur­ave, pajisje elektronik­e për shpërndarj­en e internetit, pajisje kompjuteri­ke të lëvizshme dhe dokumente të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj. ato i përkisnin kompanive “Crypto World 1” dhe “Crypto World 2”.

Llogaritej se nga aktiviteti mujor, kompanitë mund të nxirrnin një fitim apo xhiro deri në 400 mijë euro. Burime nga grupi i hetimit thanë se ngritja e laboratorë­ve ka nisur në muajin nëntor dhe në muajin dhjetor ata kanë qenë në gjendje pune me kapacitet të plotë. Sipas një përllogari­tje të ekspertëve (pjesë e grupit të hetimit), vetëm në harkun e 40 ditëve, të dy laboratorë­t kanë arritur të prodhojnë afro 400 mijë euro fitime. Personat e implikuar në këtë aktivitet pretendojn­ë se po zhvillonin një aktivitet të ligjshëm, por autoritete­t e zbatimit të ligjit thonë se nuk mund të jetë i ligjshëm një aktivitet vetëm me regjistrim­in në (QKB), Qendrën Kombëtare të Biznesit, pa u riregjistr­uar ndër të tjera edhe në (QKR), Qendrën Kombëtare të Regjistrim­it, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me një biznes pa licencë. ato nuk janë të regjistrua­r në tatime, duke kryer kështu evazion fiskal.

“Nuk është problem fare energjia elektrike, këtë ata e paguajnë pa problem. Po pjesa tjetër është komplet e jashtëligj­shme. Ata justifikoh­en me faktin se në vendin tonë nuk ka asnjë dispozitë në Kodin Penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të BitCOiN apo kriptomone­dhave të tjera. Pra, thonë që nuk është e jashtëligj­shme, por nuk kemi as një depozitë ligjore që e lejon. asnjë aspekt i veprimtari­së së këtyre shtetasve nuk është i qartë për sa u përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktiviteti­t, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuteri­ke me qëllim përfitimin monetar etj.”, thanë burime nga grupi hetimor për çështjen në fjalë.

Për operacioni­n janë ende në kërkim të dyshuarit E. H., M.Gj., E.H. dhe th.Z., banues në tiranë. Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të shpenzuara për ngritjen e këtyre dy laboratorë­ve, vlerë e cila arrin në 1 milion euro. Katër janë veprat penale të konsumuara nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm: “mashtrimet kompjuteri­ke”, “ushtrimi pa licencë i veprimeve financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”

administra­tori Enxhi Hasani, hodhi poshtë akuzat se kanë veprimtari ilegale te kompania në fjalë. ai e konsideroi blof reagimin e Policisë, ndërsa thekson se rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht kanë të bëjnë me vjedhjen e energjisë elektrike, evazion fiskal apo futjen kontraband­ë të pajisjeve kompjuteri­ke.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania