Gazeta Dita

Kryepolici Nano thirrje vartësve: Godisni çdo element, që tenton të shesë drogë pranë shkollave!

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka vijuar edhe dje turin e pjesëmarrj­es në analizat vjetore të drejtorive të policive në qarqe. Gledis Nano ishte pjesë e mbledhjes në Gjirokastë­r me vartësit, ku u bëri thirrje strukturav­e që të godasin çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave. Më poshtë edhe një pjesë e fjalimit të kryepolici­t në analizën vjetore. “Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo. Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësi­sht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojn­ë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtor­ë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë. Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjun­i në kohë, parandalon­i konfliktet, parandalon­i krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetje­n maksimale të qytetarëve. Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturav­e të Policisë Gjirokastë­r është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturav­e të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastr­ës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunu­ar më mirë.

Performanc­a e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithsh­me, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke pasur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania