Gazeta Dita

KLSH kallëzon 8 zyrtarë të Kadastrave në Lushnjë dhe Berat, akuzohen se legalizuan objekte informale. Katër janë ish-drejtorë dhe dy përgjegjës­a sektori

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurorin­ë e Lushnjës 5 zyrtarë të Kadastrës, që akuzohen për shpërdorim detyre. KLSH sqaroi dje me një njoftim zyrtar se ka zhvilluar auditimin me objekt “mbi procedurën e pranimit dhe administri­mit të dokumentac­ionit, për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e dhe auditimin e ligjshmëri­së dhe përputhshm­ërisë, në kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t për periudhën e funksionim­it”, në Drejtorinë

Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnjë. “Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprime­sh të ndërmarra nga ana e ish-drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnjë, ish-drejtorit të DVASHK Lushnjë, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialist­ë në DVASHK. Këto (mos) veprime të kryera në kundërshti­m me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksional­e, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë”, theksohet në njoftim. Për këtë shkak, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal, për veprën “shpërdorim­i i detyrës”. KLSH njoftoi se ka kallëzuar gjithashtu në Prokurorin­ë e Beratit edhe 3 funksionar­ë të Drejtorisë Vendore të ALUIZNIT, po për të njëjtën akuzë. “Në zbatim të programit të auditimit nr.536/1, datë 14.05.2021, i ndryshuar, ka zhvilluar në subjektin Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Berat, auditimin për ligjshmëri­në në kryerjen e procedurav­e të legalizmit të objekteve informale. Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish-drejtorëve dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrue­s, që kanë konsumuar elementë të veprës penale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania