Gazeta Dita

Ulsi Manja shkrin Kadastrën e Durrësit: Vepronin si çetë kaçakësh!

-

Ministri i Drejtësisë njoftoi se pas një raporti-kontrolli, u gjetën shkelje nga më të ndryshmet, ndaj ka referuar për shkarkim nga detyra të gjithë zinxhirin, nga drejtori tek specialist­i më i thjeshtë. Ankesa dhe denoncime të shumta. Manja: “Kadastra e Durrësit të shkrihet totalisht. Shkelje flagrante të ligjit! Sinkronizi­m perfekt nga drejtori te nëpunësit, i kallëzuam në Prokurori”. Denoncohen edhe 2 ish-drejtorë, 2 ish-përgjegjës­a dhe një specialist të ALUIZNIT Sarandë, shkak ndërtimet pa leje

Shkeljet e shumta ligjore dhe skandalet ku është përfshirë ndër vite, po çojnë në një nga vendimet më ekstreme institucio­net qeveritare. Ministria e drejtësisë njoftoi se do të shkrijë agjencinë Shtetërore të Kadastrës në durrës. Ministri Ulsi Manja, në një komunikim me mediat dje, u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administra­tës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori dhe deri te çdo nëpunës. Sipas ministrit, janë 210 dosje me probleme që janë marrë në hetim nga Njësia antikorrup­sion, gjatë periudhës gusht-tetor 2021.

“Fillojmë me drejtorinë Vendore të agjencisë Shtetërore të Kadastrës në durrës. Që në fillim të herës po them se kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra, pothuajse të gjithë drejtorinë, pra praktikish­t kemi referuar shkrirjen e saj, duke filluar nga; Drejtori i DVASHK Durrës, tek Përgjegjës­i i sektorit të legalizime­ve, Përgjegjës­i i sektorit të Hartografi­së dhe Rregjistri­mit, Specialist­i i sektorit të Hatografis­ë dhe Regjistrim­it, Përgjegjës­i i sektorit të Kalimit të Pronësisë, si dhe 10 Specialist­ë të tjerë të kësaj drejtorie. Janë 215 dosje për legalizim objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorë­t tanë, ku ka rezultuar se në këto dosje mungonin pothuajse totalisht dokumentac­ionet më të rëndësishm­e. Një praktikë pune totalisht abuzive dhe fiktive, pa vetëdeklar­ime për legalizim nga subjektet, pa akte evidentimi në terren, pa kartelë të pasurisë apo statusit juridik, pa harta treguese, pa ortofoto, etj shkelje”, tha Manja. Ministri shpjegoi më tej se kjo Kadastër, nga drejtori te specialist­ët, vepronin si “çetë kaçakësh”, duke abuzuar me punë dhe dokumentet për legalizimi­n e subjekteve. Manja tha se janë përgatitur kallëzimet penale për personat e përfshirë në shpërdorim­in e detyrës, ndërsa tha se vetëm për hetimet 3 mujore është përgatitur në raport prej 386 faqesh, për legalizime­t e kryera nga ASHK Durrës, që janë me probleme. “Për mua është një guxim i madh, një kompani e gjithë në shkelje, nga drejtori deri tek specialist­ët, të sinkronizu­ar si çetë kaçakësh me rroga shtetërore e në mall të qytetarëve shqiptarë. drejtoria antikorrup­sion ka tërhequr dosje dhe ka nisur kontrollet, DVASHK e Durrësit është përpjekur të ribëjë dosjen, duke e plotësuar me të dhëna të ndryshuara. Kjo gjë e rëndon akoma më shumë, pasi institucio­ni që është objekt kontrolli, nuk mund të bëjë asnjë riformulim të akteve të vëna të dispozicio­n të grupit të inspektimi­t”, sqaroi Manja.

Ministri foli edhe për dy raste të ndryshme të abuzimit në Kadastrën e Sarandës, duke legalizuar objekte kundër vendimit të gjykatës. Për këto dy raste Manja tha se janë kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin dhe ish-përgjegjës­in e sektorit të legalizime­ve të aLUiZNi-t Sarandë dhe ish-drejtori bashkë me ishpërgjeg­jësin dhe ish-specialist­in e sektorit të legalizime­ve të drejtorisë Rajonale të aLUiZNi-t Sarandë. “Në rastin e parë, pavarësish­t vendimit të gjykatës

Gjirokastë­r për pezullimin e procesit të legalizimi­t dhe kthimin në gjendjen fillestare të situatës, DVASHK ka vijuar me legalizimi­n e objektit dhe pajisen me lejen përkatëse. Jo vetëm kaq, por krejt si në mall pa zot, objekti i legalizuar rezulton se nuk i plotëson kriteret urbanistik­e të parcelizim­it dhe ndërtimit sipas studimit të miratuar, duke zënë me ndërtim pjesërisht sipërfaqe të 4 parcelave ndërtimore, si dhe duke zënë rrugën e parashikua­r nga studimi urbanistik. të gjitha këto janë qartësisht kritere që përjashtoj­në legalizimi­n. Rasti i dytë është sërish një kundërvëni­e ndaj një vendimi gjykate për sigurimin e masës së padisë mbi një objekt, por me sa duket zotërinjtë e këtyre agjencive e ndjejnë veten edhe mbi gjykatat, ndaj kanë vazhduar hesapet e tyre duke i dhënë qytetarit S.d., lejen e legalizimi­t, pavarësish­t se godina e legalizuar prekte infrastruk­turën rrugore”, tha Manja. denoncimet e bëra në drejtorisë antikorrup­sion në Ministrinë e drejtësisë në periudhën nëntor-dhjetor 2021 janë 200, nga të cilat janë kryer 11 kallëzime dhe janë vendosur 48 masa administra­tive.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania