Gazeta Dita

Vrau për gjakun e babait, 17-vjeçari nuk pendohet dhe thotë se shkak ishte drejtësia e munguar. Talent në pikturë, s’i tregoi askujt për krimin

-

Detaje të reja zbulohen nga profili i të miturit që mori gjakun e babait të vrarë, kur ai ishte vetëm 4 vjeç, duke ekzekutuar të hënën në mesditë, vëllanë e autorit të krimit të ndodhur 13 vite më parë, në Manati të Lezhës. Florian Pervathi qëlloi me katër plumba të një pistolete me mulli, 65-vjeçarin Lek Lekgjonajn. 17-vjeçari gjatë marrjes në pyetje nuk është shprehur i penduar, por ka theksuar se i është dashur të vërë nderin e familjes në vend, pas tragjedisë së shumfishtë që preku familjen si pasojë e krimit të ndodhur, por edhe plagës që i shkaktoi drejtësia e munguar. Adoleshent­i ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij. Në rrethanat kur autori bëri vetëm 7 vite nga 10 që dha gjykata për vrasjen, i mituri ka thënë se është ndjerë i detyruar të bëjë vetëgjyqës­i. Vrasësi i babait të tij pas lirimit është larguar nga Shqipëria dhe Floriani ka shpjeguar se i duhej të merrte gjak te i vëllai. I mituri shpjegoi se ditën që humbi babanë, Gjon përvathi, më 2009, që ia ekzekutoi Ndue Lekgjonaj në pritë, ka humbur edhe nënën, e cila u vetëhelmua pas lajmit të hidhur. Po kështu atë ditë autori i krimit i aksidentoi edhe të vëllanë, kurse Prokuroria dhe Gjykata kërkuan dënimin minimal. Sherri mes familjeve nisi për motive pronësie. Policia po përpiqet të mësojë se ku e gjeti armën adoleshent­i. Pas mbërritjes së polici dhe vetëdorëzi­mit të tij ai ka treguar të gjithë ngjarjen. Duket se gjithçka e kishte planifikua­r, por 17-vjeçari s’i ka treguar askujt. Ditën e hënë, e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina, e ka vrarë. I mituri do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëv­e, pasi gjendja e tij është tepër e rënduar, para se të dalë në Gjykatë për masë sigurie. Dëshmitë e banorëve dhe bashkëmosh­atarëve mëson se Floriani ishte shumë i qetë dhe kishte pasion pikturën. Sipas tyre ai asnjëherë nuk është shprehur se do të hakmerrej për babanë. Në rrjetin social gjen edhe piktura të adoleshent­it, ku spikat talenti i tij i veçantë në portrete. Por sipas specialist­ëve, nëse drejtësia do kishte vepruar sipas Kodit Penal 13 vite më parë, atëherë kjo tragjedi e shumfishtë mund të ishte shmangur dhe një i mitur nuk do ishte përfshirë nga plaga e gjakmarrje­s. Rezulton në dosjen proceduria­le se prokurori Agim Dalipi, i cili sot është i shkarkuar nga Vettingu, kërkoi një dënim minimal për vrasësin Ndue Lekgjonaj, duke kërkuar 12 vite izolim dhe përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg. Por gjyqtarja e Lezhës, Gentiana Muçaj e ka ulur edhe më tej këtë dënim, duke vendosur 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar ka zbritur në 7 vite. Ky verdikt rriti pakënaqësi­në dhe ndjenjën e vetëgjyqës­isë tek i mituri, duke nxitur edhe gjakmarrje­n.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania