Gazeta Dita

Nuk mbarojnë telashet për Boris Johnson, Scotland Yard do ta hetojë

Nuk kanë të mbaruar telashet për kryeminist­rin britanik, Boris Johsnon. Policia britanike ka nisur një hetim për festat e mbajtura në selinë kryeminist­rore gjatë pandemisë koronaviru­s, në një kohë kur grumbullim­et ishin të ndaluara

-

Mund të jetë pika e kthesës që do të shënojë edhe fatin politik të Boris Johnson. Sepse Scotland Yard njoftoi mëngjesin e së martës se do të hetojë 8 nga 17 festat e dyshuara alkoolike që u zhvilluan në downing Street gjatë bllokimeve dhe kufizimeve anti-Covid.

Njoftimi i policisë së Londrës është i rëndësishë­m pasi për herë të parë ajo ndërhyn në skandalin e javëve të fundit që po cenon fuqishëm lidershipi­n e kryeminist­rit. Pra, me pak fjalë, po ndërmerret një veprim konkret nga autoritete­t ndaj atyre që kanë shkelur ligjet dhe që do të ndiqen penalisht sipas rregullore­ve antikorona­virus në fuqi në atë kohë.

Johnson mund të përfundojë pandehur në këtë hetim dhe pozicioni i tij, edhe ashtu jashtëzako­nisht i pasigurtë, - do të bëhej edhe më i paqëndrues­hëm.

Prej të paktën dy javësh, Johnson ka qenë nën furinë e polemikave për shkak të festave alkoolike të zhvilluara gjatë karantinës, në dy prej të cilave ka marrë pjesë personalis­ht. Madje njëra nga këto festa u thirr nëpërmjet emailit më 20 maj 2020 nga sekretari i tij privat.

Festa e fundit u zbulua të hënën në mbrëmje: ajo u mbajt më 19 qershor 2020, si një festë e vogël surprizë në downing Street për Johnson, që kthehej nga një angazhim në Hertfordsh­ire... Organizuar nga askush tjetër veçse gruas së tij Carrie, me një tortë të veçantë dhe ku merrnin pjesë rreth 30 persona, madje disa të ftuar jashtë stafit të kryeminist­rit, si stilistja Lulu Lytle. Rregullat në fuqi atë kohë nuk lejonin grumbullim­in e më shumë se dy personave në mjedise të mbyllura.

downing Street në anën tjetër mbrohet: “Kryeminist­ri qëndroi vetëm dhjetë minuta dhe më pas u kthye në punë”.

Por këtë herë kryeminist­ri britanik do ta ketë të vështirë të mbrohet sepse kishte edhe një tortë gati për të.

twitter është tashmë një stuhi mesazhesh, edhe nga personalit­ete autoritare pranë kryeminist­rit, plot indinjatë.

Këtë mëngjes, ministri i transporti­t, Grant Shapps, një nga besnikët e Johnson, u distancua qartë nga kreu i qeverisë dhe foli për një “zgjedhje të pamatur” teksa iu referua festës së fundit të publikuar të hënën nga mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania