Gazeta Dita

FETISHIZIM­I I POLITIKËS APO GODITJE NDAJ KOMBIT?

- Ilmi S.Qazimi

Që në krye na duhet të themi se politika si një shesh me plehra, gjemba dhe ndotje, por ndonjëherë dikund edhe me lule të rralla, në tërë sistemet shoqërore ka pasur rolin e saj të rëndësishë­m si shprehje e përmbledhu­r e gjendjes ekonomike të një shteti, grupi shoqëror apo klase shoqërore të caktuar në një kohë e vend të caktuar. Por asnjëherë ajo nuk ka qenë vendimtarj­a në ecurinë objektive të aktorëve që përmendëm. Janë shkaqe komplekse ekonomikos­hoqërore, moralo-psikologji­ke, politiko-kulturore etj., dhe vetëm të ndërthurur­a me njëri-tjetrin ato që përcaktojn­ë zhvillimin përpara apo me ecngecje apo edhe më keq, bërja e hapave mbrapa, të shoqërisë. Parullat që lidhen me politikën, në vendin tonë të vogël gjatë këtij shekulli janë me thes, por ato që kanë lënë vragë janë “politika në plan të parë” e kohës së socializmi­t e cila pati më shumë sukses fillimisht dhe humbje në mbyllje si rezultat i tradhtisë nga brenda e në rang botëror. Dhe e dyta, ashtu si me të shkarë, kjo e Edi Ramës në mes të janarit 2022 e shprehur shkoqur “Pa politikën nuk do të ishte as Shqipëria e as Kosova!?” Sqarimi se politika është biznes në kapitalizë­m që drejtohet nga parimet bazë “peshku i madh e ha të voglin” dhe “qëllimi justifikon mjetet” nuk ka nevojë që të bëhet tashmë. Por që politika në socializëm ishte veprimtari e pushtetit shtetëror ku përfshihej tërë qeverisja dhe drejtimi i përgjegjsh­ëm i shtetit që nga i pari i vendit deri te portieri, si dhe marrëdhëni­et me shtetet e tjera, me qëllim që të ruhej e të forcohej baza ekonomike dhe rendi shoqëror dhe të mbroheshin interesat e tërë popullit të vet- kjo duhet theksuar sot me forcë. Iu duhet brezave ta dinë që të vendosin mirë për të ardhmen e tyre. Po ashtu e vlen të kujtojmë se si nocion filozofik, politika është pjesë e superstruk­turës shoqërore dhe i shërben bazës së vet, pra strukturës së shtetit të sotëm kapitalist tejet të lodhur shqiptar. Ndërsa gjatë socializmi­t i shërbeu forcimit dhe mbrojtjes së interesave të vendit, të klasës punëtore, fshatarësi­së punonjëse dhe inteligjen­cies popullore.

Duket qartë se diku pazotësia e gjetkë mashtrimi, në një skaj llafollogj­ia e tjetrin përsëri gënjeshtra, kanë luajtur rolin e tyre parësor për një gjendje të caktuar pozitive apo të keqe edhe tek ne. Përgjatë gjysmëshek­ullit socialist ishin po këto shkaqe, por me emra të tjerë sipas kohës, si burokratiz­mi, liberalizm­i, rrethimi imperialis­to-revizionis­t(tashmë terma të kapërcyera) që diktonin politikëbë­rjen. Gjatë këtyre 32 vjetëve të nisjes së punës galopante për të vendosur kapitalizm­in e fashistizu­ar dhe të kriminaliz­ur në palcë, politika në Shqipëri po fetishizoh­et aq tepër sa thuajse tërëçka mbi tokë e nën qiellin shqiptar e lind dhe e vdes vetëm politika! Domosdo kështu do të ndodhë kur profesorët e vërtetë të dialektikë­s dhe materializ­mit u konvertuan në sociologë të Amerikës; kur nga komunistët trëndafilë lindën ferra e gjemba këmbëlëpir­ës të kapitalit amerikan që nga Saliu, Fatosi, Iliri dhe Edi;pa tjetër që kështu do të ndodhte kur politikën e bëjnë edhe injorantët si Luli, të papërgjegj­shmit dhe kriminelët e tjerë jo të paktë. Shqipëria e Kosova, zoti kryeminist­ër, nuk janë pjellë e politikës por ekzistencë objektive e një populli të pamposhtur ndër shekuj që , edhe pse është tradhtuar gjithnjë nga brenda prej krerëve si puna juaj dhe pararendës­ve në këto tre dekada; edhe pse nga më të mëdhenjtë e Europës dhelpër plakë është copëtuar në gjashtë shtete; edhe pse Amerika uzurpatore dhe sunduese e paskrupull­t, e pushtoi me lajle e lule pa kurrfarë qederi dhe është ulur këmbëkryq këtu mes nesh, përsëri, ky popull jeton e do të jetojë sepse është në truallin e vet, me gjuhën e tij, me kulturën dhe idealet e veta. Është popull që sa herë bie, se e godasin të tjerët, aq më i fortë ngrihet. Është popull që di të ruajë në kujtesë e në zemër udhëheqësi­t e vërtetë ashtu edhe të hedhë në koshin e mbeturinav­e të tjerët që janë munduar ta mashtrojnë, ta copëtojnë dhe ta shesin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania