Gazeta Dita

Lufta për “Eldoradon” e kromit mes dy familjeve, 4 të akuzuar për atentatin e dështuar të vitit 2020

-

Më shumë se një vit nga atentati i dështuar në dibër, si pasojë e luftës së egër për bizneset dhe territoret e kromit në këtë zonë, Policia vendore njoftoi se finalizoi operacioni­n e koduar “Liqeni i Zi”. Në burg për përleshjen e armatosur të 20 nëntorit 2020, kanë përfunduar 3 persona të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në “arrest shtëpie”. Më konkretish­t, arrest me burg është caktuar për; Shaqir tollja, Erlind tollja dhe Loraldo Lika, ndërsa për aleksandër algerin është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë-Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për kromin, Shaqir tollja me kushëririn e tij Erlind tollja, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre, janë përplasur me armë zjarri me Besmir Zenelin dhe Aleksandër Algerin. Familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromi­t në tërnovë, e cila është në pronësi të familjes tollja. dy vite më parë autori i atentatit, Besmir Zeneli ka rrahur djalin e Shaqirt, 15-vjeçar. Gjatë atentatit të dy viteve më parë, autori ka ndjekur makinën e Erlind tollës, ku dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj Erlind dhe Shaqir tollës, kushërinj mes tyre. dy personat, shënjestër të këtij atentati, u shoqëruan për të dhënë dëshminë pranë grupit hetimor. Shaqir tollja, i cili i shpëtoi atentatit, tha pas sulmit në media atëkohë, se Besmir Zeneli e ka rrahur më parë atë dhe djalin e tij 15-vjeçar dhe pas denoncimit në polici nuk është bërë asgjë, pasi dyshonte se e mbronte shefi i komisariat­it.

«Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjt­ë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshm­e. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferrokromi­t është aktualisht e mbyllur, por më parë ka qenë në bashkëpron­ësi mes Zenelit dhe kushërinjv­e të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë”, tha tollja. Policia e dibrës deklaron se personat në fjalë akuzohen për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë, “mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Edhe pse në këtë ngjarje tolljat janë shënjestra e sulmit, dyshohet se janë kundërpërg­jigjur me armë pa leje ndaj autorëve, në vetëmbrojt­je.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania