Gazeta Dita

Debati BashaBeris­ha për Bashkinë e Shkodrës, nga anon peshorja?

-

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për PD-në, deputeti Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë para shpalljes së kandidatur­ave zyrtare për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme, ndër to edhe Shkodra.

Dorëheqja e tij lidhet direkt me përplasjet e brendshme në parti Basha-Berisha dhe faktin se këto ditë nga PD-ja do të kemi dy kandidatur­a paralele për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

“Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimev­e në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje. PD po kalon momente të vështira, por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku. Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë. Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkim­in. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësue­s dhe deputet i Partisë Demokratik­e dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të

Shkodrës e në veçanti të mbështetës­ve tradiciona­lë e historikë të së djathtës”, shkruan Bushati.

Ai nuk fut në listën e njerëzve që do t’i falenderoj­ë nominalish­t Lulzim Bashën dhe nënvizon me shpoti ndër radhë se, “asnjë post, përgjegjës­i e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit”.

“Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta”, shkruan Bushati

Helidon Bushati mori 6743 vota për Shkodrën dhe ky qark u fut në listën e bashkive me rezultat pozitiv nga PD-ja në zgjedhjet e 25 Prillit.

Dorëheqja e fundit e Bushatit lidhet edhe më një të vërtetë të dukshme ku kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi është rreshtuar në krah të Sali Berishës, dhe bashkë me të edhe figura me peshë politike në qarkun e Shkodrës si Lorenc Luka apo Bardh Spahia i cili zgjedhjet e fundit parlamenta­re edhe pse nuk theu dot herësin për tu futur në Kuvend mori 7219 vota.

Bashkia e Shkodrës është bastion i PDse dhe konflikti i fundit në parti mund të rrezikojë jo pak në zgjedhjet e 6 marsit, ku ka rëndësi edhe një votë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania