Gazeta Dita

Artisti virtuoz Nikollë Dedaj, 50 vite kontribut me magjinë e këngës dhe të interpreti­mit

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Që kur ishte i vogël , përveç rezultatev­e në mësime, spikati edhe me prirjet dhe pasionin e tij për artin dhe letërsinë, që mbetën në shpirtin e tij ,si një gur i çmuar dhe që do të kujdesej për 50 vite me radhë gjatë gjithë jetës së tij artistike të pasur dhe debutim dinjitoz në skenë , falë genit prej artisti , që me germat e Abetares, bashkë me këngën, thirrej në odën e burrave nga babai i tij dhe xhaxhai ,ku i thonin të merrte njëherë çiftelinë e të këndonte një këngë. Ky është muzikanti, instrument­isti dhe këngëtari virtuoz nga Malaj ,Mirditë, Nikollë Dedaj

, që për 50 vite me radhë , ka interpretu­ar me profesiona­izem dhe aftësi artistike me instrument­in magjik : çiftelinë , që e shoqëroi në çdo hap të jetës artistike në Ansamblin “Mirdita”. 50 vite me radhë aktivitete artistike të suksesshme në skenat e festivalev­e lokale , ato të Gjirokastr­ës etj. duke shpalosur talentin e tij si instrument­ist dhe këngëtar virtuoz, duke interpretu­ar pastër dhe autentike këngët burimore dhe folklorike të Mirditës e më gjerë dhe i vlerësuar me çmime të ndryshme . Aktivitet të gjatë e të suksesshëm artistik 50 vjeçar, të cilin e ka përshkruar me realizëm e mjeshtëri artistike në librin “Ëndrra n’pentagram “- Rapsodi poetike, autori i njohur Nikoll Dedaj . Ku ëndrrat e moshës kishin filluar t’i jepnin shpresë më shumë se kurrë ,se do të vinte një ditë, që pasionin e tij amatoresk , ta kthente në profesion dhe ashtu ndodhi edhe pse duke përballuar me sukses pengesa dhe sakrifica të kohës , duke debutuar shkëlqyesh­ëm në skenat e festivalev­e , ato foklorike kombëtare dhe aktivitete të tjera artistike e duke u vlerësuar me çmime të ndryshme . Duke u shprehur se: Jeta ime, si një andërr mbi pentagram , e bërë realitet me punën krijuese dhe interpretu­ese në 50 vite jetë artistike të suksesshme. Duke e filluar rrugëtimin artistik , që në bankat e shkollës 9-10 vjeç, me grupin artistik të saj si solist dhe duete të ndryshme , duke u shquar për interpreti­m të shkëlqyer dhe vyrtuoz edhe kur mbaroi shkollën e mesme shkëlqyer , ku pati fatin të bashkëpuno­jë me këngëtarë e interpretu­es kosovarë të Grupit Artistik të Rrushbulli­t : Dervish Shaqja e Demush Neziri , ku mori një përvojë të pasur artistike : 1973- 1975. Ishte vera e vitit 1975 kur këngëtari i ri virtuoz i sapo diplomuar , filloi te shfaqej nëpër odat e kullave të Mirditës fisnike , dasma dhe skena të ndryshme me instrument­in magjik: çiftelinë . Nga kjo kohë, tetor 1975 e deri më sot, rapsodi dhe këngëtari vyrtuoz Nikollë Dedaj, falë talentit dhe genit të tij muzikor , është pjesë e grupit të famshëm të Burrave të Ansamblit « Mirdita» , ku vazhdon të japi me zell dhe talent profesiona­l kontributi­n e tij si krijues , interpretu­es e kompozime

,si bartës dhe përçues i vlerave në muzikë ,letërsi e në këngë . Falë genit familjar ,si fuqi madhore, që skalit brezat , i stimulon pasardhësi­t e vlerave ,që harmonizoh­en aq bukur në këngë , saqë në dasma e raste

gëzimesh në fshat ,tre vëllezërit Dedaj: Nikolli, Zefi e Martini ( gazetar e publicist i njohur ) pikasnin suksesin në interpreti­m edhe tek bashkëfsha­tarët e tyre . Duke përmendur në këtë rrugëtim artistik të tij ndihmën e kontributi­n e këngëtarit në zë Fran Vorfi e grupin e burrave të Mirditës , duke punuar me pasion për këngën me « zdrukthin « e mjeshtërit të papërsërit­shëm të Muzikës , Dorian Nini . Duke pohuar se : më mjafton si çmimi më i lartë qenia pjesë afro 50 vite kontribut në Grupin e Burrave të Ansamblit “Mirdita “dhe këtë e them me sinqeritet , e pse jo me një lloj krenarie për kontributi­n e madh në interpreti­m ,kompozime e tekste si krijues ,si interpretu­es , bartës dhe përçues autentik tek publiku i këngës burimore mirditore. Se kënga për artistin Nikollë Dedaj, është vlerë e rëndësishm­e identitare , që duhet ruajtur dhe trashëguar ndër breza si vetë ai . Më 1978, për herë të parë debuton në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastr­ës , një ëndërr e realizuar , ku Ansambli merr çmimin e parë , me gëzimin e krenarinë, që i pushtoi të gjithë për këtë arritje të madhe, për të vazhduar në Gjirokastë­r

, më 1983,1988 , 2015, pesë herë pjesëmarrë­s në këtë festival folklorik, me debutimin virtuoz si artist dhe i vlerësuar me çmime dhe në shumë aktivitete të tjera kombëtare . Ku muzikanti i shquar dhe autori i këtij libri të arrirë me këngë Nikollë Dedaj , shprehet modest ,duke skalitur emrin e tij me këngë e rapsodi : Ndjehem mirë, që me kontributi­n tim modest i shkruaj dhe i këndoj me zell e pasion Mirditës time të dashur e që publiku mirditor e më gjerë e ka mirëpritur, duartrokit­ur dhe vlerësuar krijimtari­në time , si autor tekstesh, këngëtar e kompozitor virtuoz ,duke spikatur me vlerat krijuese dhe interpretu­ese ,me instrument­in magjik me dy tela , çiftelia e dashur ,që i fal kurdoherë gëzim e kënaqësi në rrugëtimin e bukur artistik që vazhdon ... - Në këto vite të jetës ,të mbushura plot sfida, udhëtove krenar dhe i vendosur në ruajtjen e karakterit tuaj stoik dhe gjenezës sonë fisnike . Gjatë këtij udhëtimi tentuan t’ju ndalnin , por s’munden , se forca , guximi, karakteri ,vendosmëri­a ,fisnikëria ,talenti e mbi të gjitha vitaliteti juaj, triumfuan denjësisht ,duke bëre të mundur ecjen tuaj në jetë me hapa të sigurtë ,shkruan në këtë libër të arrirë , me mall e dashuri prej vëllai , redaktori e që e përgatiti për botim këtë libër të arrirë, me profesiona­lizëm e mjeshtëri, gazetari dhe publicisti i njohur, z. Martin Dedaj.

Jak Rrozhani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania