Gazeta Dita

ÇDO ZGJEDHJE ELEKTORALE ËSHTË NJË TEST POLITIK

-

Nuk e kuptova prononcimi­n në “zbulimin” e madh të Bylykbashi­t, se 6 Marsi është i tillë. Nuk besoj se ka njeri në planet që nuk e di këtë si aksiomë të pakundërsh­tueshme. Problemi i vërtetë i anëtarit të rithemelim­it a rikrijimit të PD-së, nuk është testi brenda partisë, por shkatërrim­i, apo rrezik asgjësimi i saj si faktor politik. E reja lind nëpërmjet dhimbjes. Sigurisht lufta pa fre mes dy grupimeve të së njëjtës parti për fronin e saj është asgjësuese, por e mira qëndron pikërisht në atë që përmenda më sipër. Lindjes së diçkaje të re e jashtë rutinës të sundimit absolut të kryetarëve. Sigurisht PD-ja është në ditët më të vështira të saj qysh nga lindja, por duhej të ndodhte. Nuk mund të ketë sukses një parti që ka në krye një vegël të emëruar e jo të merituar. Basha ishte një i këtillë dhe siç e dimë që të gjithë, bile edhe më të paditurit, atë e vuri në fron si një kavie laboratori vetëm e vetëm Saliu, pas humbjes shokuese të 2013-tës, kur kishte gjithçka në dorë, e në të gjitha pushtetet. Demonizmi i tij nuk arriti të shkojë deri në fund për meritë të SH.B.A.-së, që e damkosi me atë vulë turpi që shqiptarët nuk arritën ta kryenin për njëmijë e një arsye. Tashmë Oerdi s,ka çfarë kërkon më nga një ish parti. Tek “Ndëshkimet” e Viktor Hygoi, pas rënies së revolucion­it të “Marsejezës”, e kur në pushtet hipi një Burbon, u shpreh se nuk qante më për Francën, pasi ajo nuk ishte më. Ai ishte i internuar në ishullin Xhersej aso kohe. Edhe Bylykbashë­t nuk kanë pse e qajnë atë që nuk është më e që e mbytën me duart e tyre. PD-ja lindi si parti e shpresës për liri e demokraci funksional­e tek një popull që kishte shekuj nën sisteme e regjime shtypëse e sunduese. Babëzia e shfrenuar për pushtet e parà, bëri të paimagjinu­eshmen. Asgjësoi një simbol e një pikë referimi shprese e besimi tek qytetarët shqiptarë, duke mbetur vetëm me disa emra të zhvlerësua­r maksimalis­ht, si relike të një aspirate të dikurshme shqiptare. Le t’i gëzojnë emrat, por pa njerëz e pa popull, që dikur i besonte si zotit. Turpi e faqja e zezë u mbetet në derë deri sa të sikterrise­n nga skenat politike e publike. Tentativat e zhurmshme të Berishës, nuk sjellin asgjë ligjore. Rrumpallat e tij janë në fazë kalbëzimi si vetë figura e dekompozua­r e ish kryetarit. Çdo e keqe ka edhe të mirën shoqëruese. Së paku leksionin e duhur. Skënder Drini tek “Shembja e idhujve”, përcakton se idhullizim­et fshehin metafizikë­n brenda tyre. Pikërisht ku misticizëm (të besosh verbazi diku), është ajo që na ka munduar qysh nga bajraktari­zmi i vonshëm. Idhujt janë të nevojshëm aq sa veprojnë mirë. Në të kundërt, thefshin qafën një orë e më parë!

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania