Gazeta Dita

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, 25 vite burgim për Blendi Tetën

-

Përfundon procesi për të pandehurin e parë, të atentatit të bujshëm të vitit 2019 te “Xhamlliku”. Teta mohoi përfshirje­n, por tabulatet telefonike zbuluan se ishte vëzhguesi i lëvizjeve të ish-efektivit dhe sinjalizoi të tjerët. Përgjegjës­ia për krimin iu vesh “Klanit Duka”, që vepron në aksin Tiranë-Vlorë, motiv hakmarrja dhe lufta për territorin dhe kontrollin e narkotrafi­kut. Ende 8 persona të tjerë në kërkim

Gjykata e Posaçme dënoi me njëçerek shekulli burgim të pandehurin e parë për atentatin ku mbeti i vrarë ish-polici Santiago Malko. Procesi u mbyll pothuajse tre vite pas ngjarjes dhe nisjes së hetimeve, teksa i akuzuari Blendi teta, i arrestuar pak javë pas ngjarjes, nuk e ka pranuar asnjëherë bashkëpuni­min në krim me organizatë­n “duka”. Gjykata pranoi provat e SPaK dhe shpalli fajtor tetën, duke e dënuar përfundimi­sht me 25 vite izolim ditën e djeshme, që nis që nga momenti i ndalimit të të pandehurit. Pretendime­t e tetës se nuk është i përfshirë në krim, janë hedhur poshtë nga gjykata, pasi si provë e fortë janë tabulatet telefonike, prezenca e tij në vendngjarj­e dhe disa fakte analizash të adN-së.

Në këto përgjime telefonike është vërtetuar se teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos, me qëllim që të gjendej një moment i përshtatsh­ëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë, të shpallur që prej një viti në kërkim, të cilësuar si pjesë e një grupi të fuqishëm narkotrafi­ku në Shqipëri dhe jashtë saj, i njohur si “Klani duka”, me bazë kryesore aksin Vlorë-tiranë. E më konkretish­t; vëllezërit Leonard duka dhe Erlis duka, ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni (doqja), dritan agaj, aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica, te cilët janë ndarë në gjykim nga teta.

Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në zonën e “Xhamllikut” u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko. Viktima, një ish-punonjës policie i larguar nga detyra, pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritete­t, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, në aksin tiranë-Vlorë, për shkak të aktivitete­ve të paligjshme. Emri i tij do të dilte në skenë në muajin tetor të vitit 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Pista kryesore për atentatin ka qenë hakmarrja, por edhe larja e hesapeve për prishje të pazareve të drogës dhe lufta për territor dhe kontroll të biznesit ilegal.

Malko shikohej si rival në këtë çështje dhe duket se grupi kundërshta­r ka planifikua­r prej kohësh ndjekjen dhe eleminimin e tij. ditën e ngjarjes, organizata ka drekuar e gjitha në një restorant të njohur në afërsi të zonës së dajtit.

 ?? ?? Santiago Malko
Santiago Malko
 ?? ?? Blendi Teta
Blendi Teta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania