Gazeta Dita

Vrasja për gjakmarrje, 17-vjeçari s’tregon kush ia dha pistoletën me mulli: Isha pajisur me armë prej 1 viti!

-

i mituri Florian Përvathi e kishte ideuar prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij, Lek Lekgjonaj, me të cilin pinte kafe në të njëjtin lokal çdo ditë dhe nuk kishte dhënë asnjë sinjal apo indicio armiqësie të dukshme për të tjerët, se do të merrte gjakun e babait. detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje, që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës. 17-vjeçari ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë zjarri, pistoletë me mulli, prej të paktën një viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoletën. Referuar raportit të policisë, i cili tashmë i është përcjellë edhe Prokuroris­ë për hetime të thelluara, rezulton se Përvathi, menjëherë pas ngjarjes, ka shkuar tek zyra informacio­nit në Komisariat­in e Policisë Lezhë, ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizu­ar e në gjendje të rënduar psikologji­ke, ka thënë se kishte qëlluar me armë. Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vete, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. aty gjetën të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në vitin 2009 pas sherrit për pronësi, kush Floriani ishte vetëm 4-vjeç. Viktima ishte qëlluar me 4 plumba. Pasi blutë konstatuan çfarë kishte ndodhur, prangosen menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambjentet e Komisariat­it të Policisë Lezhë, aty ku po qëndron tashmë që prej ditës së hënë.

Florian Përvathi e kishte ruajtur shënjestrë­n prej gati një jave, e ndërsa për planin e tij nuk e ka ditur askush tjetër, madje as familjarët. Nga sa mësohet, nga kontaktet me banorët e lagjes, autori dhe viktima Lek Lekgjonaj, janë parë duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal në lagje, por nuk kanë shfaqur shenja armiqësie. dje Prokuroria dërgoi dosjen për masë sigurie në Gjykatë, ku kërkon “arrest me burg”, teksa i mituri e ka pranuar autorësinë, për veprat penale vrasja me paramendim me motiv gjakmarrje­n dhe armëmbajtj­e pa leje. Por i dyshuari mohon të tregojë se kush ia dha armën, e cila ka kaluar për ekspertim balistik, nëse është përdorur edhe në krime të tjera. Përvathi u pyet disa herë për shkak të gjendjes së traumatizu­ar, teksa nuk shprehu pendesë dhe tha se veproi për të vënë drejtësinë dhe nderin në vend, pasi vrasësi i babait të tij u dënua vetëm me 7 vite burgim nga Gjykata dhe më pas u lirua. Pas lirimit u largua jashtë vendit dhe i mituri ka gjetur si shënjestër të vëllanë. Më tej ka treguar se për shkak të veprimit të autorit, përveç babait humbi edhe nënën në të njëjtën ditë të zezë, e cila u vetëhelmua, kurse i vëllai u aksidentua me makinë po nga Lekgjonaj në të njëjtën ditë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania