Gazeta Dita

Nano: Punoni më shumë për goditjen e grupeve kriminale! Zero tolerancë ndaj atyre që shpërdoroj­në detyrën. Porositë për vitin 2022

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mori pjesë dje në analizën vjetore të Policisë së Shkodrës. Kryepolici kërkoi më tepër angazhim nga strukturat, për të parandalua­r ngjarjet kriminale. Ndër të tjera ka theksuar se s’do ketë asnjë tolerancë për efektivët e policisë që shpërdoroj­në detyrën. “Duhet më tepër punë parandalue­se dhe forcë reaguese ndaj çdo individi/grupi kriminal. Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie, që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhëton parimet dhe kolegët”, tha Nano.

Më tej është ndalur në masat që duhen marrë për vitin 2022, për parandalim­in e kultivimit të kanabisit. “Për këtë puna duhet të fillojë që në këto momente, me marrjen e informacio­neve për personat që përgatiten për të kultivuar bimë narkotike, për goditjen e atyre që fusin fara në mënyrë kontraband­ë dhe i shesin me qëllim kultivimin e tyre, për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, me qëllim parandalim­in e ngjarjeve të rënda, krimin e rrugës, si dhe zgjidhjen në kohë të konfliktev­e, të cilat mund të çojnë në pasoja për jetën e qytetarëve”, theksoi kryepolici. Sakaq, kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar që performanc­a e policisë në komunitet, të rritet akoma më tej dhe punonjësit e policisë t’u ofrojnë një shërbim sa më cilësor qytetarëve dhe të reflektojn­ë një sjellje të denjë për të qenë punonjës policie. “Kjo, për qëllim që të gjithë këta komponentë të bëjnë që qytetarët të besojnë më shumë te Policia, ta mbështesin më shumë Policinë, se bashkërish­t me qytetarët mund të ndërtojmë një ambient më të sigurt për të ardhmen e vendit”, tha ai.

Drejtori i Përgjithsh­ëm është ndalur edhe te masat parandalue­se që duhen marrë në pikat e kalimit kufitar, për parandalim­in e krimeve ndërkufita­re, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike, të kontraband­imit të emigrantëv­e nga vendet e treta dhe të kontraband­ës. Nano ka kërkuar një bashkërend­im të punës midis Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracioni­n, por dhe të agjencive të tjera ligjzbatue­se.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania