Gazeta Dita

Pastrimi i 18,4 mln euro të “cosa nostra”, mbeten në qeli kunati dhe shoferi, rezart taçi ende në kërkim

-

Gjykata e Posaçme refuzoi të lirojë dje nga paraburgim­i shoferin dhe kunatin e ish-bosit të naftës, Rezart taçi, teksa biznesmeni vetë vijon të jetë në kërkim ndërkombët­ar. artur Balla dhe Bledar Lilo kishin bërë kërkesë për zëvëndësim­in e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata rrëzoi pretendime­t, duke vendosur se kushtet juridike nuk kanë ndryshuar ende. Edhe Prokuroria këmbënguli tek lënia në fuqi e masës “arrest me burg”. Kunatin dhe shoferin e ish-bosit të naftës Rezart taçi, SPaK po i heton në cilësinë e të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal të pastrimit të 18,4 milionë eurove. Nga hetimet e SPaK, artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummo, ky i fundit mik i ish-kreut të “Cosa Nostra”, toto Rina dhe ekonomisti­n Fabio Petruzzell­a, të dy të arrestuar në itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transferta­t e parave sipas porosive që u jepte Rezart taçi, i cili është në kërkim nga policia. Këto para sipas SPaK, i përkasin bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo, ndaj të cilit antimafia italiane ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për llogari të këtij hetimi. Kujtojmë se gjatë seancës së fundit në GJKKO, Balla dhe Lilo pretenduan se nuk kanë pasur lidhje me paratë dhe se nuk kanë bërë transferta bankare, por vetëm kanë shoqëruar italianin Francesco Zummo. Këto para do transferoh­eshin fillimisht te “alpha Bank” në tiranë dhe më tej në Malin e Zi dhe në Singapor e HongKong, ku taçi kishte aktivitete sipërmarrë­se. Antimafia italiane kapi në përgjime biseda mes të dyshuarve, që flisnin për operacioni­n ilegal financiar, me qëllim pastrimin e tyre. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo, ndërsa biznesmeni taçi, që besohet se jeton në Milano, do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në kantonin zviceran të ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 milionë euro të Francesco Zummo, e konfiskuar shumë vite para nga gjykata italiane, si të ardhura të “Cosa Nostra”. Kjo shumë ishte liruar më pas dhe hetimi u pezullua, pasi motra e financieri­t Petruzzell­a kishte dosjen hetimore në proces.

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart taçi, kunati i tij artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPaK pas hetimeve disa mujore tre muaj më parë. Hetimet nisën që në muajin qershor 2020, kur u bënë kontaktet e para, madje italianët i kanë kërkuar garanci biznesmeni­t shqiptar dhe ky i fundit ua ka ofruar, por operacioni financiar dështoi. Ndaj Taçit ka masë sigurie arrest me burg në mungesë, kurse kjo është seanca e tretë për shoferin dhe kunatin, që lihen në paraburgim gjatë kësaj kohe dhe u refuzohet kërkesa për lirim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania