Gazeta Dita

Pas dënimit të Luan Dacit, një tjetër anëtar i KPA-së denoncohet nga SPAK për falsifikim dokumentes­h

-

Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ka marrë së fundmi nën hetim, një tjetër anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Burime nga SPAK konfirmojn­ë se nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikim­it të dokumentev­e”, e njëjta me atë që largoi nga detyra dhe dënoi ish-magjistrat­in Luan Daci. Hajdari është kallëzuar penalisht në muajin qershor 2020 nga ish-magjistrat­ët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla, pra në të njëjtën kohë me Dacin. Ish-magjistrat­ët e shkarkuar nga Vettingu apeluan vendimin dhe kërkonin rikthimin në detyrë, me argumentin se anëtari Daci që kishte aprovuar ndëshkimet, ishte me precedentë. Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike, në të trija shkallët. Para Komisionit Ad-Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesioni­n e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite, pasi përvoja tjetër profesiona­le si jurist në Hidrocentr­alin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk përfshihet në grupin e profesione­ve të parashikua­ra në ligj. Denoncuesi­t pretendojn­ë se Hajdari ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesioni­n e avokatit për 17 vite, në një kohë kur nuk mund të punonte jurist në administra­të dhe njëkohësis­ht të ushtronte profesioni­n e avokatit. Denoncuesi­t e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistrua­r për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesioni­n e avokatit, në prill të 2007-ës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania