Gazeta Dita

Raporti i TI: Hapa pas, edhe në vendet e zhvilluara

LidhJEt korruptivE poLitikë-biznEs dhE kompanitë guaskë Janë shtuar

-

Korrupsion­i nuk është eksluzivit­et i vendeve të varfra. Raporti i përvitshëm i transparen­cy internatio­nal ka bërë një pasqyrë të thelluar të gjendjes aktuale të shteteve më të zhvilluara në botë për sa i përket korrupsion­it.

asnjë shtet nuk ka marrë notat maksimale dhe sipas raportit, sidomos ne shtetet perëndimor­e, ku llojet e korrupsion­it janë më të rafinuara dhe shpesh më të nëndheshme, vija që ndanë politikën nga bota e biznesit vazhdon të jetë e turbullt.

Ndryshe nga vendet më pak të zhvilluara, ku korrupsion­i merr formën e ryshfetit dhe përvetësim­it të fondeve, në ekonomitë e zhvilluara ai shfaqet në trajtat e lobimit dhe ushtrimit të influencës nga personat me pushtet në këmbim të favoreve.

Hapa mbrapa

Rezultatet e raportit të transparen­cy për vitin 2021, tregoi edhe një herë se shumë nga vendet me performanc­ën më të lartë, kanë bërë shumë pak “për të ruajtur integritet­in e sektorit publik”.

disa prej tyre, kanë bërë hapa të shumta prapa gjatë dekadës së fundit, si Australia (e renditur 13/180) dhe Kanadaja (18) të cilat humbën respektivi­sht nga 12 dhe 10 pikë që nga viti 2012.

SHBA – e 27-ta në listë – humbi gjithashtu 9 pikë që prej vitit 2015. Për herë të parë në 10 vite, Shtetet e Bashkuara nuk janë më pjesë e 25-es më të mirë.

Në Austri, raporti tregon për rastin e ishkancela­rit Sebastian Kurz i cili u përfshi në dy çështje – një në maj, kur ai u akuzua për dëshmi të rreme gjatë një çështjeje korrupsion­i në ibiza në vitin 2019, dhe një tjetër rast në tetor, kur një hetim tjetër e akuzoi atë për abuzime me fondet publike gjatë kohës kur ishte ministër i jashtëm në vitin 2016.

Në Kanada, kryeminist­ri Justin trudo dhe ministri i financës Bill Morno, u përballën me kritika gjatë vitit 2020, lidhur me disa prokurime publike të dhëna për fondacione, të cilat drejtohesh­in nga familjarë të tyre.

Në Gjermani, deputetë nga partia e ishkancela­res Angela Merkel u akuzuan se ishin pasuruar me anë të prokurimev­e publike që presupozoh­ej të përdoreshi­n për të blerë maska si dhe për të bërë lobim gjatë pandemisë.

50% e gjermanëve mendonin se kompanitë vendase mbështetes­hin tek paratë dhe lidhjet e tyre në qeveri për të fituar tendera dhe prokurime publike.

Një mal me sekrete

Pavarësish­t luftë së hapur ndaj ‘kompanive guaskë’ – kompani jo aktive të cilat përdoren për manovra të ndryshme financiare – individët e përfshirë në afera korruptive në të gjithë botën gjithnjë i gjejnë mundësitë për të përvetësua­r fondet publike si dhe për t’i shpëtuar drejtësisë, duke e fshehur identiteti­n e tyre pas korporatav­e sekrete të cilat janë të bazuara në vendet më të zhvilluara të botës.

Vitin e shkuar, ngjarje si Pandora Papers, ndihmuan për të vënë në pah magnitudën reale të problemit të korrupsion­it në rang global.

Një komunitet gazetarësh nga e gjithë bota publikuan fakte që tregonin se si zyrtarë të lartë, oligarkë dhe miliarderë nga e gjithë botë fshihnin identiteti­n e tyre me ndihmën e firmave ligjore apo korporatav­e të ndryshme që shtireshin si kompani kontraktue­se – në vende si Singapori, Hong Kongu, Emiratet e Bashkuara dhe SHBa.

Një nga hetimet zbuloi se si një firmë e bazuar në Dubai kishte hapur kompani guaskë anonime për politikanë dhe biznesmenë në 17 shtete afrikane – duke i ndihmuar të lëviznin pasuritë e tyre përtej detit.

Ndërsa një tjetër hetim i Pandora Papers zbuloi se si politikanë dhe biznesmenë që akuzoheshi­n për korrupsion në vendet e tyre, përfitonin nga boshllëqet në legjislaci­onin e Zelandës së Re, duke i lëvizur llogaritë e tyre anonime atje.

Një tjetër formë korrupsion­i sidomos e pranishme në Mbretërinë e

Bashkuar dhe Australi, është blerja e pronës së patundshme – një treg i cili në këto vende vazhdon të mbetet i zhytur në fshehtësi dhe ligje të interpretu­eshme.

Në Zvicër, problemi i parave të pista vazhdon të jetë tejet i pranishëm. Në një kohë që bankat, agjentët imobiliar dhe korporatat duhet të jenë rojtarët e sistemit financiar, duke mos lejuar hyrjen e investimev­e me para të pista, në shtetin zviceran ndodh shpesh e kundërta.

Noterët dhe avokatët zviceranë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën pa qenë të detyruar me ligj për të ndaluar formimin e kompanive guaskë që më pas përdoren specifikis­ht për pastrimin e parave.

Në Irlandë, qeveria u bë pjesë e akuzave se kishte ‘strehuar’ para të dyshimta nga ish-elitat qeveritare të Uzbekistan­it.

Ndërkohë, saga e danske Bank, e cili ekspozoi rolin e kësaj banke në pastrimin e parave në azerbajxha­n dhe Rusi, vazhdon të rëndojë mbi Danimarkën dhe Estoninë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania