Gazeta Dita

I ftohti\ Udhëzimet e ISHP-së për kujdesin tek të moshuarit

TË MOSHUARIT DHE FËMIJËT JANË DY NDËR KATEGORITË MË TË RREZIKUARA NGA I FTOHTI. SIPAS UDHËZIMEVE TË INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK

-

Të moshuarit dhe fëmijët janë dy ndër kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti. Sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik nëse nuk tregohet kujdes maksimal, ulja e ndjeshme e temperatur­ave përbën një kërcënim për shëndetin sidomos te të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit më sëmundje kronike, të cilët janë më të prekshëm dhe më në rrezik të marrjes së infeksione­ve. Por edhe më të rinjtë, të shëndetshë­m mund të vuajnë pasoja shëndetëso­re, ndonjëherë edhe të rënda kur ekspozohen ndaj temperatur­ave shumë të ulëta.

Autoritete­t e ISHP-së sqarojnë se disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësoh­en si pasojë e të ftohtit në dimër janë: sëmundjeet e rrugëve të sipërme të frymëmarrj­es që shfaqen me skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite), sëmundjet e rrugëve të poshtme të frymëmarrj­es, si gripi dhe viroza të ndryshme, acarimi i astmës deri në infeksione të mushkërisë, dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë, rritja e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë. Shumë perosna mund të përballen edhe me shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës, probleme të qarkullimi­t të gjakut si: morthi, scleroderm­a, etj, si dhe fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitje­ve në akull, dhe ngrirjet

e ekstremite­teve deri në amputime të tyre. Përkundrej­t rrezikut që i ftohti paraqet në shëndetin kryesisht të të moshuarve, Instituti i Shëndetit Publik jep këshillat dhe udhëzimet për shmangien e ndërlikime­ve që rënia e temperatur­ave mund të shkaktojë tek këto kategori, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. Bëni kujdes dhe njihni shenjat e depresioni­t

Duke ditur shenjat e depresioni­t ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetëso­re në kohë. Shenjat e depresioni­t përfshijnë humbjen e besimit, shmangien nga miqtë dhe të afërmit, dhe humbjen e dëshirës për të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve, leximi i një libri, etj). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi, dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë. Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla.

Kujdesi për dietën ushqimore është i rëndësishë­m

Duhet të dini se duke ngrënë ushqime të shëndetshm­e dhe duke u ekspozuar në diell kur është e mundur, ndihmojmë në shëndetin e kockave. Gjatë përgatitje­ve për stinën e ftohtë, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshm­e, si: qumësht i konservuar, patate, oriz dhe makarona, si dhe ushqime të konservuar­a, peshk ton e mish kutie. Jeni 80 për qind më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi, i cili është i domosdoshë­m për shëndetin e kockave.

Shumë persona mund të përballen edhe me shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës, probleme të qarkullimi­t të gjakut si: morthi, scleroderm­a, etj, si dhe fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitje­ve në akull, dhe ngrirjet e ekstremite­teve deri në amputime të tyre. Përkundrej­t rrezikut që i ftohti paraqet në shëndetin kryesisht të të moshuarve, Instituti i Shëndetit Publik jep këshillat dhe udhëzimet për shmangien e ndërlikime­ve që rënia e temperatur­ave mund të shkaktojë tek këto kategori, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

Kujdesuni të pini sasi të mjaftueshm­e lëngjesh Përpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( përshembul­l ujë, pije freskuese ) dhe kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsu

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania