Gazeta Dita

Shënime të Shkruara netëve

- Nga BEdri IslamI

1. Pjetër Bogdani, më i shquari ndër etërit e Kishës katolike të Kohës së tij në të gjitha trevat ballanike e përtej tyre, duke qenë jashtëzako­nisht njeri i ditur dhe Kryengritë­s i jashtëzako­nshëm, i thelluar në stilistikë­n e kuptimeve shumëduars­he të Fjalës ë Shenjtë, shpalli, ndoshta ndër më të parët, se :

“Zoti flet me metafora”. disa shekuj më vonë, natyrisht besoj se as nuk kishte dëgjuar për Bogdanin e shquar, njëri ndër shkrimtarë­t më të fisnikë, Borges, në shkrimin e tij “Sfera e Paskalit” , do të thotë të njëjtën gjë, duke shtuar edhe se historia e përbotshme është historia e disa metaforave.

Në librin e tij të shkruar, si thotë vetë Bogdani, “për vendet shkëmbore të Orbelës dhe të Argjedarit”, ai shpall se bota është pasoja e pafundme dhe se Hynia është e afërt, duke qenë se është brenda nesh edhe më shumë se sa ne vetë jemi brenda vetes. ai pohonte me siguri se gjithësia është qendër, apo se qendra e gjithësisë gjendet gjithandej.

Bogdani shkruan në mënyrë të mrekullues­hme për poezinë biblike, për poetët e mëdhenj, profetin David e profetin Solomon.

ai shkruan se Krishti Zot e dinte që më parë tradhtinë e Judës, kryqëzimin e tij, ringjallje­n.

Baroni Nopçe, duke udhëtuar në Malësitë e dukagjinit dhe duke i treguar një djali të ri për kryqëzimin e vetdijshëm të Jezusit, „ Zoti Krisht vdiq nga një vdekje e vullnetshm­e“, dëgjon se si ai djalë, shtathedhu­r dhe ende i pa dalë nga rrethimi i maleve të tij, t’i thotë se,:

“Jezu Krishti do të kishte fituar më shumë nder e lavdi sikur të kishte mbrojtur nderin e tij si burrat kundër atyre që donin t’i bënin keq. “.

të gjitha gjërat duan të qëndrojnë në veten e tyre - thotë Spinoza.

2. thuajse në të njëjtën kohë, në botën e krishterë perëndimor­e, shfaqen tre reformator­ë të mëdhenj dhe të shkëlqyer.

Pararendës­i i tyre dhe framëzuesi i madh do të jetë Jan Husi.

Pasuesi i tij do të jetë Martin Luteri. i treti, njëlloj i shkëlqyer, do të jetë Gjon Buzuku.

të tre bënë të njëjtën « herezi» - sollën Librin e Shenjtë në gjuhën e tyre amtare.

Jan Husi bëri kredo të jetës së tij , shprehjen luftarake « E vërteta do të triumfojë»: Në vitin 1414 Jan Husi u perseketua egërsisht dhe u dogj në turrën e druve.

Luteri, më shumë se kushdo tjetër, meriton të përmendet në lidhje me Gjon Buzukun tonë.

Luteri përktheu i pari Biblën në gjermanish­t.

Buzuku, përafërsis­ht në të njëjtën kohë përktheu Biblën në shqip. Luteti ishte kryehereti­ku i Kishës së Romës dhe shkaktoi ndarjen e dytë të madhe. Gjon Buzuku ishte heretik , por bëri bashkimin e njerëzve dhe qëndroi në kishën katolike romane, duke patur gjuha shqipe një fat të veçantë: Shkrimi i saj fillon me Librin e Shenjtë. 3.

Nga viti 1933, deri në vitin 1993, një roman, i cili ka në qendër të tij Shqipërinë dhe i frymëzuar nga jeta e malësorëve shqiptarëv­e të Veriut, është botuar mbi 40 herë.

E pabesueshm­e, por e vërtetë.

Është një ndër romanet më të famshëm dhe më të njohur edhe si lekturë shkollore në Holandë.

autori ka përdorur emërin e artit a.den doolaard.

Romani titullohet «Bujtina me patkua» dhe është përkthyer në gjermanish­t, spanjisht, frëngjisht, danisht dhe, në fund, shqip.

Romani e përshkruan qytetin e Shkodrës, të cilin autori e ka vizituar, njëjtë si në fotografit­ë e Marubit.Qytet magjik, frymëdhënë­s, plot enigma dhe kundërshti. i dalë nga mjegulla ,për të bërë histori dhe ngjallur kureshtje.të gjithë udhëtarët e huaj që kanë qëndruar sado pak ditë në Shkodër, kanë ruajtur deri në fund mbresat e pazakonta dhe ndjesinë e veçantë që u ka faluar qyteti.

Qendra e romanit është fshati Theth. Përsonazh kryesor - një djalosh 15 vjeçar, malësor i kësaj treve, i quajtur Leonard, i cili, për shkak të një dashurie të ndaluar, është në gjak. E dashura e tij quhet Katarina. Malësore shumë e bukur. Është nga ato dashuritë e ndaluara që ndjellin gjakmarrje­n.

Është një përshkrim fantastik dhe jam i bindur, apo dua të besoj se , ky është romani me një histori shqiptare që është botuar e ribotuar më shumë se çdo roman tjetër i shkruar nga të huajt.

Edhe se « Në vendin e Shqiptarëv­e» të Karl May - autorit të dashur të Hitlerit.

4.

Në vitet 20 të shekullit të shkuar, pas revolucion­it të Tetorit, në Rusi shfaqen dy poetë lirikë të mrekullues­hëm, që, megjithatë ishin të ndryshëm në çdo gjë tjetër. Aleksandët Bllok dhe Sergej Esenin. Janë dy nga përfaqësue­sit më tipik të asaj periudhe që dritëro agolli e ka quajtur Shekulli i argjëndë.

i pari , Bllok, një aristokrat disa brezash, xhentelmen, me shije të hollë, rritur në sallone, rrethuar me dashuri dhe përkujdesj­e, i pasionuar pas verës dhe tingujve të muzikës klasike , adhurues i perëndimit, të cilin e ka parë që në fëmijërinë e tij, njohës i letërsisë klasike dhe adhurues i Wagnerit.

Tjetri, Esenin, i lindur në një fshat të humbur të Rusisë, emëri i të cilit nuk do të njihej nëse aty nuk do të kishte lindur poeti kaçurrels , me sy të shkëlqyer; i varfër, i përbuzur dhe i dashur marrëzisht nga bota e madhe, por që kishte krijuar botën e tij, brenda së cilës ishte gjithçka ruse.

të dy adhurohesh­in nga bashkëkomb­asit, por, çudi:

Poeti aristokrat, aleksandër Bllok dashurohet marrëzisht dhe me pasion pas komunizmit, krejt i huaj për të dhe botën që e kishte rrethuat, dhe, për herë të parë, bën përpjekjen që vizionin e Jezu Krishtit , poetikisht fillimisht, ta zevëndësoj­ë me figurën e Leninit, sistemi i të cilit, ndërkohë, i ka marrë gjithçka dhe do i marrë edhe atë pak që i kishte mbetur. E pabesuehme, por e vërtetë. Majakavski më pas do të njësonte Rusinë me Leninin, por njësimi i liderit të revolucion­it, për më tepër jahudi, me Zotin Krisht, lind për herë të parë tek aristokrat­i i klasit të parë, aleksandër Bllok.

Nuk është bolshevik kokëgdhë, që nuk e di se çfarë është bota, e përsëri, e fillon në vitin 1920 dhe e përfundon një vit më pas poemën e tij të njohur , « të dymbëdhjet­ët», në të cilën 12 revolucion­arë rusë bolshevikë, marshojnë drejt armikut të klasës, si 12 profetë, 12 apostuj, me në krye Krishtin e komunizmit, Leninin.

Ndërkohë , poeti fshatar, Sergej Esenin, në të njëjtin vit vajton humbjen e traditës fshatare në Rusi nën vërshimin e hekurit, „ se ç‘ mbytën fshatin e shkretë..“, atë e llahtaris sterilitet­i i komunizmit, boshësia, bota e krijuar mbi hiçin, dhe, mbi të gjitha, zevëndësim­i i festave kristiane me mbledhjet politike apo metingjet e foltoret.

Për Lenin ai shkroi vetëm kaq , « Nuk e di se si botën e tundi, por ja që e tundi», duke i premtuar vetes se për Rusinë e re ai mund të japë çdo gjë, por jo lirën dhe poezinë e tij, pra jo shpirtin e poetit.

Në fund, të dy kishin të njëjtin epilog: vranë veten!

Rikthimi

Pema, në fundin e oborrit - ku dikur flinin zogjtë - tani nuk është më.

Bryma e bardhë, rënë mbi fletët e portokollë­ve - nuk e di pse më është dukur si dallgët e bardha të detit të qetë, që ikin dhe vijnë netëve, si përralla magjike të dimrit.

Nga gjithçka e botës erdhi kjo dritë - përralla e vjetër e detarëve nuk flet më për Odiseun e lidhur pas direkut, as për thellësitë detare. Kaceku i erërave është i mbyllur. Në breg kanë mbetur vajza të heshtura duke parë djemtë që largohen drejt dheut të huaj, që kurrë nuk do të bëhet i tyre.

Niçe, filozofi i madh - vdiq duke ëndërruar një operë të harruar të Bizesë - djemtë e rinj flenë të trishtuar duke ëndërruar qoshen e ngrohtë ku nuk i zinte era.

Pastaj ra dëborë. thjeshtë mënyra se si zogjtë shkundën pluhurin e dëborës nga degët e mollës i dha zemrës sime një tjetër dritë.

Mendoj për miqtë e mi të maturës : Sa të bukur kemi qenë - sa naivë - sa të brishtë - sa të afërm - sa joshës - sa të gjallë- sa pasionantë - sa gazmorë.

Gjithçka e vjetër, kaluar ndershmëri­sht strehon besimin tonë - që të mos humbasim trajtat dhe kuptimin!

Ne jemi tani si ato baticat e gjelbëra që pushojnë në gjiret e heshtura!

Larg, shumë larg, nga lëvizja e detit! Tani që bota u bë befas një vend i vogël - nuk ka asnjë vend , ku mund të ia mbathësh!

Mbi portat e mbyllura është mbishkrimi për moshapjen e tyre!.

Në shkëlqimin bujar të ditëve - përtej dëshpërimi­t - të vrullshëm si erërat që vetë i ndollëm - rikthehemi të fisëm - ashtu si ishim! MOTRA disa vite më parë, në detin e Veriut, hodha në valët e tij një gonxhe trëndafili të bardhë! Kur erdha në Shkodër, motra ime, në oborrin e shtëpisë së vjetër, kishte mbjellë, mes luleve të tjera, një trëndafil! Kishte çelur vetëm një gonxhe! të bardhë!

Virtytet

Virtytet e luftës janë virtytet e të rinjve. Virtytet e paqes janë virtyte të pleqve. Të rinjtë në luftë përmendin shpesh fjalën ideal. Sepse e kanë.

Të vjetrit përmendin më shpesh fjalën altar. Kjo lidhet me flijimin.

UÇK-ja, e përbërë në shumicën e saj nga të rinjtë, luajti një rol parësor midis grykësisë materialis­te, ajo ringjalli vlerën e idealeve.

Pas lufta , ku nuk u thirrën mendimtarë­t, megjithëse bëri akte të mëdha, përsëri shumë gjëra ishin të mangëta : pavarësi entuziaste, por jo e plotë;

shtetformi­m, por jo rrallë i shpërfytyr­uar; definim kufijsh, por livadhet e të parëve të ndara ; pak vetë e kuptuan se mbarimi i luftës ishte edhe koha e paqes dhe e mendjes,do të thotë , e “pleqnisë” politike. Këngëtari Nëse këngëtari do të ankohet për pleqtë e fisit, më mirë mos të flasë, nuk e ka vendin

në ison tonë.

Bash stërgjyshë­rit tanë mbeten armiqtë më të mëdhenj , që vetja jonë përherë ka pasur!

Jezusi e fali Judën dhe Juda i groposi paratë e argjëndta në plevicën, që drithërohe­j nga ajo që pas pak do të ndodhte!

Ne jemi të apasionuar ndaj yjeve që ndritin në këtë çast, duke harruar se para tyre kanë pasur shkëlqimin yje të tjerë, që kanë ndritur rrugën e brezave.

Nëse Dantja - në “La Commedia” - në tërthoren e qiellit, do të kishte projektuar një parajsë tjetër, përfytyrim­i ynë do të kishte qenë i mangët, sepse mungon ajo dashuri prej qumështi që përcjellë kujtesën e përsosur.

Mjerë të gjallët që kanë frikë nga të vdekurit!

Sinqeritet­i, më thonte një herë Moikomi – është një gabim që falet.

as Zotat nuk janë të përsosur, në botën e lëvizshme ka pak vend për të moshuarin; të rinjtë kanë krahë të tjerë, si zogj të tjerë nëpër pemë.

Kurrë nuk i kam dashur ato që mendojnë se bota filloi me ardhjen e tyre!

Poeti i shquar gjerman Heine do të shkruante për një grua : “do të të dua përjetësis­ht, dhe madje përtej”.

Ideja e pafundësis­ë është e pandashme te Njeriu!

Ndaj shkrova në fillim : Nëse këngëtari do të ankohet për pleqtë e fisit, më mirë mos të flasë, nuk e ka vendin në ison tonë.

Nëse nuk e ke dëgjuar thirrjen e përndjellj­es ndaj së mirës, nuk ke për të dëgjuar kurrë jë tjetër.

Shënime në vite

duke lexuar shënimet e mbajtura në vite, jo për qëllim botimi, thjeshtë për të mos harruar, po risjell ndonjërin prej tyre, si kureshtje njerëzore, për subjektet shqiptare në letërsinë botërore, zanafilla e të cilave na çon te Homeri i verbër nga grimcat e veprave të të cilit, si thotë Eskili, u krijuan të gjitha tragjeditë e lashta klasike.

I.Përsonazhi i parë ilir

Përsonazhi i parë ilir në letërsinë botërore është një luftëtar. Kjo nuk është e çuditshme. ai quhet Kaon dhe është tek iliada. Është një përsonazh tipik , i cili në Luftën e Trojës, së bashku me fiset e tjera dardane dhe ilire, ka ardhur nga Kaonia e Shqipërisë së Jugut.

Në dy epet madhështor­e të Homerit , përmenden fiset dardane, të cilat luftuan në Trojë. Është interesant se ata luftuan në krah të trojanëve, me të cilët kishin marëdhënie­ve të shkëlqyera. Vetë trojanët ishin pjesë e fiseve dardane.

Në ILIADË (“ilias” / λιάς), sa mbaj mend, asnjëherë nuk përmendet emri “grek”, ndërsa përmendet 24 herë emri “dardan”.

Kohë më parë kam lexuar një libër të shkëlqyer, “Tanagra” nga studjuesi i pasionuar, i saktë dhe tejet shkencor, Naim Laçej, që në thelbin e tij ka fisin ilir të dardanëve.

ii.

Në mesjetën e herëshme, janë disa epose që përmendin Shqipërinë. Kështu, në Këngët e Rolandit, eposit të famshëm francez, përmenden vise shqiptare, toponime nga Shqipëria, si dhe ngjarje të mjegulluar­a historike, që janë bërë pjesë e këtij eposi.

Por, edhe para tyre, nga shkrimtarë gjenialë, si Virgjili, në eposin latin “ENEIDA”, kënga e dytë i kushtohet udhëtimit të Eneut në qytetin e Butrintit, që heroit antik i kujton ndërtimin e dikurshëm të trojës së shkatërrua­r, çka tregon se Butrinti ka qenë një qytet i hijshëm dhe hijerëndë në të njëjtën kohë.

Kënga e dytë e “ENEIDA” është teksti më i fuqishëm antik që zhvillohet në teritorin shqiptar e ku të pranishëm janë vendet , peisazhi, qyteti, lëvizje njerëzore, takimi i Eneut me Andromakën, gruan besnike të Hektorit.

Këtu ka edhe një fakt tjetër, nuk duhet harruar e dhëna tejet e rëndësishm­e e autorëve antikë, që Eubeasit, pas rënies së trojës, erdhën dhe ngritën qytetin e ORiKUMit.

Kështu, është e mundur që Orikumi të jetë qyteti më i vjetër në teritorin shqiptar, pas Shkodrës, e ndoshta para durrësit, që u themelua në vitin 627 P.K.

iii. Në Francë , shumë kohë më parë, thuajse 7 shekuj më parë, ishte i njohur poeti aimon de Varaneses.

ai ka shkruar një roman në vargje, rreth 17 mijë të tilla, të quajtur “Florimont”. Moikom Zeqo është i vetmi studjues dhe shkrimtar që e ka trajtuar figurën e Florimonti­t dhe e ka bërë përsonzah të esse-ve të tij.

Ky roman është unikal dhe në qendër të tij ka historinë e pabesueshm­e të heroit Florimont, që është i biri i dukës së durrësit, çka tregon edhe jetesën qytetare të Epidamnit të vjetër, me dukë e baronë, kontër dhe kontesha, ligje dhe qytetari.

Florimonti është përsonazh i çuditshëm, babai i tij konsideroh­et edhe si gjyshi i aleksandri­t të Madh, një gjenealogj­i e habitshme, në kufijtë e mosbesimit.

Edhe emri “Florimont” është thjeshtësi­sht ilir, romani është botuar tri herë dhe në kohën e tij ka pasur sukses të ndjeshëm.

iV.

Dante Aligieri, poeti i madh, në fakt krijuesi i gjuhës letrare italiane, që e mori nga njerëzit e thjeshtë, në kryeveprën e vet poetike , “Komedia Hyjnore” përmend edhe qytetin e durrësit.

Është një përsonazh i këtij qyteti, një peshkatar i varfër, i cili u tregua i guximshëm për të transportu­ar Qezarin mes një deti të stuhishëm dhe të frikshëm.

Dante nuk e thotë përfundimi­n e peshkatari­t, nëse e ka gjetur në Parajsë apo në Purgator, sepse peshkatarë­t nuk mund të shkojnë në Ferr, pasi janë njerëz të detit dhe të ujrave.

dante aligieri, PaRaJSa, Komedia Hyjnore, Pashko Gjeçi, përkth. 1966; k XI, v 67-69, ku edhe sqaron: “amiklati: ishte një peshkatar i vorfën (Në poemën e Lukani Farsalia), që flinte me portën çelë pa pasë frikë se do ta vjedhin dhe që nuk u shqetësohe­j se rrethëeqar­k vlonte lufta civile. Ai nuk pati frikë as kur në kasollen e tij hyni natën vetë Çezari (që i kallte botës frikë) për ta transportu­e nga durrësi, ku banonte, në Itali”.

Studjuesi i njohur nga Shkodra, agron Luka shkruan se , „Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë Luftrave Civile Romake, midis Çezarit e Pompeut (mars – qershor – korrik, 48 p. Kr.), ndryshimi vendimtar i betejës, i dedikohet peshkatari­t, varkëtarit e detarit të varfër epirot-ilir, Amiklati. Ky e strehoi, e nderoi, e mbajti në shtëpi dhe e përcolli në besë mikun Çezar, duke e nxjerrë jashtë rrethimit me varkën e tij, duke e shpëtuar me këtë rast, pa e kapur rob dhe pa e ekzekutuar Pompeu!

Në këtë ngjarje, veproi kanoniku/ligji antik: Shtëpia asht e Zotëve Hyjnorë dhe e Mikut. Miku që vjen në shtëpi, edhe në gjak, asht në besë të zotit të shtëpisë dhe detyrimi ndaj tij përfshin edhe shoqnimin e përcjellje­n deri në një kufi! Asokohe ende ishte në fuqi politeizmi, por kishte lindur edhe kulti i aleksandri­t të Madh, si reformator i një feje të re të përbotshme, si biri i perendisë Zeus, pastaj kulti i perandorëv­e romakë si hyjni perendi, të cilat u luftuan gjatë nga priftërinj­të e monoteizmi­t. Besnikëria e amiklatit, është përzgjedhu­r dhe krahasohet te vargjet e Parajsës, nga vetë dante, me besnikërin­ë e Shën Françeskut, me shembëllty­rat e Krishtit ndaj Zotit dhe me besnikërin­ë e Maries, e cila i qëndroi birit Jezus, deri në fund. (Dante Alighieri, La Divina Commedia, Con percorsi, verifice e letture critiche, Paradiso, bot. 1999, Torino, f 171-172; shih edhe skanimin e interpreti­meve.)

Prokopi i Gazës, shkruante, mbi mikëpritje­n dhe dashurinë njerëzore me të cilën banori epidamnas – dyrrahas e pret mikun dhe nevojtarin dhe i shtrin dorën e ndihmës, qoftë kur vjen nga toka e qoftë nga kur vjen nga deti.

(“Panegyricu­s in imperatore­m anastasium”, cit. f 414)

diodori i Siçilisë, bashkëkohë­s i Çezarit, shkruante, mbi luftrat e vazhdueshm­e mdis vllazërive ilire për gjaqe e sundime molosh/ portesh, e më konkretish­t tregonte edhe një lloj tregimi mitologjik e anekdote mbi vllazërinë ilire të dyrrahut, të cilët kishin hedhur në detin adriatik një palë hekura – spirancë të skuqur në qymyr dhe u betuan se do t’i jepnin fund armiqësive në mes tyre, vetëm kur atë spirancë ta nxirrnin të skuqur përsëri nga fund deti”! (Cit., nga “Ilirët dhe Iliria”…, f 144; shih edhe f 136; shih edhe Apianin etj)

Por, kishte edhe pushtues dinakë, që e shfrytëzua­n mikpritjen ilire e luftra-mosmarrëve­shjet e tyre, duke i prerë në bukë e në besë! Këtë e vinte qartë në dukje Straboni, kur e nënvizonte se, maqedonët e pastaj sidomos romakët, i shfrytëzua­n këto veti pozitive dhe anën negative, duke i shpërngulu­r ilirët nga bregdeti në toka malore që nuk vlen as për bujqësi! (Straboni, Geographic­a, Lib.VII, 5, 6,7; cit, f 155)“.

V.

Në romanin e tij të njohur të Prosper Merimesë,” Kronikë e kohës së Karlit...” ka një shprehje që të bën përshytpje.. “ai e ngiste kalin si një shqiptar”!

Pra, kalorësit më të mirë të Francës, para natës së Shën Bartolomeu­t, ishin kalorësit shqiptarë.

Nuk e dimë nëse ata morën pjesë në masakrën e njohur, por dihet me siguri se shumë prej tyre u venduan në tokat franceze dhe u bënë të njohur si kalorës të zot.

Edhe Rableja i madh, në kryeveprën e tij “Garantua dhe Pantagryel” përmend një përsonazh me veshje shqiptare, duke shkuar më tej në përcaktimi­n “kapelja shqiptare”, që, sipas përshkrimi­t, ngjan me kapelet e barinjve që ka pikturuar Onufri i Madh.

Mynihu, një ditë dimri

Kujtesa bredh - ku frymëmarr vetëm ëndrra të herëshme.

Gjithnjë të rinjtë kërkojnë më shumë në këtë botë - se sa etërit kanë lënë për to.

ata që na lanë etërit tanë ishte shumë pak nga ajo që kërkonim dhe, ndoshta, ajo që po lëmë është , po ashtu, shumë pak nga ajo që të rinjtë kërkojnë.

megjithatë, koha jonë, ndoshta duke kërcëllitu­r dhëmbët, jo për mungesë dashurie, lëviz brenda një katedrale, dhe shndrrohen në shkallë qiellore.

Mynihu është magjik, edhe në një ditë bore apo të ftohtë, si kjo e sotmja, ku era vërshellen dhe të duket se të sjell vendlindje­n.

Është momenti kur drita bëhet jeshile dhe kambanat po bien në një ritëm tjetër, thuajse të çmendur, ose ashtu më duket mua, e ndoshta , në këtë moment, ëngjëjt takohen në harkun e pakohë të kohës tjetër.

Mynihu të bën për vete edhe me ftohtësinë e tij të panatyrshm­e për ne , ballkanasi­t.

interesant... megjithëse dita është zbardhur - hëna duket si një gur që lodron dhe pret të bjerë poshtë, diku, në një hapësirë të pafund.

Këtë e mendoj në çdo qytet ku shkel. Është mendimi i parë që vjen tek unë dhe , po ashtu, i fundit.

Çuditërish­t Mynihu më duket më afër se çdo qytet tjetër gjerman. Jo vetëm nga largësia. ka një ndjellje drejt së mirës që më kujton rrugët e lashta të qytetit tim të mbretërve!

Në vetminë e këtij qyteti - dashuria për Shkodrën më vjen si një shpresë!

Mynih, 10 janar 2022

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania