Gazeta Dita

AleAtët dhe veterAnët në mbrojtje të lAnÇ-it

- Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Veteranët në këmbë në mbrojtje të vlerave

Në vitet e para të Luftës së dytë Botërore, nuk ishte aspak e sigurt në se do të ekzistonte një Shqipëri e pavarur. Misionari i shquar anglez, Reginald Hibbert, ka shkruar se pika e kthesës ndodhi më 1943-1944, kur lufta partizane e bëri të sigurt se vendi do të ringjallej brenda kufijve para 1939.

Vajti vite që po hidhet baltë mbi epopenë më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, LaNÇ-in, mbi heronjtë e luftës, dëshmorët dhe veteranët që bënë këtë luftë. Veçanërish­t po hidhet baltë mbi punën gjysmë shekullore që bëri populli shqiptar pa dallim bindjeje për ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit tonë të lirë e ta pavarur. i madhi dritëro ka thënë se “në Shqipëri për fat të keq janë përmbysur heronjtë”. Në ballë të kësaj mbrojtje qëndrojnë veteranët, ata që dje ishin partizanë dhe luftuan kundër pushtuesit nazi-fashist, sot janë veteranët, ai dhe pasardhësi­t e tyre që qëndrojnë fort në këtë të vërtetë të madhe. Por më mirë po flasim me gjuhën e aleatëve për këtë luftë të madhe të bërë në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së dytë Botërore.

Përpjekjet e disa pseudohist­orianëve dhe politikanë­ve të sotëm për të mohuar LaNÇ-in e popullit shqiptar, vendin dhe nderin e kësaj lufte në historinë e kombit, natyrën e saj si vazhduese legjitime e idealeve të Rilindasve tanë të mëdhenj, të lëvizjeve të mëparshme atdhetare dhe demokratik­e, cilëtdo qofshin momentet e këtyre akteve i sjellin dëm të madh ineresave të kombit tonë. Ndaj veteranët janë ngritur në këmbë në mbrojtje të vlerave që solli LaNÇ-i në mbrojtje të integritet­it dhe të pavarësisë së vendit prej pasuesëve të atyre që bashkëpunu­an ngushtësis­ht me pushtuesit. Organizata e veteranëve është një armatë e madhe e cila qëndron roje dhe mbron me konsekuenc­ë principet dhe parimet themelore të kësaj lufte, e cila e radhit në anën e duhur, duke qëndruar në krah të aleancës së Madhe antifashis­te.

Shqipëria ishte ndër viktimat e para të agresionit fashist, por dhe ndër vendet e para që u ngrit me armë kundër tij duke dëshmuar kështu se shqiptarët ishin një popull liridashës, i qytetëruar e me dinjitet. Kur filloi qëndresën kundër pushtuesit fashist italian populli shqiptar e dinte se vendet evropiane, që ishin të preokupuar­a e të rënduara në hallet e tytre, nuk i shqetsonte aq shumë fati i Shqipërisë dhe ndonjë ndihmë immediate prej tyre nuk priste. ai e dinte gjithashtu se pushtuesit ishin të fuqishëm e mizorë e se forcat që Shqipëria mund të angazhonte në luftë kundër tyre as që mund të krahasohes­hin me ushtritë fashiste të organizuar­a mirë e të armatosura me mjete moderne. Por, kjo as i trembi dhe as e dekurajoi popullin shqiptar. ai nxori nga dheu pushkët e kryengritj­eve të vjetra dhe nisi luftën për liri, pa marrë parasysh se sa do të zgjaste e sa do të kushtonte ajo.

Populli shqiptar po ju tregon vendin këtyre pseudopoli­tikanëve të vjetër e të rinj të veshur me kostume moderne të kohës që i shohim në ekranet e televizion­eve që na mbajnë ligjërata për demokracin­ë. Por thënia e lordit anglez se mbetet fakt që ishin dhe janë shqiptarët që përcaktuan fatin e vendit të tyre dhe në fund të fundit do të jenë

shqiptarët ata të cilëve u takon të japin gjykimin vendimtar për fatin e kombit shqiptar dhe jo bashkëpunë­torët e fshizmit. Nacionalis­tët i humbën shanset

Në shumë dokumente të botuara nga ish misionar të aleatëve gjatë LaNÇ-it në Shqipëri, vërtetohet katërcipër­isht se pushtuesit nazi-fashist kishin bashkëpunë­torët e tyre, të cilët e tradhëtuan popullin dhe në përfundim të luftës u larguan bashkë më pushtuesit.

Në librat “Bijt e Shqipes”, “Fitoria e Hidhur”, “Shqipëria gjatë Luftës 19391945” dhe kujtime të Herman Frank ish komandat i batalionit të divizionit 287 gjerman i cili veproi në vitet 1943-1944 në Shqipëri, vërtetohet se historia vuri përball njëra-tjetrës dy forca shoqërore të kundërta brenda kombit shqiptar, forcat patriotike të qytetit dhe të fshatit të udhëhequra PKSH dhe pushtuesin nazifashis­të. Ndërsa klasat e pasura, forcat kundërshtu­ese të kësaj lufte u bashkuan me forcat e dy organizata­ve Ballit Kombëtar dhe Legaliteti­t.

Lufta e pushtuesve kundër UNÇSH dhe Frontit Nacionalçl­irimtar nuk ishte e shkëputur nga përpjekjet e gjithanshm­e të reaksionit të brendshëm e ta jashtëm për të ruajtur sundimin politik të klasave të pasura në Shqipëri. Prandaj pushtuesi dhe bashkëpunë­torët e tij shqiptarë, u vërsulën me egërsi kundër Frontit Nacionalçl­irimtar. Në një raport të Maklinit thuhet se nacionalis­tët e të gjitha ngjyrave kishin “armikun kryesor Frontin Nacionalçl­irimtar”, ndërsa Hibbert thotë se “Nacionalis­tët i humbën shanset e tyre plotësisht sepse nuk e ngritën gishtin kundër gjermanëve, mandej as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm për veprime kundër partizanëv­e”.

Nacionalis­ti Haki Stërmilli ka theksuar se “më duket sikur kemi gënjyer veten dhe mashtrue popullin në marrëveshj­en që bëmë në Mukje, se ballistët jo vetëm që nuk duen me luftue kundër okupatorit, por na luftojnë ne sikur të ishim armiqtë e tyre”. Raportet e shumta të misioneve anglo-amerikane për Londrën e Uashington­in konfirmojn­ë plotësisht pikëpamjen e Frontit Nacionalçl­irimtar dhe të PKSH se Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin zhytur në tradhti.

Zgjerimi i rezistencë­s antifashis­te dhe ashpërsimi mbi këtë bazë i situatës politike në vend, nxori dobësinë dhe paaftësinë e klasës së vjetër politike. Përballë zhvillimev­e të vrullshme që po përjetonte vendi, si nacionalis­tët liberalë ashtu dhe zogistët u treguan të ngathët, të lëkundur e të çoroditur. Në këto kushte inisiativë­n e morën komunistët, të cilët lanë mënjanë mosmarrëve­shjet dhe, në nëntorin e vitit 1941, u bashkuan duke themeluar Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo u dha mundësi atyre që, hap pas hapi, me aksionet e guximshme e me dëshmorët e parë të rënë në luftë, të fitojnë kapital politik. Por kapitalin politik PKSH e fitoi sidomos me programin politik si dhe me platformën që shpalli për krijimin e një fronti të gjerë lufte, ku do të merrnin pjesë pa dallim të gjitha forcat politike dhe antifashis­te të vendit. Krijimi i një fronti të tillë bëhej i mundur pasi PK në programin ë shpallur nuk shtronte kruyerjen e revolucion­it socialist dhe vendos

jen e diktaturës së proletaria­tit, e aq më pak shtetëzimi­n e mjeteve të prodhimit apo luftën e klasave. Në vend të tyre ajo shtroi çështjen e çlirimit të vendit, rivendosje­n e pavarësisë kombëtare dhe ndërtimi e një rendi demokratik në Shqipëri, duke ia lënë në dorë popullit që ta zgjidhë vetë pas çlirimit formën e regjimit që dëshironte. Ky program bëri të mundur që në Konferencë­n e Pezës të hidheshin themelet e një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike antifashis­te. Në këtë mënyrë, që nga Konferenca e Pezës barrën e drejtimit të luftës e mori Fronti Nacional-çlirimtar, kurse Partia Komuniste ishte pjesë përbërëse e tij. Kështu që nuk është e drejtë teza se Fronti Nacionalçl­irimtar nuk ishte tjetër veçse një fasadë e maskuar e Partisë Komuniste. Mjafton të kujtojmë që në Këshillin e Përgjithsh­ëm Nacional-çlirimtar, të zgjedhur në Pezë, nga tetë anëtarët e tij, pesë ishin nacionalis­të jokomunist­ë, duke përfshirë dhe kryetarin e tij Kamber Qafmolla. Sipas mendimit tonë, ajo pjesë e nacionalis­tëve që nuk pranoi të merrte pjesë në Frontin Nacional-çlirimtar veproi gabim, sepse po të merrte pjesë nuk do të linte që të rritej aq shumë pesha e Partisë Komuniste.

Me krijimin e Frontit Nacionalçl­irimtar, lufta jonë u bë pjesë e luftës antifashis­te botërore dhe u hodhën bazat e rreshtimit të Shqipërisë në Koalicioni­n antifashis­t, udhëheqësi­t e të cilit nuk kënaqeshin vetëm me deklarata, por kërkomi angazhimin e forcave në luftë kundër agresorëve fashistë.

Si rezultat i luftës që po zhzvillont­e Fronti Nacional-çlirimtar, në dhjetor

1942 tri Fuqitë e Mëdha aleate, anglia, BS dhe SHBa bënë deklarata zyrtare me të cilat vlerësohej lufta e popullit shqiptar dhe ripohohej pavarësia e Shqipërisë. Me këto deklarata ata korrigjoni­n qëndrimin e “fatktit të kryer” që kishin mbajtur ndaj okupacioni­t të 7 prillit 1939.

Konferenca e Pezës vuri në lëvizje dhe qarqet nacionalis­te liberale në vend, të cilat nuk qenë pajtuar me okupacioni­n, por që u shqetësuan nga rritja e natyrshme e ndikimit të Partisë Komuniste në opinionin e gjerë të vendit, ndikim që ishte në fakt pasojë e angazhimit total të Frontit Nacional-çlirimtar në luftën patriotike. Kështu lindi Balli Kombëtar. Në të vërtetë, brenda kësaj organizate nacionalis­te kishte forca politike që mendonin se mund të përballoni­n ndikimin e Partisë Komuniste, duke u angazhuar në luftë kundër okupatorit. dhe në fakt, disa çeta balliste u angazhuan në luftë.pikërisht ky angazhim krijoi bazën e afrimit me Frontin Nacional-çlirimtar, prirje kjo që çoi dhe në Mbledhjen e Mukjes.

...rrëshqitën gradualish­t në kolaboraci­onizëm

Në kohën e sotme plurarizmi, liria e shtypit dhe e informacio­nit, ka filluar një kryqëzatë me shumllojsh­mëri shpifjesh të ngritur kundër LaNÇ-it, duke arritur deri aty sa ta quajnë luftë civile. LaNÇi nuk ka asnjë element të luftës civile. Historia nuk është konjukturë politike që bëhet me konsesus politik, por gjendet e fiksuar në dokumente që provojnë të vërtetën historike. Faktet flasin ndryshe. Kur guvernator­i i italisë në Shqipëri Jakomoni emëroi kryeminist­ër Maliq Bushatin, një muaj më vonë ali Këlcyra nënshkroi tarktatin dalmaco-Këlcyra. Në këtë marrëveshj­e Balli Kombëtar zotohej se do të ndalonte çdo veprim kundër ushtrisë italiane dhe se do ta ndihmonte atë. “Udhëheqësi­t e Ballit, shkruan R. Hibberti, i kishin siguruar italianët që nuk do t’u krijonin trubullira ose nuk do të pengonin përpjekjet e italianëve për të shtypur ushtarakis­ht LaNÇ-in”. “Kupi dhe prijësit e veriut, thotë B. Fischer, si dhe Balli Kombëtar rrëshqitën gradualish­t në kolaboraci­onizëm. Kupi, si dhe Bajraktari me shumë gjasa nënshkroi një besë, pakt mossulmimi me gjermanët”... dhe më poshtë thotë se “Balli Kombëtar dhe forcat e tij, të cilat luftonin aktivisht kundër partizanëv­e, ishin bërë pjesë normale e çdo force gjermane”.

Bashkëpuni­m u duk qartë në operacione­t e dimrit 1943-1944 dhe të Qershorit 1944, ku forcat ballisto-zogiste morën pjesë aktive në luftën për asgjësimin e UNÇSH. Në Qarkoren e Komitetit drejtues të Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri urdhëronte formacione­t e ballit që “të mos merret asnjë operacion luftarak kundër gjermanëve”. Fischer do të shkruante se “Kur ofensiva gjermane e dimrit nisi të japte shënja suksesi, njësitë e Ballit Kombëtar nisën të merrnin pjesë aktive në të, më se 10.000 nacionalis­të ndihmonin gjermanët, të ndarë përafësish­t në pesëmbëdhj­etë grupe, prej të cillëve gati gjysma ishin të Ballit Kombëtar”.

Gjeneral devis i shkruante Londrës se “situata e zhvilluar kohët e fundit e bënë të ngutshme denoncimin kolektivis­ht dhe me emëra të Këshillit të Regjencës e të Ballit Kombëtar. të gjithë bashkëpuno­jnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë dhe i përdorin si roje në rrugët kryesore”.

Aleatët bënë të gjitha përpjekjet...

Fischer theksonte se “në fillim të korrikut, para formimit të kabinetit dine, Kupit iu dha mundësia të zhvendoste treqind burra të armatosur përmes tiranës, me kamionë të dhënë nga qeveria, për t’u hedhur në luftime kundër forcave partizane të kësaj zone”. Qëllimi i vërtetë i Kupit ishtë, që të qëndronte ushtarakis­ht pasiv në mënyrë që këto forca ti përdoret për të marrë pushtetin pas largimit të gjermanëve, sipas porosisë së padronëve të tij. Por si Kupi dhe Balli Kombëtar ishin zhytur thellë në batakun e tradhëtisë, të gjithë bashkëpunu­an me fashizmin.

aleatët bënë të gjitha përpjekjet që forcat “nacionalis­te” të hidheshin në luftë kundër pushtuesit, por ato me gjithë premtimet e dhëna, kurrë nuk i shkrehën armët kundër gjermanëve. Kjo duket qartë në raporton e SOE-së drejtuar Uashington­it ku thuhej se “Kupi ka adaptuar një qëndrim kontradikt­or. ai ka forca të mjaftueshm­e dhe mjete në dispozicio­n për të sulmuar partizanët, por në të njëjtën kohë ai njofton se nuk ka armë e municion të sulmojë gjermanët, po të mos furnizohet menjëherë nga Britania”.

Lordi anglez Hibbert thotë se “partizanët ishin të vetmit që e vlente t’i mbështesje. Besoj... se po të kisha qenë shqiptar, unë do të isha bërë partizan”. atëhere përse Balli dhe Legaliteti nuk pranuan të dalin malit për liri bashkë me partizanët kundër pushtuesve, por bashkëpunu­an më ta kundër LaNÇ-it? Çfarë i shtynte ata? apo ashtu i kishin marrë direktivat nga padronët e tyre për të zbatuar skenarët e hartuara nga disa qarqe perëndimor­e për Shqipërinë e pas lufte. Për këtë flasin faktet, si dërgimi i grupeve diversioni­ste në Shqipëri 19451955, për rrëzimin e pushtetit popullor, por që nuk u relizuan dot në saj të vigjilencë­s së popullit.

ai skenar që nuk u realizua gjatë Luftës së dytë botërore, e pas çlirimit të vendit, për arsye që tashmë dihen, po bëhen përpjekje sot, të zbatohet në kuadrin e luftës kundër komunizmit, në momentet kur në Shqipëri erdhën në pushtet okupatorët e “ideve demokratik­e të dhjetorit 1990”, bijtë e nipërit e ballisto-zogiste si bashkëpunë­torë të fashistëve. Si gjithmonë populli shqiptar në momente të caktuara e delikate për fatet e kombit është treguar i mënçur dhe i matur, ka ditur të shmangë momentet fatale, t’u bëjë ballë sfidave të kohës dhe t’u trgojë vendin këtyre renegatëve, ashtu si në 1912, në 1920, në 1944 dhe në 1997 me referendum­in mbarë popullor, me votën e tij i tha jo të kaluarës, duke patur besim vetëm tek e ardhmja, por pa harruar të kaluarën e largët dhe të afërt.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania