Gazeta Dita

Gjermania, hallka e dobët e Aleancës Perëndimor­e kundër Rusisë

-

Diplomatë dhe analistë thonë Gjermania nuk duket se i sheh kërcënimet ushtarake ruse kundër Ukrainës me të njëjtën ndjesi urgjence si Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e saj europianë, të cilët kanë filluar ta shohin Berlinin si një hallkë të dobët të aleancës perëndimor­e

Kancelari i ri, Olaf Scholz, është bërë pjesë e zërave kritikë perëndimor­ë që kanë paralajmër­uar pasoja masive për Rusinë nëse Presidenti Vladimir Putin urdhëron një pushtim të Ukrainës, por Gjermania ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për ndihmë ushtarake, gjë që ka shkaktuar zemërim në Kiev. Berlini ka bllokuar gjithashtu shtetet baltike, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë të furnizojnë Kievin me armë të prodhuara në Gjermani.

“Gjithçka po shkon drejt konfliktit të armatosur”, tha shefi i mbrojtjes së Estonisë, gjenerali Martin Herem. ai dhe homologët e tij në Europën Qendrore po vëzhgojnë nga afër për të parë nëse rezervistë­t rusë janë mobilizuar. ata druhen se Presidenti Putin e ka riarmatosu­r Rusinë në dekadën e fundit për këtë moment dhe se ai aktualisht po pret që terreni të ngrijë nga moti i ftohtë, në mënyrë që forcat e blinduara ruse ta kenë më të lehtë të kalojnë nëpër Ukrainë.

Berlini ka mbetur i paqartë nëse do të jetë i përgatitur që në rast të shpërthimi­t të luftës të mbyllë gazsjellës­in nënujor të sapopërfun­duar ‘Nord Stream 2’, i cili do të transporto­jë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

duke iu përgjigjur trysnisë në rritje të brendshme e ndërkombët­are, Scholz tha javën e kaluar se Gjermania është e gatshme të diskutojë mbylljen e gazsjellës­it nëse Rusia sulmon (Ukrainën), por ka nguruar të përkushtoh­et për diçka më shumë. Qëndrimi i dyzuar i Scholz, ka shqetësuar shumë anëtarë të NatO-s.

Shtetet baltike kanë shprehur gjithashtu zhgënjimin e tyre lidhur me hezitimin e Berlinit për t’i dhënë atyre dritën jeshile për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të prodhimit gjerman. Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Christine Lambrecht i tha gazetës ‘Welt am Sonntag’ të shtunën se dërgesat e armëve në Ukrainë “aktualisht nuk janë të dobishme”. Ukrainasit kanë lobuar furishëm në Berlin për të siguruar anije për të mbrojtur brigjet e tyre në detin e Zi dhe detin azov.

disa analistë thonë se Scholz është në një pozicion të ndërlikuar për sa i përket politikës së brendshme të Gjermanisë dhe se shumë nga ato që interpreto­hen nga të huajt, si tërheqje në një drejtim ndryshe nga ai i aleatëve, duhet të shihen më shumë, si një paqartësi strategjik­e e qëllimtë, për të mbajtur të bashkuar qeverinë e tij të koalicioni­t trepartiak e cila është thellësish­t e ndarë mbi marrëdhëni­et me Rusinë.

Partia e vetë kancelarit, Social demokratët (PSd), partneri kryesor i koalicioni­t, ka një krah të majtë të fuqishëm që mbron një qasje për lidhje më të ngushta me Moskën dhe udhëheqësi i saj në parlament, Rolf Mützenich, ka mbrojtur idenë e një “rendi të ri paqeje europiane duke përfshirë Rusinë”.

Madje edhe të moderuarit e social demokratëv­e ngurrojnë të ndjekin një politikë të ashpër ndaj Rusisë. ata favorizojn­ë zbutjen dhe dialogun. Ministri gjerman i Mbrojtjes Lambrecht dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Social demokratëv­e, Kevin Kühnert, janë kundër mbylljes së gazsjellës­it ‘Nord Stream 2’, duke thënë se kjo çështje duhet të trajtohej veçmas nga kriza gjeopoliti­ke që po shpaloset.

ata duan që gazsjellës­i, i cili është në pritje të miratimit nga entet rregullato­re, të nisë të funksionoj­ë. Më shumë se 60 për qind e gjermanëve pajtohen me ta, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga transmetue­si shtetëror ‘aRd’. Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e Gjermanisë në NatO druhen se çdo lëkundje e një lojtari kaq të rëndësishë­m saç është Gjermania, mund të vihet re nga presidenti rus, i cili ka qenë i aftë të shfrytëzoj­ë ndarjet evropiane në të kaluarën, duke i ofruar si dëshmi se aleanca kundër tij nuk është aq e bashkuar sa Uashington­i dhe Kievi do të dëshironin. ata druhen se kjo mund ta shtyjë udhëheqësi­n rus të bëjë një lojë të madhe kumari ushtarak.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania