Gazeta Dita

Rusia paralajmër­on hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen

-

Rusia paralajmër­oi dje se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshto­jnë kërkesat e saj të sigurisë. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbullua­r mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon. Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësoh­en në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik. Disa prej këtyre kërkesave, si garancitë për mos anëtarësim, janë të papranuesh­me për NATO-n. Qëndrimet e kundërta kanë bërë që shumë të frikësohen se po shkohet drejt një lufte. Duke folur sot me ligjvenësi­t rusë, Ministri i Jashtëm Serrgei Lavrov tha se nëse Perëdnimi vazhdon me këtë kurs agresiv, “Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës”. Moska po pret për përgjigjen amerikane, tha ai, “por nuk do të presë pafundësis­ht”. NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detit Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë. Qeveritë perëndimor­e po ashtu po ndihmojnë Ukrainën me armë dhe mjete ushtarake për të forcuar mbrojtjen e saj. Disa raunde takimesh diplomatik­e të nivelit të lartë deri tani nuk kanë sjellë ndonjë përparim. Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidenti­t pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishulli­n ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritj­e separatist­e në rajonin lindor industrial të Ukrainës. Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania