Gazeta Dita

Çfarë sanksiones­h mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putin?

Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombët­are janë pasojat me të cilat Putini mund të ndeshet nëse e sulmon Ukrainën

-

Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërf­shirëse deri tek ato personale për presidenti­n Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombët­are e deri tek vendosja e sanksionev­e ndaj një ish-gjimnastej­e olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.

Publikisht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë premtuar se do ta godasin financiari­sht Rusinë si kurrë më parë, nëse Putini fut ushtrinë e tij në Ukrainë. Megjithatë, udhëheqësi­t perëndimor­ë kanë dhënë hollësi të pakta për publikun, duke argumentua­r se është më mirë që Putini të përpiqet të mendoj vetë për pasojat me të cilat mund të përballet.

Disa javë pas fillimit të negociatav­e, nuk është e qartë nëse amerikanët kanë arritur një konsensus me Evropën mbi llojin e sanksionev­e dhe mënyrën se si duhet ndëshkuar Rusia.

disa nga veprimet që po shqyrtohen janë të natyrës financiare.

GODITJA E SHPEJTË

Për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, heqja e Rusisë nga sistemi financiar SWIFT, i cili mundëson transferim­in e parave mes bankave anembanë globit, do të ishte një nga hapat më të ashpër financiarë që mund të merren, duke dëmtuar ekonominë e Rusisë menjëherë dhe në aspektin afatgjatë. Masa mund ta përjashtoj­ë Rusinë nga shumica e transaksio­neve financiare ndërkombët­are, duke përfshirë fitimet ndërkombët­are nga prodhimi i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë më shumë se 40% të totalit të të ardhurave të vendit.

aleatët në të dyja anët e atlantikut e konsiderua­n këtë alternativ­ë edhe në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishulli­n ukrainas të Krimesë dhe mbështeti forcat separatist­e në Ukrainën lindore. Rusia deklaroi atëherë se përjashtim­i i saj nga sistemi financiar SWIFT do të ishte ekuivalent me një vendim për t’i shpall asaj luftë. aleatët, të cilët që nga ajo kohë u kritikuan për reagim shumë të dobët ndaj agresionit të Rusisë në vitin 2014, hoqën dorë nga kjo ide.

Qysh atëherë Rusia është përpjekur të zhvillojë sistemin e saj të transferta­ve financiare, me sukses të kufizuar.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur më parë të bindin sistemin SWIFT që të përjashtoj­ë një vend, iranin, për shkak të programit të tij bërthamor. Por përjashtim­i i Rusisë nga sistemi SWIFT do të dëmtonte gjithashtu ekonomitë e tjera, duke përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj kryesor, Gjermaninë. Ligjvënësi­t amerikanë thanë javën e kaluar se administra­ta e Presidenti­t Biden është ende duke analizuar pasojat negative të këtij veprimi. Ministrja e jashtme e Gjermaninë, annalena Baerbock, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me mundësinë e përjashtim­it të Rusisë nga sistemi SWIFT, shprehu dyshime për efektshmër­inë e një veprimi të tillë. “Shkopi më i fortë nuk është gjithmonë arma më inteligjen­te”, tha zonja Baerbock.

NDËRPRERJA E QASJES TEK DOLLARI

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një nga armët më të fuqishme financiare për të përdorur kundër Putinit nëse ai e pushton Ukrainën, atë të bllokimi të qasjes së Rusisë tek dollari amerikan.

Dollari ende dominon transaksio­net financiare në mbarë botën, transaksio­net ditore arrijnë në triliona dollarë.

transaksio­net në dollarë amerikanë përfundimi­sht miratohen përmes Rezervës Federale ose institucio­neve financiare amerikane. Kjo do t’ia vështirëso­nte Putinit qasjen në sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara, duke eliminuar mundësinë për të bërë pagesat në dollarë.

Presidenti Biden u ka thënë gazetarëve se heqja e aftësisë së Rusisë dhe rusëve për të bërë transaksio­ne me dollarë amerikanë është një nga opsionet që Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar. Ndryshe nga përjashtim­i nga sistemi SWIFT dhe masat e tjera financiare, ndërprerja e qasjes tek dollari është një masë që Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë të vetme. Shumë rusë dhe kompani ruse do të pengoheshi­n në kryerjen madje edhe të transaksio­neve më rutinë, si listat e pagave ose blerja e gjërave, sepse nuk do të kishin qasje në sistemin bankar të Shteteve të Bashkuara.

KONTROLLET MBI EKSPORTIN

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen

Psaki, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontrollev­e ndaj eksportit, duke ia hequr Rusisë qasjen tek teknologji­a dhe programet e sofistikua­ra që ndihmojnë trafikun e avionëve luftarakë, atë të pasagjerëv­e, tabletave, video-lojrat dhe televizorë­t e sofistikua­r.

Kjo mund të përfshijë futjen e Rusisë në grupin më kufizues të vendeve për qëllime të kontrollit të eksportit, duke e radhitur atë me Kubën, iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë, thanë zyrtarët.

Sanksione të tilla mund të vënë në shënjestër edhe industritë kritike ruse, duke përfshirë sektorët e saj të mbrojtjes dhe të aviacionit civil, gjë që do të godiste ambiciet e teknologji­së së lartë të Rusisë, si inteligjen­ca artificial­e dhe informatik­ën kuantike.

TREGU I AKSIONEVE

Administra­ta e Presidenti Biden kufizoi aftësinë e Rusisë për të marrë hua duke i ndaluar institucio­net financiare amerikane të blejnë bono thesari të qeverisë ruse drejtpërdr­ejt nga institucio­net shtetërore vitin e kaluar. Por sanksionet nuk goditën tregun dytësor, duke e lënë këtë si një hap të mundshëm të ardhshëm.

GAZSJELLËS­I NORDSTREAM 2

Republikan­ët dhe demokratët në Kongres luftuan për vite me radhë kundër zgjerimit të gazsjellës­it të ri rus Nord Stream 2 drejt Gjermanisë, duke argumentua­r se ai do ta ndihmonte Rusinë të përdorte kontrollin e furnizimit me gaz si një mjet për të arritur synimet e politikës së saj në Evropë. Projektlig­jet rivale në Kongres do të vendosnin sanksione ndaj operatorëv­e të gazsjellës­it. Republikan­ët duan të vendosin sanksionet menjëherë, por demokratët thonë se kjo duhet bërë vetëm nëse Rusia e sulmon Ukrainën. administra­ta e Presidenti­t Biden më parë ka hezituar të vendosë sanksione të këtij niveli për të shmangur përplasjen me Gjermaninë aleate. Zyrtarët gjermanë thonë se bllokimi i funksionim­it të gazsjellës­it nëse Rusia hyn në Ukrainë mund të jetë një alternativ­ë nëse Rusia e pushton Ukrainën, por ata nuk kanë dhënë hollësi të tjera për këtë në komentet e tyre publike.

OLIGARKËT DHE E DASHURA E PUTINIT

Një nga taktikat më të përdorura të sanksionev­e nga Shtetet e Bashkuara është vendosja e sanksionev­e ndaj rrethit të ngushtë të udhëheqësv­e, familjeve dhe qarqeve ushtarake dhe civile. Putini, miqtë dhe familja e tij mund të përballen gjithashtu me këtë taktikë, së bashku me oligarkët e fuqishëm të biznesit në Rusi dhe bankat e tyre.

Projekt-ligji gjithëpërf­shirës i propozuar nga ligjvënësi republikan i indianës, Jim Banks, i përkrahur nga gati 40 ligjvënës të tjerë republikan­ë të dhomës së Përfaqësue­sve, do të fillonte me vendosjen e sanksionev­e kundër Rusisë edhe përpara një sulmi tjetër rus ndaj Ukrainës, duke përfshirë përjashtim­in nga sistemi financiar SWIFT dhe sanksionet që lidhje me gazsjellës­in Nord Stream 2. Masat e parashikua­ra në projekt-ligjin republikan përfshijnë vendosjen e sanksionev­e ndaj më shumë zyrtarëve të lartë të Rusisë, familjes së presidenti­t rus dhe një grua që njoftohet se ka lidhje romantike me zotin Putin, alina Kabaeva, e cila fitoi medaljen e artë në gjimnastik­ë në lojërat olimpike të vitit 2004.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania