Gazeta Dita

Në Premier League janë të “çmendur” për Brojën, vjen oferta 40 milionë euro

-

Armando Broja është 20 vjeç dhe ka vetëm 6 muaj që luan në Premier

League, por kaq ka mjaftuar që të gjithë në elitën e futbollit anglez të hedhin sytë nga supertalen­ti shqiptar.

Pas Southampto­n, klub në të cilin shqiptari është i huazuar nga Chelsea, West Ham, Arsenal, tashmë janë sheikët e Newcastle që janë interesuar për gjigantin nga Malësia e Madhe. TuttoMerca­toWeb raporton se në zyrat e Chelsea-t është gati të mbërrijë një ofertë 30 milionë euro, plus bonuset, nga Southampto­n, ndërsa një tjetër ka arritur nga sheikët e Newcastle, me vlerë rreth 40 milionë euro.

Me paraqitjet e bëra, Broja i ka magjepsur të gjithë, duke dëshmuar se është një lojtar me shumë cilësi, i gatshëm për të shpikur gola nga hiçi, apo për të shërbyer për shokët e skuadrës në çdo lloj momenti.

Topi tani kalon tek Chelsea, që duhet të vendosë për fatin e Brojës. Blutë e Londrës i rinovuan kontratën sulmuesit në verë, duke nënshkruar për pesë sezone, por me afrimin e Romelu Lukakut e huazuan tek Southamton deri në fund të sezonit për t’i dhënë më shumë minuta. Trajneri Thomas Thuchel pak ditë më parë u shpreh: “Broja është lojtar i yni”, duke treguar se e ka në konsiderat­ë paraqitjen e Brojës dhe do të jetë pikërisht ai i cili do të thotë fjalën e fundit nëse do e lërë Brojën që të transferoh­et përfundimi­sht tek “Shenjtorët”.

Palët janë në diskutime e sipër, megjithatë duket se “Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lojtarin që në këtë merkato. Pas përfundimi­t të huazimit në verë, ai do të kthehet në klubin ku është rritur si futbollist dhe aty pritet të vendoset e ardhmja e Armando Brojës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania